Talenti shqiptar që pushtoi Rusinë!

J L

Një tjetër talent shqiptar duket se po përgatitet të pushtojë skenën botërore.

Inis Neziri ka triumfuar në skenën ruse, ku ka konkurruar në ”New Wave”.

Ajo i bëri të gjithë për vete me zërin e talentin e saj dhe i mundi të gjithë garuesit, duke u shpallur fituese e festivalit, me plot 281 pikë!

E para që e mbështeti Inisin ishte këngëtarja Aurela Gaçe, e cila publikoi një video të sajën në Instagram ende pa fituar çmimin e parë.

“Po ndodh. Kjo vajzë super talent po përfaqëson Shqipërinë në Rusi. Mbrëmë ka marrë pikët maksimale nga e gjithë juria…në datë 29 është finalja. Më vjen keq që askush nuk flet. Shpresoj që media të shkruajë për këtë vajzë talent që po punon kaq fort por pa mbështetjen e medias, askush nuk informohet. Uroj që media të shkruajë diçka edhe për të rinj si Inisi që pa skandale, por vetëm me punë, po prekin ëndrrat. Duke treguar se çfarë bën Inisi, mund t’i japim forcë një të reje tjetër që të mos dorëzohet kurrë. Krenare për ty Inis”, shkruante Aurela në postim.

Talenti i saj është vlerësuar më parë edhe nga Ardit Gjebrea. Ajo është bërë e njohur nga pjesëmarrja e saj në talent-shown për fëmijë ”Gjeniu i Vogël” ku fitoi çmimin e parë.

Më pas Neziri ka marrë pjesë në kompeticione të ndryshme si në Rumani në festivalin ”Golden Stage” ku gjithashtu fitoi çmimin e parë.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Ne shqiptaret,andej e kendej Drini, nese botes dhe tregut nderkombetar,nuk mund t’i ofrojme prodhime te vecanta industriale,sepse na mungon zhvillimi I indust rise se r ende,amadje edhe asaj te lehte.Nuk mund t’i ofrojme botes nivele ekonomike e makro projekte.Botes aktualisht po I ofrojme ne gjitha nivelet ar tistike,festevale muzikure e flimike talente dhe vlera te perkryera artistike,kengetar kulmor qe po marrin majat e triufit artistic, Poashtu botes aktualisht po I ofrojme supertalent fudbolli,Fundbollist te vecante dhe me shkathtesi e aftesi loje te paarritshme deri sot,Poahtu me sportin e boksit e sidomos te karates qe kemi mberritur te resekt ohem edhe nga ata qe me pak kane simpati,per te mos thene kane urrejtjen ortodokse ndaj nesh si kombe. Pra ne shqiptyaret andej e kendej Drioni, jemi per tregun nderkombetar vetem me aftesi-talente sportive,muzikore,arti dhe mendjes se ndritur, dijes dhe shkences..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *