“Tani u bë boll!!”

Saimir Lleshi

Deputeti socialist, Erion Braçe duke iu përgjigjur akuzave të Ben Blushit, thotë se kritikat e tij në drejtim të qeverisë janë të tepruara.

Në një reagim të gjatë në rrjet, Braçe shprehet se respekton ambiciet e tij për të garuar brenda Partisë Socialiste, por shton se refuzon akuzat për koncesionet brenda radhëve të Partisë Socialiste. Braçe deklaron se zgjedhjet janë jetike në PS dhe se anëtarët duhet të votojnë masivisht.

Reagimi:

Kjo që po ndodh është e tepërt!!

(për të ruajtur etiken po e le me kaq, por shume me tepër se kaq)

Të sulmosh pa pushim koleget deputete për gjera që kurrë nuk po ndodhin, e ka një shembull, por te papranueshëm gjithnjë.

Unë e ne po emërojmë delegatet e Kongresit?

Po si po e bëjmë? Ku po e bëjmë? Ose meqë po tregohet plot arrogancë si e kryer, ku e kemi bërë?

Anëtaret e Kongresit zgjidhen me votë të fshehtë, përmes parimit “një anëtar, një votë”; përkund, po e përsëris, përkund nuk janë mbajtur ende zgjedhjet.

Atëherë, si unë e ne, për më tepër ministrat, i kemi caktuar delegatët?

Unë e respektoj ambicien, por e refuzoj shpifjen ndaj kolegëve!!

Te shtune, ne qarqet Fier, Berat, Elbasan e Korçë, mbahen zgjedhjet ne anëtarësinë e Partisë për anëtaret e Kongresit.

Unë do të jem si monitorues i rregullshmërisë se tyre në zonën time;

Po ti ku do të jesh? A do marrësh pjesë në to?

Këto janë zgjedhjet për Partinë e për to jemi angazhuar të gjithë

Nuk mund te jene te tilla veç zgjedhjet ku zgjidhem unë, ti apo cilido nga ne ofiqarët në Parti.

Jooo, për mua zgjedhja e ofiqarëve ka pak rendësi;

Zgjedhjet e Partisë janë jetike.

I ftoj të gjithë të shtunën jo vetëm të votojnë, por edhe te garantojnë çdo votë në këtë Parti.

Kemi ndërtuar një proces plot mund;

Kemi riregjistruar çdo anëtar partie-kushdo që bën vëzhguesin e jo punëtorin në Parti, mund te ngjitet ne zyrën e organizimit ne PS te shohë për herë të pare regjistrin elektronik të anëtarësisë;

Kemi anetaresuar te rinj e te reja, burra e gra ne organizatat tona-cilindo qe ben sehir e jo pune ne Parti, e ftoj te vij e te shohe organizatat ne Gradishte, Remas e Grabian, te pyese te rinjte e te rejat aty, nese i ka marre kush me dhune anetare apo jo, madje madje ti pyese nese te tille jane bere per nje pune apo per besim, besim tek puna e kryer e tek kjo Parti;

Kemi zgjedhur drejtuesit e çdo organizate, me votim te fshehte e alternative-kedo qe quan zgjedhje veç rastin kur emërohet vetë, e ftoj te vije ne çdo organizate ne Grabian, Gradishte, Remas, Cerme, për të pyetur e mësuar se si te rinj e te reja, aktive ne fushatat tona janë zgjedhur me vote kryetare te organizatave duke rigjeneruar strukturën bazë të Partisë.

Kjo është punë, punë e bërë nga të gjithë bashkë në parti.

Po po në parti, as në Rogner e as në Sheraton.

Ne ane tjetër,

E dine te gjithë, unë jam kritik vetë me Qeverinë.

Por po e them këtu;

Te kritikosh është ndryshe nga te shpifesh-kështu e mendoj unë; te kritikosh ne fillim duhet te dish.

Unë nuk di e nuk arrij ta kuptoj se si koncesionohet paraja!!

As shtypja e parave nuk koncesionohet!!

Sipas ligjit koncesionohen shërbimet, burimet natyrore etj-për to jam gati te dëgjoj argumente, por mbi të vërteta, fakte e kontrata;

Paraja jo! E kam dëgjuar këtë nga një klub banal ne PD dhe refuzoj ta dëgjoj si akuze ndaj meje, ndaj nesh, ndaj kolegeve. Sepse nuk ka ndodhur, sepse nuk eshte e vertete, sepse eshte batute, jo fakt, si perhere.

