Letër e nënshkruar,
Vasil Puci
Pak kush e di se në Turqi është bërë një debat i ndezur për përplasjen e qytetërimeve. E udhëhiqte ish-kryeministri Davutoglu. Ideja që përçohej ishte se osmanët e turqit nuk ishin pushtues, por kulturësjellës të qytetërimeve. Lexoni ju lutem historinë e Turqisë në librin prej 400 faqesh dhe do ta gjeni gjysmë faqe për luftën e shqiptarëve kundër turqve. Skënderbeu nuk përmendet fare.
Kanë dalë më parë leshterikë historianë si Shmidi zvicerian e tani Talha Ugurhuel që na tregojnë përralla te heroi ynë kombëtar në Lezhë mbi varrin e tij. Po s’e di Talhai, të lexojë Kristo Frashërin. Ky Talhai që do të bëhet bimbash është turk i ri me mentalitet të vjetër racist e kolonizator historie. Të tillë monstra na kanë ardhur sa nga Turqia e sa nga Greqia. Talhai është i fundit. Greqia do të ngjallë Shën Kozmanë e Talhai do të vdesë Skënderbeun. Kur më 1880 udhëtari anglez e pyet fshatarin se keni 400 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, ai u përgjigj:- Po Skënderbeu s’ka vdekur. – Po ku është?- pyeti anglezi. – Në male, në rudina. – Po pse s’vjen t’u çlirojë?- vazhdon anglezi. – Or mik, po ai nuk vjen kur do ti,- përfundoi malësori.
