Vendimi i opozitës për të bojkotuar Kuvendin pas konfliktit të radhës që pati Gent Strazimiri nuk është pritur mirë nga demokratët. Ata kërkojnë të jenë më luftarak në çdo front përballë qeverisë. Në faqen e Bashës në Facebook janë të shumtë komentet që kërkojnë një PD aktive në Kuvend. Një prej tyre i shkruan se çfarë pune do bëj tashmë opozita nëse nuk shkon në Kuvend. “Çfarë pune do bëni tani që i ndërpret marrëdhëniet me parlamentin?! S’po kuptojmë fare strategjinë e opozitës dhe rrugët që po ndjek për të kundërshtuar qeverinë. Ju deklaroni se do ndërprisni marrëdhënien me parlamentin, po cila është puna që do bëjnë deputetët tuaj, si do ta bëni opozitën, si do jepni alternativën, si do kundërshtoni projektligjet, nismat e qeverisë. Pse u lodhët kaq shpejt nga opozita? Ne që s’e gjejmë veten te kjo qeveri nuk kemi pse të jemi peng i paaftësisë suaj. Mendoni të dilni nga ky batak se nuk po na dëmtoni vetëm ne si demokrat por gjithë vendin”- shkruan një qytetar. Në fakt Basha ka me ca të merret se ka dhe bashkinë si punë të dytë, po deputetët çar’ do bajnë?! 🙂

Do te shtyne tramin e lulit dhe do lozin yc qe tju zhvillohet mendja
po helbete perdhiudhe pushimesh eshte…dhe gjetja e ofertave te mira per ne karaibe do kohen e vet. Deputete e PD nuk kane kohe te merren me parlamentin shqiptar
Tashi per pushime : http://pollsdb.com/deputetet-e-pd-pushime-meqe-iken