Tani kryefjala është 30 Korriku!

Leda Hysa

Pesë Qershori i famshëm,

që kërkonte bota,

mori pa mundim,

afro njëqind vota!

 

E ligjshme na doli,

opozitë e re,

se vetëm urime,

ne dëgjuam dje!

 

Nëse me kujdes,

pikat do lexoni,

se nuk është reformë,

direkt do kuptoni!

 

Vetëm KQZ-ja,

ndryshoi tani,

gjithë pikat e tjera,

janë llafollogji!

 

Po për Pesë Qershorin,

gjithë këmbanat ranë,

meqë gjithë faktorët,

në një mendje janë!

 

Marrëveshja tri palëshe,

nga axhenda iku,

tani kryefjala,

është Tridhjetë Korriku!

 

Në fakt nuk e dimë,

se si do të shkojë,

nëse Kushtetutën,

kjo datë do ndryshojë!

 

Aty opozita,

fatalisht është kapur,

të bëjë me patjetër,

një listë të hapur!

 

Po hilja e Ramës,

duket që nga larg,

çdo t’i hapësh listës,

vetëm në një Qark?!

 

Në rang kombëtar,

listat s’mund t’i kemi,

se kështu vetiu,

ndryshon dhe sistemi!

 

Kështu Rama qejfin,

po ja bën Myslimit,

edhe Pesë Qershorin,

s’ja prek Lulëzimit!

 

Po Luli dhe SHQUPI,

fort do t’i ngrejnë tonet,

se kështu nuk bën,

dot koalicionet!

 

Pa koalicione,

Luli ka mbaruar,

e Rama- i vetëm,

qartë ka fituar!

 

Sa të vijë seanca,

do ketë shumë presione,

se Lulashi ikën,

pa koalicione!

 

Luli tek të huajt,

derë më derë do qajë,

po Rama presionin,

nuk besoj ta hajë!

 

Ai do të shkojë,

në datën Tridhjetë,

sepse hollë-hollë,

asgjë nuk humbet!

 

A.DUKA

 

Share This Article
4 Comments
  • Sot Beno Duckes nga furriku,
    po i rri mendja tek…30 Korriku,
    e as nuk ha e as nuk pi i ngrati,
    se ka hallin te ai Ram shalgjati,
    dhe kur Rama hurin ne byth ta haj,
    me fort se Linda tij, Duka do ta qaj

  • Me fort se Ed Rames ky pushtet,
    po i dhimbset Duk poetit dora vet,
    po pjell nga halli ky Duka i ngrate,
    nga maraku per Ramen shalgjate,
    e kur Rama hurin te verra ta haje,
    me lot e me kuje ky Duka do qaje,
    se shporrja e Rames prej pushtetit
    per Duken eshte si dita e Qametit!

  • Kthimi ne pushtet i ekipit te ngritur mbi gjak e kokalla nga krimineli, hajduti dhe shitesi i detit Sali Berisha do te jete nje fatkeqesi kombetare per shqiptaret!

  • O Arben vllai edhe 500 korrika te kalojne ky vend nuk behet kurre,dhe sa vjen me keq behet,ju ka prishur rrenja ju ka kalbur fare Shqiperise,na aeveris llumi,neper ministrira dashnore dhe burra dashnoresh ajo qe perpara ishte turp sot eshte nder ,sot po bejne gare kush ka nje kurve ne shpi,kush vjedh shtetin eshte i zgjuar,kush vjedh njerezit eshte trim..Tirana mbahet pak po te shohesh rrethet jane sikur i ka rene bomba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *