SMS në DITA
Në 0689073730
Them me përgjegjësi të plotë se taksitë e Tiranës po i falimenton informaliteti. Sa herë i telefonojmë Policisë Rrugore me numrin e vënë në dispozicion të qëtetarëve për ankesat që kanë, nuk na përgjigjen. Lekët e taksapaguesve shqiptarë harram i paçin çdo polic qarkullimi. Kur i themi: “I shikoni këta që janë ngjitur me taksitë me dyer të hapura? Punojnë taksi, na marrin punën tonë.” Na përgjigjen se edhe ata duan të hanë. I kërkoj këtij shteti të vëjë dorë, të ndihmojë biznesin e taksive. I kërkoj Ministrit të Brendshëm, zotit Saimir Tahiri të vërë dorë sa nuk është vonë, se dhe ne do të organizohemi në protesta të fuqishme për të drejtat tona të cënuara nga informaliteti. I kërkojmë kryeministrit të mbajë fjalën për premtimet e dhëna gjatë fushatës, që do të ndihmojë biznesin nga taksitë e paligjshme. Taksi të komunave që punojnë në Tiranë në pritje që të futet në eficensë Policia Rrugore, të bëjë punën e saj, të marrë ankesat nga taksixhitë dhe të marrë fund ky fenomen në rritje marramendëse. Në pritje nga institucionet e këtij digasteri që është përgjegjës për problemin tonë. Pëllumb Meçaj, Tiranë.

Shume i drejte konstatimi i Pellumbit. Nuk mund te fitojne njelloj ai qe paguan taksa dhe ai qe vjedh. Ai qe vjedh e ka vendin gjetke.