Tani Facebook… do të na ndjekë edhe pas vdekjes!

Elena Tase
A smartphone user shows the Facebook application on his phone in the central Bosnian town of Zenica, in this photo illustration, May 2, 2013. Facebook Inc's mobile advertising revenue growth gained momentum in the first three months of the year as the social network sold more ads to users on smartphones and tablets, partially offsetting higher spending which weighed on profits. REUTERS/Dado Ruvic (BOSNIA AND HERZEGOVINA - Tags: SOCIETY SCIENCE TECHNOLOGY BUSINESS) - RTXZ81J

Nuk ka asnjë dyshim që prej vitesh Facebook është bërë pjesë e pandarë e jetës sonë, dhe jo vetëm. Tani, rrjeti i famshëm duket se do të na ndjekë edhe pas vdekjes! Një prej përfaqësuesëve të kompanisë, postoi në llogarinë e tij sektorin e ri të platformës. Atë të homazheve për njerëzit që s’janë më.

Opsioni i ri duket se do t’ju japë njerëzve mundësinë për të patur më shumë kontrroll mbi  llogaritë e Facebook-ut të të dashurve të tyre që kanë ndërruar jetë.

Kjo në fakt, nuk është diçka plotësisht e re për kompaninë, e cila që prej 2015-ës të lejonte të kishe kontrroll mbi adresin e dikujt pas vdekjes së tij. Ndryshimi është se tani, ka më shumë opsione rreth kësaj.

E para është ajo e “Homazheve”. Një vend ku miqtë dhe të afërmit mund të ndajnë histori apo të shprehin emocionet e tyre për dikë që ka vdekur.

Sigurisht, këtu do të jenë familjarët ata të cilët kanë përparësi. Mund të editojnë postimet apo të heqin tag-et që duken të papërshtatshme.  Pra, ata do të veprojnë si një tjetër filtër mbrojtës për të ruajtur kujtimin e të ndjerëve.

Përballja e teknologjisë me vdekjen duket goxha e çuditshme dhe e zymtë- aq më tepër kur profilet e Facebook-ut ekzistojnë edhe nëse ti jo më. Gjithsesi, për ata hidhërimin e tyre preferojnë ta shprehin edhe në rrjete sociale, ky hap do të jetë goxha i mirëpritur.

e.t./dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *