Taktikat e Doktorit

Dita

Më në fund doktori po ndryshon taktikë. Pasi u mund keq në dy ndeshje dhe dështoi për ta bërë “popullin” për vete me kënde lodrash e të tjera, kaloi në mbrojtje. Foli Basha në Mirditë për mbrojtjen e kutive ne 2017. “Do t’i ruajme kutite si nuk i ka ruajtur kush deri më sot”. Para pak ditesh betohesh se populli nuk duron më asnjë ditë pa zgjedhje emergjente. Mirëpo kaluan ditë e ky i fundit sikur nuk ja vari torbën. Kjo solli edhe tërheqjen “strategjike”. E thënë popullorçe, “Kërceu nga belaja”. Duket se qytetarët nuk kanë “etjen” e tij për ta ulur ne kolltukun e deshiruar. PD-ja, si është katandisur as nuk e vlen të quhet e tillë. Mos te flasim pastaj për aleatët që turpërohesh kur i zë në gojë. Prandaj u detyruan të përgatiten per “mbrojtjen e madhe” të votës në zgjedhjet e ardhshme. Berisha asnjë herë nuk ka qenë “i dashuri” i shqiptarëve e këtë e ka treguar mizorisht shumë herë. E pranoj që marrëzitë që thotë tërheqin vëmendje, por mjerë kush i beson. Fatmirësisht në Shqipëri ky numër është i papërfillshëm. Për këtë jam i sigurtë ama nuk ve dorën në zjarr për miqtë e huaj. Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *