Tallej me COVID – 19, humbet jetën lideri i Tanzanisë

Rovena Cerka

Presidenti i Tanzanisë, John Pombe Magufuli, ka humbur jetën në moshën 61-vjeçare, njoftoi qeveria e vendit.

Duke njoftuar vdekjen e tij në një adresë drejtpërdrejt në televizion, nënpresidenti, Samia Suluhu Hassan tha se Magufuli kishte vdekur nga një sulm në zemër.

Që prej shfaqes së pandemisë, Magufuli e nënvlerësonte atë duke mos besuar në pasojat fatale.

ai është tallur shpesh  me testet covid , duke thënë se kishte dërguar fshehurazi mostra të deleve dhe se ato dolën pozitive.

Tanzania kishte ndaluar së përditësuari numrin e njerëzve të infektuar dhe të vdekur për shkak të COVID-19.

Shifrat e fundit të coronavirusit të vendit u dhanë në maj të vitit të kaluar. Në atë kohë, 509 njerëz u konfirmuan se ishin infektuar me virus dhe 29 kishin vdekur.

Share This Article
1 Comment
  • “kishte vdekur nga një sulm në zemër”
    mos e ka pasur të ndaluar me cof aaa??
    po të kishte vdekur nga korona,atëherë po që mund të thuhej e gjeti andej nga nuk e besoi!!
    nga zëmra mund të kishte vdekur dhe nëse besonte se korona është reale!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *