Tani të gjithë duan luftë!

Dita

Grupi i mirënjohur rus Va-Bank prezantoi të mërkurën një video të re muzikore. Ajo quhet “Dhe pastaj Berlini” dhe është një version i përpunuar i këngës “First we take Manhattan” (Së pari marrim Manhattanin) i këngëtarit kanadez Leonard Cohen nga vitet 1980. Teksti rus përmban mesazhe politike aktuale. Aty përmenden sanksionet perëndimore, Krimea dhe diktatori sovjetik Stalin, për të vazhduar me refrenin: “Ne do të marrim Manhattanin, dhe pastaj Berlinin.”

Që nga aneksimi i Krimesë fantazitë për pushtime dhe luftra janë bërë pothuajse të përditshme në Rusi. Ato i dëgjon nga politikanë, gazetarë dhe ekspertë. Në rrjetet sociale qarkullojnë fotomontazhe apokaliptike, të cilat prezantojnë një luftë të ardhshme me Evropën dhe SHBA-në. Në një foto të tillë mund të shohësh tanke ruse në Parisin e shkatërruar, me nënshkrimin: “udhëtime turistike me tanks në Evropë”.

Bomba atomike në TV

Vazhdimisht bëhen kërcënime edhe me armë bërthamore. Kjo është diçka që deri tani qe shmangur në Rusi. Si ditë e thyerjes së tabuve konsiderohet 16 marsi 2014, kur në territoret e pushtuara nga trupat ruse në gadishullin ukrainas të Krimesë u zhvillua referendumi. “Rusia është vendi i vetëm në botë që është me të vërtetë në gjendje ta shndërrojë SHBA-në në hi dhe pluhur atomik”, tha në televizionin shtetëror prezantuesi i mirënjohur Dimitri Kiseljov.

Që atëherë topuzi bërthamor tundet në mënyrë të përsëritur. Sidomos populisti i djathtë dhe zëvendëskryetari i Parlamentit Vladimir Zhirinovski kërcënon herë Kievin, Berlinin apo Uashingtonin se do t’i bëjë shkrumbë e hi. Kohët e fundit ai ka luajtur me idenë për të hedhur një bombë në Detin e Zi përpara Stambollit. Prej saj metropoli turke do të fshihet nga faqja e dheut prej një vale të madhe, tha Zhirinovski të martën gjatë fjalës së tij në parlament.

Sociologu Denis Volkov nga Instituti i mirënjohur për Anketime Levada Center në Moskë i konsideron deklarata të tilla si përpjekje për të testuar opinionin publik. “Shumë më serioze është kur Putini thotë në një dokumentar, se Rusia do të ishte e gatshme të përdorë armë bërthamore për shkak të Krimesë”, tha eksperti për DW-në.

Në pritje të luftës

“Pritja për luftë” ndihet këto ditë fjalë vërtet kudo, thotë gazetari dhe blogeri nga Moska Aleksei Pluschtschew. Kjo ndjenjë përhapet kryesisht në media, tha Pluschtschew për DW-në.

Goditja e avionit ushtarak rus nga forcat ajrore turke në kufi me Sirinë, në fund të nëntorit duket se po e nxit më tepër retorikën e luftës në Rusi. Gazeta e njohur “Novaja Gazeta” paralajmëroi për rritjen e rrezikut të një konfrontimi të vërtetë bërthamor. “Ata që bëjnë thirrje për përdorimin e armëve bërthamore për hakmarrje, dhe jo si instrument frikësimi, janë kriminelët e vërtetë”, shkruante të enjten gazeta kritike ndaj Kremlinit. Ajo apeloi tek lexuesit e saj që të nënshkruajnë një peticion online ku kërkohet një ligj që do ta konsideronte si vepër penale kërcënimin publik me armë bërthamore. Një peticion i tillë duhet të marrë 100,000 nënshkrime në mënyrë që qeveria ta marrë në shqyrtim.

Shumica e rusëve janë kundër luftës

Të shqetësuar janë shprehur madje edhe disa gazetarë besnikë ndaj Kremlinit. Uljana Skojbeda p.sh. e gazetës bulevardeske “Komsomolskaja Pravda”, e cila është ithtare e zjarrtë e Putinit, shtroi në një artikull online pyetjen “A na duhet vërtetë kjo luftë?”

Skojbeda shprehu mendimin e shumicës së rusëve. Sipas një anekete në muajin nëntor të institutit Levada Center lufta është shqetësimi më i madh i qytetarëve rusëve. Dy të tretat e të anketuarve (59%) mendojnë se në dhjetëvjeçarin e ardhshëm do të ketë luftë mes Rusisë dhe IS-it. Një ndër katër rusë (28%) mendojnë se do të ketë një konflikt të armatosur me NATO-n. Sociologu Denis Volkov thotë se shumica nuk do luftë, por se ka edhe rreth 20% të ashtuquajtur skifterë, që janë për veprime radikale dhe agresive ndaj Ukrainës, Perëndimit, SHBA-së dhe Turqisë.

Sipas Jens Siegert, drejtues i zyrës së Fondacionit Heinrich-Bëll në Moskë në Rusi nuk janë shumë të përhapura fantazitë e luftës. Por propaganda shtetërore nxit prej mbi dhjetë vjetësh imazhin e Rusisë si “një kala e rrethuar”, thotë Siegert për DW-në.

Putini kërcënon Turqinë

“Televizioni i kontrolluar shtetëror e nxit frymën histerike në një masë të tillë që ajo dikur do të shkaktojë ndonjë dëm,” paralajmëron blogeri Pluschtschew. Në raste të tilla qeveria vështirë se ka ndonjë shans për të ndryshuar shpejt kursin e saj pa zhgënjyer “mbështetësit e saj entuziastë”. Konflikti me Turqinë Rusia nuk do të mund ta përfundojë “pa një poshtërim të fortë të armikut”.

Në këtë drejtim u shpreh edhe Putini të enjten në fjalën e tij për gjendjen e kombit. Duke iu drejtuar udhëheqjes turke lidhur me konfliktin për avionin e qëlluar rus shefi i Kremlinit tha se ata do të pendohen. “Ne e dimë se ç’duhet të bëjmë”, tha Putin, pa dhënë detaje./DW

Share This Article
9 Comments
  • Deshiren e Zoti-t nuk mundet ta ndaloje askush ne kte Bote .
    Ajo qe eshte nisur do bitiset.
    Idea e ZHELENOVSKIT me duket interesante
    edhe pse Rusia ka metoda me praktike se kjo ,
    dhe do duhej ta bente me spektakolare zhdukjen e fares se djallit turk nga faqja e njerezimit .
    Lavdi LUFTES TE SE DREJTES
    RROFTE RUSIA E MADHERISHME

    • E pse o derezi brenda ne trute e tua eshte patatia e Rusise!!
      Nje popull qe nuk ka buke per te ngrene,ai eshte per ta meshiruar dhe jo per
      ta quajtur armik dhe ta keshe frike. Rusia ka qene vegla dhe eshte vegla e
      banditeve te perendimit si mish per top.Kur c thuren banditet e perendimit e
      luftojne me njeri tjetrin,Rusine e furnizojne me buke dhe arme dhe drejt ne fushen e betejes per te luftuar,e per te lene te vrare 20 milione viktima,per interes te banditeve. Banditet me pas pasurohen,Ruset venosin tele per te
      qendruar te rrethuar ne shtrunge. Dhe ate pasuri qe i ka toka e tyre e bejne
      teneqera per lufte dhe kurre nuk bejne lufte.

      • Tartufo ,
        po cer thu mer taj ,
        per cilen patate je tu turfullue ,se vallahi bilahi pom’bo me qesh .
        Un s’kam qen asnjiher i pranishem ne politikat e Botes dhe s’mundet te jem kaq i infromu si ty mer yahoo ,prandaj jo me kaq yxhym !
        Sidoqofte ,me duhet te pranoj se ,pranoj te degjoj ato qe si kam degju me pare dhe si di .
        FLM per info-n tate Tartufo klm.

        • Por kur nuk ti mban truri tend i sakatuar te thenat qe si
          ke degjuar dhe shikuar,pse i futesh kesaj pune kaq te
          veshtire o i mjeruar. Ai qe eshte krijuar per te ngrene nje
          cope buke si ti,nuk futet ne nje salle te mbushur me milet
          qe kundershton njeri tjetrin per shum gjera. Lerja tru patates te me ktheje pergjygje,se nuk na prish shume pune te kundershtuarit me argumenta,vec mesojme.

          • ore TUFI ,
            i ke te gjithe dhite brenda kasolles tina ?
            Po c’pate or tej , qy t’hipi delli mbi koke ,kur asnji nuk te ofendoj e as te pordhi trute ,
            e tua plot rrathe or tej tufooooo ,
            cere o me ty ktu mer sonte !
            jallah na o nervozu Tufi ,pu-pu-pu-pu-pu ,
            ene ceere o mo interesantja ,kerko ene Argumente hahahahahahahahaa tufiiiiiii ,qetsohu mer taj , sot o e vshtir me gjet Argumente per shqiptaret ,pranej jena tu bo gallat. hajt shnet TARTUFO ,roli ne te cilin je rras ,te shkon .

  • Rusia sot ka dy favore te medha ne nje lufte te mundeshme. Favori Nr. 1- Cari i Ri ne Kremlin, V. Putin. Ky ka autoritet e vendimmarrje absolute politike si dhe zell per te bere lufte. Faktori Nr. 2- Situata ne Perendim ( USA-BE ). Ky eshte faktori me dominues i Rusise. Perendimi sot eshte pa lider me autoritet politik dhe pa vullnet politik te beje lufte. Perendimi sot eshte i pushtuar pa lufte nga uragani klandestin pa nderprerje. Europiani me pasaporte por me kombesi afrikane nuk lufton per Europen. As ai i rraces aziatike. Prandaj Rusia ne nje lufte me shume shihet ne Europe si shpetimtar nga dyndja afro-aziatike se sa si pushtues.

  • Nesa bota perendimore NATO perplasen per lufte titanike me ariun polar Rus.Zhapini Kinez ferkon duart per sundimin e botes.

  • Vetem ne shqiperi gjen me teprice armiq te betuar te popullit shqiptar dhe armiq te shumte te perendimit dhe te amerikes.Duket qe agjentura serbo-sllave ka punuar shume ketu tek ne bashke me ate greke.Europa nuk e di qe ne rrast lufte,greqia,pavaresisht se eshte antare e natos,do te luftoje kunder amerikaneve dhe evropianeve.Duhet urgjentisht nje ligj per rikthimin e denimit me vdekje.

  • Po pse lodhesh o trushplare te gjesh tradhetaret e Shqiperise dhe armiqte e perendimit. Duhet ta kuptosh kush eshte heroi yt kombetar dhe pse ne Jemi shume me mbrapa se popujt e tjere te ballkanit. Myslimanizmi, feja e felliqur e pushtuesit shekullor (qe bastardet I juajne vellezer) eshte armiku I shqiptareve. Sa te kemi ate as fqinjet dhe as Europa nuk do te na pranojne kurre. Lere hipokrizine, nuk ka mysliman qe do perendimin, qofte edhe myslimane shqiptare. Nese duan perendimin dhe Europen ata e kane braktisur kete fe te felliqur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *