Artan Hoxha e fillonte kështu dje një shkrim te gazeta Panorama:
“Menjëherë pas suksesit në Lazarat, Edi Rama, në mbledhjen e Grupit Kuvendor rilindës tha se “…Saimir Tahiri meriton jo vetëm falënderimin tonë me gjithë zemër…, por meriton… edhe ndjesën e heshtur të kujtdo deputeti që ndaj tij nuk e ka bërë si duhet detyrën elementare të deputetit, e cila… është mbështetja pa kushte dhe as rezervë e çdo ministri që kryen me përkushtim detyrën”
Të gjorët deputetë rilindës! Më kujtuan tifozët e dikurshëm të Flamurtarit që, pasi e shanë e s’lanë gjë pa thënë për një prej lojtarëve me llagapin “Kompetenti” për lojën e dobët, kur ky në një çast bëri gol, bërtitën njëzëri “Kompetenti të na falë, (siç të shamë)… jemi vetë!”
Pika mbi “i”!
Në fakt, në vështrimin vertikal që po i hidhja shkrimit, vëmendjen ma tërhoqi përmendja e Flamurtarit në këtë zakon-nisje të shkrimeve tërkuzë të Hoxhës. Sinqerisht, gjithmonë shkrimet e tij të stërzgjatura dhe me shumë kapituj më janë dukur si tema diplome plagjiature që recenti as që denjon t’i lexojë, se e di përmbajtjen.
Po, meqë jam vlonjat dhe ish-futbollist, më tërhoqi emri Flamurtar dhe mbeta i çuditur nga konteksti. Që i vogël kam qenë i lidhur shpirtërisht me Flamurtarin dhe më duhet të të them, edhe në emër të gjithë miqve të mi vlonjat, se këtë historinë tuaj me “kompetentin” nuk e kemi as parë e as dëgjuar.
Le pastaj atë punën “…jemi vetë”. Eh mor Tan… Nejse.
Në fakt, unë dyshoj shumë, z.Hoxha, që ju njihni personalisht ndonjë vlonjat. Se po të njihnit, atë barsaletën me “kompetent” do ta kapërdije përbrenda pa i dhënë zë kujtdo që ju ka vënë në lojë. Se, si çun olimpiadash që jeni, do ta klasifikonit menjëherë si të pabesueshme.
Meqë jemi tek ai që ju ka vënë në lojë, ai po që me siguri duhet të jetë vlonjat që nuk ju ka mik. Se një vlonjat nuk do mund të bëhej mik me një si ju. Në fakt, dyshoj që të keni ndonjë mik në kuptimin shqiptar të fjalës, po kjo nuk ka rëndësi. Është thjesht opinioni im.
Po, le t’i rikthehemi historisë me “kompetent”… Ah! M’u kujtua. Po vrisja mendjen se pse e kisha shumë të dëgjuar këtë fjalë… Po, u kujtova: është “kompetenti i Sudes”. Hë mo, ju kujtohet? E mori e mira, se e kishim harruar! Po ja, ta kujton Tani, meqë i përket serës së arkitektëve të Sudes. Ç’bëni kështu Tan, paskeni ngatërruar hallexhinjtë e Sudes me tifozët e Flamurtarit.
Jeni absolutisht jashtë kurbës “N-Distribution”. Gabim i madh për një olimpiadist si ju!
Në fakt, jo vetëm Sudja ma kujtoi “kompetentin”. E kam menduar vazhdimisht këtë nofkë për ju, sa herë ju kam parë ekraneve (se shkrimet tuaja me shumë kapituj nuk kam mbërritur t’i lexoj kurrë; ndjesë për mungesën e vullnetit).
Po, po, ju jeni “Kompetenti”, ai që i di të gjitha!
Me detaje madje, me kapituj e nën kapituj. Kjo besoj ju pëlqen, se duhet të jeni dhe vetë i dashuruar me të qenit “Kompetent”. Ndaj, bëni gjithçka për ta mbajtur gjallë. Ndaj, ju pëlqen të merrni penën e të vini pikat mbi të gjitha “i”-të, kudo ku ato janë.
Kompetent! Ha, sa po më pëlqen kjo fjalë!
Statusi i vendit kandidat dhe Kompetenti!
Në fakt, ju nuk jeni kompetent çfarëdo.
Jo, ju jeni Kompetent me status: “Competent in black”, madje “Black Competent”.
Sepse “analiza” juaj e zezë gjithmonë synon të ngrijë çdo tentativë për buzëqeshje të këtij vendi buzëplasur. Atë bëtë edhe dje pas buzëqeshjes së lodhur të marrjes së Statusit.
Nxitove ta ngrije: “Mos u gëzoni, o njerëz! Nuk është ashtu si ju thonë! Kompetenti i të vërtetës jam unë!”
Tani po ta tregoj unë se me kë më ngjasoni ju, “i gjori Tan Kompetenti”.
Më ngjasoni shumë me një gazetar sportiv italian, që urrejtja për Marcello Lippi-n i errësonte sytë aq shumë, sa edhe kur ai u kthye me Kupën e Botës dhe gjithë Italia ishte në dëlir e festë, bëri një shkrim të gjatë te “La Gazzeta dello Sport”, ku “analizonte” që, vërtetë Lippi çoi Kupën e Botës në Itali, por ama statistikat e ndeshjeve në përqindje të mbajtjes së topit, korne, pasime, etj., ishin më të dobëtat që kombëtarja italiane kishte treguar ndonjëherë në botëror.
Po ju jeni brenda vetes. Një Kompetent i vërtetë këtë bën tek e fundit.
Ej, Tani! Mjaft me Kompetentin a derëbardhë (këtë po, që e thonë vlonjatët)! Të paktën në këtë rast!
Gëzohu, mor burrë! Tek e fundit, je shqiptar edhe ti! Apo jo?!

Te lumte dora ilir.
nuk e di se cfare ka dashur te thote ky zoti meta ne kete shkruim po duket si nisja e nje pikture..pastaj e lene ne mes pasi ke pire ndonje koka kola e je freskuar e ke harruar se cke pikturuar me siper e po ja fut kot..se pare,,meqe qenke vlonjat spaske jetuar ne vlore..ate historine e kompetentit…kompetenti te na fale, m…q…jemi vete..eshte pikerisht keshtu si e ka shkruar tan hoxha(le te dale ndonje vlonjat e te thote qe seshte keshtu)..behet fjale per kompetentin e viteve 86′..meqe duhet te kesh akses ne videotekat e TVSH..shiko pak ato te rubrikave sp[ortive..sado jane te fshira dicka mund te kete shpetuar..plus pyet nga ata lloj vlonjatesh qe kane qene ne stadium kur luajti vlora me barcen..u zgjata kaq shume ketu se dhe ti zoti meta u zgjate shume ne kete qe ti e quan shkrim apo reagim..pastaj se cna dole me suden etj..shkurt te gjitha pjeset i kishe te shkeputura nga nj tj e per rjedhoje shkrimi jot ska kuptim..sa per ilustrim..meqe bie fjala per zotin tan hoxha..e ke degjuar mishel platinine kur i kerkuan opinione per messin dhe maradonen?..po tha,messi eshte lojtari me i mire ne qarkullim..virtuoz etj etj etj..ka bere keshtu e ashtu..por…tha..ate qe messi bente me topin maradona e bente me kokra portokalle..keshtu dhe puna jpte..ate qe tan hoxha ka bere per gazetarine shqiptare..duke futur kurajon..vertetesine..profesionalizmin..ti ske per ta bere kurre..sado ere modernizem te bien shkrimet e tua..keshtu qe ke nevoje te rritesh e te piqesh..
Ilir metaj je perfundimish i madh 🙂
Ky artan hoxha esht thjesht nje pordhac. Asgje me shum. Ja ke qendis bukur shoku. Hallall.
shume burkur me ironi dhe shpulla. I meriton avokati i Sudes. Na e shpifi tv sa here nxjer surratin.Bravo Metaj.
PREFEKT PER NJE M….. ANALIST SI TAN KOPETENTI
Ja dergova nje koment ketij Tanos tek gazeta e djeshme Panorama, por nuk m’a shfaqen . Ata te Panorames kujtojne se pervec gzetes se tyre nuk ekzison gazete tjeter se ku mesohen lajmet, dhe ku mund te botohen komentet. Komenti im ishte ky:
– O Tano Karridi ! Mos e kruaj shume me vlonjatet se t’a shqyejne rrjeten…!!!
shume interesant si shkrim..
Vlonjatet kur duan te te godasin me lezet perdorin shprehjen o derezi,dhe tano”karidi” e kupton vete sensin e shprehjes.
Zoti Meta! po habitem se si ke nerva e lexon shkrime te nje manekini te tille.Po nejse Ty te falenderojme se po i ben nje pikture te rratheve te truve te ketij “Hoxhes”Me maskara njeri sbesoj se do te kete tjeter ne shqiperi.Cfare si beri Salihu ketij njeriu dhe perseri leh si qen.E demaskoi edhe sefundi si spiun e perseri na flet per moral.Nuk e di por do pyetur per kete njeri se eshte mashkull apo?????Ka ko..e ky njeri? Nuk e besoj!! Per shkrimin te falenderoj!
Nje bravo te madhe per autorin qe me humor dhe ironi tregon kush asht ne te vertete tan zagari(shprehje tipike vlonjate per tipa si ky laro) por une do ti meshoja ne te vertete asaj qe me shume zhentilese Iliri thote se po te njihje ndonje vlonjt nuk do shkruaje si laro se ka edhe nje me fal………… ste pashe edhe njehere respecte per shrimin dhe autorin vlonjt
Një gazetar tipik i species gjarpër. Gjakftohtë, pa ndjesinë e turpit dhe te nderit,tepër i vlefshëm për stanin e specieve saliste? Më shkakton neveri me mënyrën megallomanike e kompetente të të folurit. Shkurt,është neveria vetë! Autori i shkrimit ka hyrë me mjeshtëri në këtë fole gjarpëri por nuk ka treguar si vritet ky gjarpër!? Sali i vogël i pështirë me emrin artan? Ka një bravo të madhe ai qe gjen ndryshimin e “hoxhës” me salinë!? Por, unë them se nuk ekziston!?
Tan Hoxha eshte analist gjize, qe per interesat e veta eshte gati te kaloje Hitlerin per me shenjt se Nene Tereza, po ky shkrim eshte shume i dobet, dhe vetem me mllef.
Edhe sa per ate punen e barcoletes me kompetent, une jam half vlonjat, dhe kete e kisha degjuar, biles shume kohe me pare, per Vasil Rucin…
Ore po si ska turp ky Tan Hoxha,ore legen ke surrate ti prape te dalesh ne skene.Cfare morali ke je i akuzuar publikisht si bp i sigurimit bemat e tua dihen nje njeri qe shkel nderin e tij te familjes dinjiten bene moral..ty te poshtroi Berisha flete prape annalist leshi …
Do bej nje nderhyrje te shpejte, duke besuar se autori s’do e marre personalish e nuk do ndihet i fyer. Faleminderit prej z. Meta, paraprakisht. Ne median shqip shpesh dilet me Editoriale te cilet tregoje nivelin e ulet te arsyetimit e menyres si operon e mendon Shoqeria jone. Kjo vihet re jo vetem ne qemtime Fejcbuku por dhe debat-mbi-debatin e thash-e-them mbi thashethemin. Koha gjate nje dite e vete jeta njerezore jane te kufizuara, duke u marre me personin harrojme faktin; duke analizuar fjalet e tij nenvleftesojme gjestin; ne fund…kur harrojme te merremi me te rendesishmen [thuaj – abuzimet, vjedhjet, shperdorimit e fondeve publike, korrupsionin etj] na ngelen ne dore fjale e vetem fjale.
Fjale, qe nga pala fajtore perdoren per diversion me akuza e kunder-akuza te cuara ne ekstremitete banale, ndersa akuzuesit “hutohen” e te turbulluar vazhdojne me sekondaren, terciaren e perfundojne tek …asgjeja. Njeri flet per Kol. Tompson, tjetri merren me personin qe foli per kolonelin fund-e-krue; rradha dhe integriteti ne debate publike kerkon ti referohesh 1-2 here atij artikulli e vetem ne fakte [jo person/ seks/ origjine etj] duke dhene argumentet e tua pse tjetri eshte gabim, nese kjo ceshtje ka aq rendesi per ty.
Ketu kemi (1) nje Lajm. Pastaj del se (2) “Tani” komentoi kete lajm. z. Meta (3) komenton “ Tanin” e cfare tha “Tani” per lajmin. Ve re, ne titull/ konceptualitet kemi nje “familjarizim falls” qe e ka lene Median tone ne keto nivele. “Tanin” askush nga ne nuk e njeh as e ka mik, pervec artikujsh e dalje ne TV, cfare thote ai nuk eshte Lajm mbare-Shqiptar. Me ato qe dime s’del se ka vend per suprize. Z. Hoxha e ka deklaruar perkatesine e tij me kohe; nuk e pelqen kete Qeveri; e ky s’eshte fund i botes e as meriton nje minute humbje kohe. Por kete po bejme. Duke qene kunder-qeverise, normalisht a me partizanllek [ qofte me dhelperi si mund ta shohin disa] z. Hoxha eshte ne te drejte te tij. Si kerkojme llogari, as nuk kemi pse t’ja bejme per t’madhe. Ai s’eshte i votuar nga askush e s’paguhet nga Fondet Publike [komune/ parlament/qeveri / drejtsi etj] pra ka te drejten te thote ate qe mendon e do. Pra pse ndodh kjo?
***
Sepse ne e personalizojme gjithshka. Emisionet ne TV tona shkojne 1-2-3 ore, ku lideri e politikanet flasin ne cdo fushe; per ate qe i paguajme askush nuk ndalet 100 x ne pyetje te thata; Si eshte kjo ceshtje? Ku shkuan keto fonde?! S’nuk luhet nga aty derisa te marresh pergjigje e te zbulosh faktet! “Analistet/ gazetaret” tane, jane te lumtur se Politika i begenis, kur duhet qe politika te dridhet nga ata. Pashe para ca kohesh ne Youtube nje “bisede me z. Berisha” Pervecse se jepte teorite e tij nga Rusia ne Irak, nuk e ulte dot kush me kembe ne toke ne nje pyetje te vetme “Borxhin Publik” qe qeveria e tij la pasoja katastrofike duke futur Shqiperine ne borxhe e lahet borxhi per 15-20 vjet te ardhshme.; degjoje… emra-emra-dhe vetem emra.
Debatet behen ne fakte, ne ide, ne projekte e ne arritje; nese “Tani” i ka ulur arritjet e “dikujt” kjo s’ka rendesi fare; bej arritje te tjera, me te mira e me serioze per kohen qe punon. Njerezit do flasin dhe do kundershtojne, ata te mohojne dhe punen e mund te akuzojne; kjo s’do te thote te merresh me c’tha cdo person e te hyjme ne replike. Shqiperia nuk vuan per analiste, ka 500 “ te famshem” e “blendi/adi/koli/tani & co” ne mendimet e tyre, nuk kane si te jete Lajm. Mund ti degjoni e shihni shpesh, por mos genjeni veten se keni aferi me ta. Shqiperia e vogel, eshte mjaft e madhe ne Probleme qe keto “qoka emrash” mos te krijojne nje “vrime te zeze mediatike” ku gjithshka fillon e mbaron tek “fshati-media-Tirane”
Duke u dhene rendesi njerezve qe nuk e kane ate, harrojme fillin/e/fillimin, e perfundojme tek “persona dhe personalitete” Kemi 000 probleme se vend, ku cfare mendon “Tani” e shkruan ai, eshte dicka patetike. Ne gjendjen ku ndodhemi ne, nje menyre operimi e personalizuar si gazetari(ii); sjell qe problemet me vlera t’lihen ne harrese. “Tani” i flet atij grupi, a segmenteve, qe jane ne krahun e tij me kohe; s’ka ndikime ne pjesen tjeter te opinionit publik; se quajme asnjanes e kurre s’ka si te jete gjitheperfshires. Atehere? E leme te shkruaje” e te shprehe ate qe do te thote; te cilat dhe pa replika dhe eko neper media te tjera, s’kane asnjefare vlere.
Nje shkrim editorial i bere per nje “analist” te vetem, eshte dicka qe duhet te rrallohet ne Shtypin tone. Ngelet nje nga format me “dembele te te menduarit” dhe shprehi [konstante] e konfuzionit ne prioritete. Edotorialet duan baze, pune e analiza korrekte; qe fjala te zere vend dhe lexuesit ti kujtohet dicka; qofte 2 vite me pas. Media ka dhe funksion arkive, e megjithe “fluturimet e lajmeve ditore” nese do kete nevoje per nje lidhje, ne te ardhmen, publiku i ri-kthehet artikullit te meparshem. Me respekt per z. Hoxha [te cilin nuk e kam lexuar me teper se 1-2x, dhe s’me intereson fare si analist/a/njeri] e me te njejten konsiderate per z. Meta.
—
Ka nje parim baze te cdo media serioze para botimit te nje editoriali; A eshte kjo ne Interesin Publik? “Tan Kompetenti” (?)
Une mendoj qe Jo.
Duket qe ke shkruar nga pubi o pab. Ik futi nje te lare ne det shoku. Qenke me keq se Tan hoxha.
O Ilir shkrim i goditur si gjithmone shoku.
I nderuar Andi, ate me “pub-e e dogjet nje here” u bete boze mo!! Tani ose rri rehat ose be postimin tend. Falenderimet e perkrahjen tuaj, i keni mundesite ti beni ne postime te vecanta. Ka plot te llojit tuaj me 1linje, nje fjali…”zihu e prituni bashke” s’eshte forumi publik per ofeza personale, se dikush s’na pelqen ne, apo ne nuk pajtohemi me te. Ne ekzistojme pavaresisht njeri-tjetrit, sado e dhimshme mund te te tingelloje ty kjo. [me beso, ne anen tjeter me dhemb dhe Mua! Ne shpirt, dhe 100x me teper se ty. Jo per gje, po ka 15 vjet qe nuk gjindet nje Forum/ bisede e qete/qarte ne SHQIP, me mire ta themi ne kete menyre: Diku ku ti-dhe-njerez qe nuk kane as etike e as mend, si Ti- mos te shqetesohesh nga Une. Kjo “mospasje” na ka sjelle ne kete Dite.
Te te ndjek ty ne komente te uleta – deri ne poshtersi – e’eshte qellimi im. Dhe ti e di fare mire kete. S’ka asnje rresht persa me siper per Ju, zoteri i nderuar. Kur kerkova “mirekuptim” [sepse jemi ne forum publik] e bej per njerezit qe kane kerkesa ne rritje, ambicje e llogjike; qe duan media-ligj-Shqiperi ndryshe; jo muhabete baresh. Pikerisht ndryshe nga ajo qe perfaqeson ti. Si dhe per “Tanin” nuk ka asnje fjale aty! “Tani eshte vec nje Tan” e pervec rigurgjitimit militanto-standart [qe ju rendom beni] e dini fare mire, se une nuk jam ne krahun e Tanit. C’te vret eshte se nuk jam as ne krahun tend…pra rri “tek shoket e tu” Kur e sheh qe dicka eshte pertej konceptualitetit tuaj te te menduarit, kaloi anash. Te degradosh gjithshka eshte pune e lehte. ne nivelin qe jemi nuk ka ku shkon me Keq! Miqesisht ti them keto, sepse menyra juaj e mendimit [jeteses] i sjell problemet nga dora a 3-te qe jemi ketu [koment-i kometuesit te lajmit] tek dora e 5–6-te, fyerje ndaj dikujt qe kerkon te kthehet ne nivelin 1. prandaj tallet Politika me Ju. Dite per dite, per dy dekada. Ju perdhos, ju tall, ju vret dien me diell, ju fut ne borxh per nje gjenerate, e pasi ju vjedh mire e mire…ju le si vendin me te telendisur ne Europe. Shoku – tifozeria e te telendisurit dhe perkrahjen e Militantit e kemi provuar per 70 vjet; s’na dha as Buke. Le me gje tjeter.
Tani, Meta, une dhe ti, nuk jemi lajm…”o shqiptar i mire” PRANDAJ NUK TE KA VLERE FJALa TY, ooo Andi! Zero. Asnje vlere s’te ka. Ne forume te botes pa “Ande” [hej, ka plot kaqole si ti, por dhe hierarki ne Media, zona ku nuk vegjeton mendim i tille!] qofte dhe nje postim i nje anetari te forumit, ka pasur raste qe ka vene qeverine ne Levizje. Andi…thjesht jeni i neveritshemne debilitetin tuaj, por kete e dini dhe vete. Faleminderit.
Per ke Tan flitet SPIUNIN?
Tani dhe po ta gjeje gruan ne krevat me nje militant te pd me nje matematike te thjeshte e nxjerr te pafajshem.