TIRANË dhe RRETHE – Taktika e re e Partisë Demokratike për të fituar zgjedhjet e vitit 2034 është të duartrokasë si fitore të sajën largimin e çdo socialisti, në çfarëdo drejtimi.
Siç mësojnë burime që po s’rrodhën, do pikojnë, pikërisht partia që pajisi me pasaportë diplomatike çdo bandit në gjendje të lirë, që nxori nga burgu çdo kriminel të dënuar dhe që, në përgjithësi, i anulloi burgjet dhe repartet ushtarake si institucione kur ia desh puna, ka vendosur në një mbledhje të fshehtë në kafenenë e selisë, që çdo largim nga posti tek partia kundërshtare ta vulosë si triumf të vetin.
Kuptohet që mbledhja e fshehtë është regjistruar tinëzisht me celular nga secili prej të pranishmëve, dhe në fund të gjithë porositën njëri-tjetrin që për çfarë u tha aty, të mos dalë as gjysmë llafi.
Pas dorëheqjes së një ministri, kryetari i partisë, Lulian Brilantina deklaroi para thelbit të bërthamës së PD-së, që siç dihet, ndodhet në Manzë të Durrësit pas zhvendosjes nga Mamurrsi, se largimi i ministrit ishte meritë e tij personale. Dhe e Salianjit. Jo, prit pak, jo se ky i bëri punët çorap me editimin e videos së Babales. Po, ishte meritë e Alibeajt, që si nip kryekrimineli që ka shfarosur fshatarët e Myzeqesë gjatë luftës, beson se një ministër duhet të japë llogari për bëmat e të afërmve të tij.
Një episod më vete, mësojnë Gojët e Liga, ishte fjalimi triumfal i Brilantinës pas shkarkimit nga detyra të kreut socialist të degës së Bilishtit.
“Ja sesi katandisen pasardhësit e këlyshëve të kuq, nipat e sekretarëve të PPSh-së,” nisi të flasë Brilantina teksa dikush i shkeli këmbën me marifet dhe i pëshpëriti, “kujdes me sekretarët e partisë… doktori”.
“Desha të them, jo ish sekretarët e ndershëm të asaj partie, por atyre të përlyer…”, korrigjoi kryetari.
Në vijim, Luliani deklaroi se të gjithë zyrtarët e mazhorancës do ta pësojnë si kreu i degës së PS-së Cërrik, që po ashtu u shkarkua me turp.
Pak më vonë, Brilantinën e informuan se një socialist nga Përmeti, furrxhiu Harallamb Pitja ishte parë duke kaluar pikën kufitare te Tre Urat, për të vizituar djemtë në Selanik.
“Ja sesi po zhduken jashtë shtetit eksponentët e krimit, po ikin nga sytë këmbët për shkak të atyre që kanë gatuar…”, rifilloi denoncimin Brilantina…
Shënim: Gojët e Liga është një rubrikë satirike edicionet e së cilës, për fat të keq, nuk kanë larguar askënd jashtë shtetit

Brilante! Kjo eshte publicistike! Mjere ai/ajo qe futet ne “gojen mjeshterore te LIGE”!
Gazte enveriste sadisye ptu rrace e ndyre .vetem shpif te njejten gje ben edhe per ate liste pacavure te financimeve greke.po do ja dalin eshte hedhur ne gjyq kjo legen gazte dhe do tja kripin mire
Linda, shume dakord do isha me ty po te kuptoja cfare ke shkrujt. Meso shkrim e kendim, he xhan
linda, si i ke birat, Tirana, Korça, biren tende?!
po vertet zgjedhjet e vitit 2034 do ti fitoje pd-ja por vetem me nje ndryshim se ne ato zgjedhje nuk dote marin pjese as monstra e gramshit Elmaz hamuti qe eshte modeli i partise demokratike per kryetar dege, as Himleri i Pd-se apo Strazua me patllake, as Geringu i pd-se apo Muli gangsteri, as nafije baxhella me sharebajgat e leshit dhise apo me naziskinet e Mamurrasit , as Alibeaj , as klevis kerrici, as Kejdi dhembcakkalljaas floida kerpacja , apo surratufoja, pra e gjithe kjo shpure do jete zhdukur nga skena politike dhe pastaj hallall, se mund te vijne ne pushtet pa shpifje,,,,,
Pritni zgjedhjet,Pergat ituni per zgjedhje te lira e te ndershme,jo sic e keni tradite,me vrasje,para e vjedhje votash.Sovrani ju ka paralajmeruar ne zgjedhjet e kaluara,tash mund ta merrni “vendin e merituar”-qoshen e qetesise-rehatise,jashte nga skena politike,keshtu si po veproni,genjeni e sajoni, nuk ju prit fat me i mire.
mblidhuni te brohorasim njezeri-“Rrote pd dhe lul brilantina”,”rrote cjapi i dolivicit”
Mut Rama mut luli.duhet alternative e re popull