Ajo fjalë e urtë,
nuk ka dalë më kot:
“Shëndoshë Manastiri,
se kallogjerë ka plot!”
Po sot situata,
s’është dhe aq e mirë,
s’ka as kallogjerë,
s’ka as Manastir!
Meqë herë e parë,
që po ngre siparin,
kam thirrur në ndihmë,
bilbil Këngëtarin!
Dihet që për këngë,
bilbili s’të fal,
po për këtë çështje,
është krejt neutral!
Ndaj ai në hak,
nuk i hyn njeriut,
nuk është as i Ramës,
as i Asqeriut!
Por pyet Bujarin,
me sharm e me nge:
“Ti kërkon Teatër,
apo don Muze?!”
Siç duket muze,
ti kërkon-or burrë,
se është sot Teatri,
një karikaturë!
Dhe luksin e madh,
s’e ka Shqipëria,
që ta mbajë në këmbë,
veç nga historia!
Projektit të Ramës,
s’i themi dot:”Mos!.”,
meqë aty lojtën,
gjithë ata kolosë!
Gjithë ata kollosë,
që kishte Atdheu,
kohës-ky Teatër,
me nder i shërbeu!
Projektit të Ramës,
s’i themi dot:”Mos!”,
s’kemi Naim Frashër,
edhe Sandër Pros!
S’kemi Kadri Rosh,
dhe Loro Kovaçi,
këtyre që mbetën,
s’u hahet kulaçi!
Nga Koha e Artë,
nuk vjen më muzika,
tani na ka mbetur,
veç Robert Ndrenika!
Dëgjojmë që thonë,
kemi aktorë plot,
kokove të artë,
këta s’bëjnë dot!.
Biles kur mendon,
ata që janë tretur,
duken amatorë,
këta që kanë mbetur!
Teatri-aktorët,
tani janë në jerm,
ndaj edhe na duhet,
teatër modern!.
Qeveria është,
garant i sinorëve,
teatri është yni,
nuk është i aktorëve!
Atë e ka pronë,
Nëna Shqipëri,
me kullë-a pa kullë,
s’ka hiç rëndësi!
Është i vetmi vend,
që prodhon çudi,
ku kullat e larta,
përbëjnë fobi!
Kur e gjithë Bota,
synon lartësitë,
ne s’duam Teatër,
as me kat të dytë!
ARBEN Duka

o poet komunist! problemi eshte se ky ylli jot i sabahut eshte aq tahmaqar sa qe ne vend qe te bente nje teater moderne ne te njejtin vend do qe tja hypi siper me betonierat e oligarkeve te vet.
per mua po te fitoje Erioni do beje diçka te mire jo ky psikopati aktual.
Partia Socialiste ka Ekonomiste Normale te drejtojne kete vend,Nuk na duhet kulla rajonale,nuk na duhet as Maloku CUB,pooor na duhet nje ekonomist NORMAL te drejtoje kete fshat me 3 miljon banore.
NUK DUAM UDHEHEQES GJENIALE,qe na kane cuar gjithmone ne katastrofe.
Gjermania u be Superfuqia Ekonomike e Europes,kur grate gjermane klithnin rrugeve plot germadha te Berlinit:-NUK JEMI POPULL I PERZGJEDHUR.Mos na quani popull i perzgjedhur! Me ato tulla dhe gure te germadhave te Berlinit ato baftzeza ndertuan shtetin me te forte ne bote.
o ben duka o ben i shituri!!
dhe ti ke filluar të marrësh para nga oligarkia??
apo thjesht e bën falas??
më duket kjo e dyta,sepse budallallëku po të merr përpara dhe ty!!më duket se si alkoli dhe cigarja po ti fshijnë neuronet!!shko mor pirdhu,mor tradhëtar!!
kur ti japin detin gërkut shkruaj në hymn!!
quaje hymni i tradhëtisë!!
do të jesh në krah të asdrenit me hymnin e shqipërisë!vetëm se ti do të kesh si frymzim vetëm dy vargje
“nga lufta veç ai largohet
që është lindur tradhëtar”
meqënëse nuk jam me teroinë e të lindurit,po ta them se ti je bërë me kalimin e kohës!!deri para ca kohësh ishe i lëkundur por sot je i bindur 100%!!