Vargje të nënshkruara
Ismail Xhaferi
Një hap para drejt Evropes
Më në fund një rreze drite
Na u hoq karton’i kuq
Që na nxirrnin nëpër vite
Na u hoq karton’i kuq
Qe neve s’na kishte hije
Se Saliu asnjëherë
S’bëri detyra shtëpie
Na u hoq karton’i kuq
Qe buzeqeshjet na i ngriu
Sa here populli votonte
Dhe numeronte Saliu
Na u hoq karton’i kuq
Qe gjith’ punet na i trashi
Se fermeret shqipëtarë
U bën’ kultivus hashashi
Europa sot tha OK
Të afrohet Shqipëria
Le të ulërijë Saliu
Se është kjo merit’e tija
Natyrisht që dhe Saliut
Nuk duhet t’i hahet haka
Se reformat i ka kryer
Një hap para dhe dy prapa
Le te çirret xha Saliu
Dhe me kemb’ dhe me dore
Ne tete vite ai ra
Sic ra Spanja ne Botëror
Jemi pak më shumë Evropë
Statusin e kishim hak
Të shpresojme qe xha Saliu
Tash do ulërijë më pak…
