Vargje të nënshkruara,
Kapo Labi
Ditë moj e bardhë si bora
Tani do shohim gallatë
Se si do ta thyejnë qafën ata
Që kane vjedhë paratë.
Prokurorë e gjyqtarë
Komunarë bashkiakë
Drejtorë e pushtetarë
Kush ka vjedhë ka gjyqin hak.
Duhen zhdukur sa më parë
Nga kjo administratë
Gra e burra kusarë
Pa nder e pa edukatë.
Mirë është të vetëlargohen
Shushunjat që pinë gjak
Nga ky popull fukara
Që sa herë flenë pa darkë.
Ti moj Shqipëria ime
S’je më shumë se dy milionë
Një duzinë pseudonime
Gjysma paskan qenë spiunë.
Nuk mbahet kryekusari
Bën akuza për të tjerë
Ai që do të jetë i pari
Për të dalë nga ajo derë.
Pastrimi i këtij Kuvendi
Do filluar nga Saliu
Kriminel i këtij vendi
Këtë politikë e nxiu.
