Letër e nënshkruar
Pali Nito
Çfarëdo lloj zgjedhjesh që të bëhen, të parakohshme apo të zakonshme, kjo opozitë do të marrë ndëshkimin e radhës nga sovrani. Dhe a e dini përse? Sepse kjo farë opozite nuk ka kurrfarë kauze dhe alternative veçse alternativën e politikës së rrugës, të protestave recidiviste, të dhunës, të zjarrvënies, të dëmtimit dhe shkatërrimit të pronës publike e të thirrjeve dhe ulërimave si kundër veproi në protestën e 8 Dhjetorit.
Si mundet t’i besohet një opozite si kjo që të vijë në pushtet?! Po 8 vjetët e keqqeverisjes së saj të paprecedentë gjatë të cilave vrau dhe vodhi?! Sa bëma dhe gjëma të tjera duhet të durojë ky popull në kurriz nga Sali Berisha? Të kërkosh zgjedhje të parakohshme është njëlloj sikur të thuash shtjerë edhe njëherë pa të shohësh se humbet dy herë radhazi. Tani mos doni shuplakën e tretë?
