Pothuajse 70 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, vdes në moshën 99-vjeçare nazisti Laszlo Csatary. Favorizoi deportimin e rreth 15.700 hebrejve në kampet e përqendrimit në Aushvic dhe Ukrainë. Ishte midis kriminelëve të luftës më të kërkuar në botë, kapja e tij u bë e mundur vetëm një vit më parë. Që nga ajo periudhë ndodhej në arrest shtëpiak në pritje të procesit kundër tij
Hungarezi Laszlo Csizsik Csatary, i cili konsiderohej si një ndër kriminelët më të mëdhenj nazistë, vdiq të shtunën, në moshën 99-vjeçare, në një spital të Budapestit.
U arrestua nga autoritetet hungareze më 18 korrik të 2012-s dhe mbahej në arrest shtëpiak në pritje të procesit të hapur kundër tij vetëm dy muaj më parë. Csatari akuzohej për bashkëpunim në deportimin dhe torturimin e 15.700 hebrejve në kampet naziste të shfarrosjes në Aushvic dhe Ukrainë nga qyteti Kosice, ku punonte si oficer policie.
I dënuar me vdekje në vitin 1948 në Kosice të Çekosllovakisë së atëhershme, ai u strehua në Kanada, ku jetoi dhe punoi si tregtar arti deri në vitin 1995 kur autoritetet kanadeze zbuluan identitetin e tij. U detyrua të arritsej sërish e këtë radhë drejt Hungarisë. Aty jetoi i pashqetësuar deri në momentin e arrestimit. Gjykata e Kosices i komunikoi në prill të këtij viti konvertimin e vendimit nga “dënim me vdekje” në “burgim të përjetshëm”, meqë dënimi kapital është hequr prej kohësh në këtë vend. Kështu u hap mundësia që Bratislava ta ekstradonte ish-nazistin nga Budapesti.
Laszlo Csatary figuronte në krye të listës së kriminelëve të luftës më të kërkuar në botë nga qendra “Centro Simon Wiesenthal”. “I rrihte rregullisht hebrejtë me një rrip të fortë lëkure, pa asnjë arsye dhe pa ma marrë parasysh moshën, gjininë apo gjendjen shëndetësore të të burgosurve”, shpjegohet në aktakuzën e prokurorisë hungareze. Nga ana e tij, Csatary e ka shpallur gjithnjë të pafajshëm veten: “Kam zbatuar urdhrat dhe nuk e quaj veten fajtor për krimet që më ngarkohen padrejtësisht”.
Por, sipas Laszlo Karsai-t, historian hungarez i Holokaustit, Csatary ishte veçanërisht sadist: “Ka dy dëshmi të oficerëve gjermanë që e ndaluan ndërsa torturonte gratë hebree, të cilat i kishte detyruar të hapnin gropa në dhe me duar të zhveshura. Gjithashtu, Csatary kishte organizuar edhe një biznes privat që konsistonte në mashtrimin dhe torturimin më vete të hebrejve të pasur për t’iu grabitur atyre paratë”. Historiani pohon gjithashtu se i bëri përshtypje kur mësoi pasionin e këtij njeriu brutal për tangon argjentinase.
Efraim Zuroff, drejtuesi i qendrës “Wiesenthal”, konfirmon rolin e organizatës në zbulimin dhe kapjen e kriminelëve përgjegjës të shfarrosjeve masive të hebrejve, e cila gjatë viteve të fundit ka fituar një famë të madhe si gjuetare nazistësh. Sipas vlerësimit të saj, nazistët që nuk dolën asnjëherë para drejtësisë janë me dhjetëra-mijëra, meqë vetëm rreth 6500 të tillë janë procesuar nga gjykatat në Gjermani dhe në vende të tjera.
Me vdekjen e tij, në mënyrë paradoksale ai arriti t’i shpëtojë edhe njëherë drejtësisë, ashtu siç bëri gjatë gjithë jetës. “Vdiq të shtunën në mëngjes në spital, i shtruar atje për shkak të dhimbjeve në bark dhe një pneumonie të rëndë”, theksoi avokati i tij./ D. Gjuzi

Cedo,kta sadista ti lesh te jetojn deri ne 90 tat ne arest shtepie njisoj si ne kamp pushimi se tjeter gje ska takat te gezoj ! Nuk di si te shprehem se urrejtja per kta tipa te ben te shprehesh gjera qe nuk jemi te zot ti bejm por kta vampir te semur esht gjynah te jetojn keshtu mes njerezve paqsor, te shnderuar ne qingja pa i vrar aspak ndergjegja per ckan ber dhe cudi si e paskan len kaq koh ne arest mbas zbulimit dhe nuk e cuan ta rrjepin ……
Jo ekini gabim nuk esht nazisti i fundit ka e te tjer ne bot nje nga ata eshte edhe sali berish
Ku eshte bota dhe ku jemi ne Shqipot? Ata i denojne, bejne drejtesi dhe pas 70 vjetesh ndersa ne “harrojme” per 10 vjet krimet e ububushme te Krimineleve tane, rrenuesit e Kombit dhe Tradhtaret e urryer! Hajde dite e zeze, hajde! O tempora, o mores!