Tundimit për të dalë në kopertinën e “Playbay” nuk i ka shpëtuar as Tamara Ecclestone. Vajza e bosit të Formulës 1, Bernie Ecclestone, ka pozuar në këtë foto me të pasmet krejtësisht të zbuluara. Mendohet se kjo do të jetë një nga imazhet më “konservatore” të revistës për të rritur interesin, pasi modelja në fotot e tjera ka pozuar krejtësisht nudo. Siç dihet, revista më e famshme për te rritur, është pronë e manjatit tashmë 86-vjeçar, Hugh Hefner, i cili pak kohë më parë është martuar me një nga “lepurushet” e tij, 60 vjet më e re se ai.
