Detaje të reja se si ndodhi vrasja e efektivit të policisë nga kolegu i tij brenda në komisariatin nr.3. News24 zbardh dëshminë e një prej kolegëve te 25-vjeçarit Ludjan Zaimi.
Dëshmia për AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) u dha nga një efektiv që ishte prezent kur ndodhi ngjarja.
“Kur ndodhi ngjarja unë kam qenë në pjesën e oborrit të komisariatit. Në ato momente Caush Saliasi ishte te shkallët dhe ishte duke dredhur një cigare. I fola Caushit dhe u përshëndetëm me njëri-tjetrin. Në këtë çast Ludjan Zaimi doli nga klasa dhe erdhi pas meje dhe unë e pyes si je dhe pse je i mërzitur? Më tha: Nuk kam asgjë, por hapu dhe shtyhu pak pas. Unë i them pse, por ai ngul këmbë dhe më thotë sërish, shtyhu pas shtyhu. Në atë moment ai nxjerr armën e shërbimit dhe i them çfarë po bën kështu, por ai nuk u kthye dhe u drejtua me armën në dorë drejt Caush Saliasit dhe i thotë këtij të fundit “Tani do të sqarohemi bashkë”. Menjëherë Caush Saliasi u ngrit në këmbë dhe u fut te klasa qe t’i shmangej, por Ludian Zaimi e qëlloi me armën e shërbimit, edhe pse Caushi ra në tokë, Ludiani e qëlloi sërish dhe herë të tjera”, përfundon dëshminë polici me iniciale K.Q.
a.m/dita

Deshmimtar nr. 1 .Prane vrasesit , as gjysem metri , eshte prapa tij kur e shtyn ,nxerr armen dhe ky palaco deshmimtar si polic i stervitur qe eshte nuk ben asnje levizje e veprim t”a shtyje te perleshet se ndoshta do te shpetonte te ndjerin tashme . Pozicioni i ketij deshmimtari ishte sipas deshmise se tij kur thote shtyhu ,teper i favorshem per te nderhyre e shmangur nje krim te tille .Nuk ishte 2 , 3 .m. larg qe te pengonte nje nderhyrje por gati prane njeri tjetrit . Cfare police te stervitur e te kualifikuar kemi !!!!
Mendo te shpetojne jetet tona keta !!
Nuk me interesojne detaje, ndoshta teorikishte ka pasur te drejte ai qe qelloj por praktikishte duhet ta sqaronte me perpara konfliktin pa perdorimin e armes, nuk jemi ne 1997. Ka epror, komandat, me te cilet po te fliste per problemin besoj do merrte nje zgjidhje. Sikur ta shaja une si popull i thjeshte dhe pa arme cfare do bente ky polic do nxirrte pistoleten edhe kunder meje. Do bere nje sondazh psikologjik here pas here per te gjithe policet e armatosur, se per nje te share te japin plumbin.