U be transparence e gjate ne grup per koncesionet, sy me sy e balle per balle; jo vetem qe nuk pati pyetje, por nuk degjova nga kush nje fakt, nje prove, nje argument, pervecse kesaj batute per koncesionet.

Qendrim politik apo ideologjik te argumentuar, jo e jo.

Thjesht nje batute!!

Ndaj them qe kjo qe po ndodh është e tepërt!!

Tani u bë boll!!

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Doli prape konja e Rames te beje ham ham…
    Po mbylle o Braceziu se e pame me ate kryetaren e FRESSHIT se si behen zgjedhjet ne parti. Jeni njesoj si berishistet ndaj kot ben gam gam te mbulosh vjedhjet me koncesionet e me pronen private. Tashme keni arritur qe ne menyre te pacipe te vidhni edhe pronen private duke shperfillur kushtetute e ligje http://www.gazetadita.al/po-hyjme-ne-nje-zone-gri-te-cenimit-te-se-drejtes-se-prones/
    Blushi ka te drejte dhe akuzat e tij jane mese te justifikuara pasi Rama po sillet si diktator duke shperfillur bazen, statutin dhe rregullat e brendshme te partise.

    • Brace esht ” Legeni i PS-se”

      Mbylle ore Brace Karagjozi se kjo PS me ne krye Ramen jane sponsorizuesit kryesore dhe te vetem te futjes se Krimineleve ne Parlament dhe te injoranteve skandaloze ne qeverisjen qendrore dhe lokale

      Si asnjehere me pare , me kryetar Ramen ne po shofim kriminelet te kurirezuar depudete . Kjo gje esht e pa imagjinueshme ne shoqerite miderne

      Dhe tani ,per shkak te asaj politike dashamirese ndaj krimineleve , sot jeni te detyruar te merreni me de-kriminalizimin e Parlamentit

      Kush i futi kriminelet ne Parlament ?

      Ne keto 25 vjet per here te pare ne ket histori te demokracise ne merremi me kriminelet veshur me pushtet nga Edi Rama
      Dhe ljo gje i duket normale nje krijese mendje varfer me emrin Brace

  • KADAVERA POLITIKE …….
    Popull shqipetar qe po perjeton mjerimin mesjetar e ngelur si asnje vend i Ballkanit perbuzeni kete lloj dizinformacioni ne sherbim te KADAVERAVE POLITIKE’ qe 25 vjet po qelbin ish Shqiperine dhe si I MBYTURI kerkojne te mbajne peng nje popull te tere!
    ‘BLUSHAT'(fiksoheni mire) jane po aqe KADAVERA sa edhe BERISHAT -politikisht dhe ata ka ardhur koha qe si KADAVERA POLITIKE duhen varrosur 100 perqind perndryshe do qelbin jo vetem Ballkanin por do krijojne EPIDEMI e ketij vendi do ti KARANTINE nga EUROPA!?
    Blushat po aqe sa Berishat jane te inkriminuar politikisht njesoj e per kete arsye duhet 100 perqind te shkojne ne terrin e harreses!
    Kush Shqiperine ne kete dite pas 25 vjetesh e dogji Sali Neroni e ne kete zjarr me ‘mish njeriu’ jane ngrohur edhe Blushat!
    Fjala ‘demokraci’ kerkohet e propogandohet nga KRRIMINELE POLITIKE’ PER TE MBULUAR KRIMIN KORRUPSIONIN SHPERBERJEN E PER TE ARRITUR ‘KONSENS’ MIDIS BANDASH E KRRIMINELESH PER TJU SHMANGUR GIOTINES!
    Kush mendon ndryshe si lufte gjelash midis nje Edvini e nje Beni nje Sali apo KA QI eshte sa idjot aqe edhe militant pa tru ne koke!
    Kjo e ashtuquajtur PS ne kete kongres jo vetem nuk duhet te meret me zgjedhjen e KRYE.ARIT te partise se do ish njesoj si te zbulosh kadaverat nanoiste 25 vjet e do qelbte dynjane por duhet te votebesohet kjo qeverri nese eshte ne gjendje te beje reforma me nje shumice qe ‘politikisht’ nuk egziston dhe ne se nuk e mer votebesimin te rindertohet PARTI E MAJTE ku tere BLUSHAT e KARABUSHAT protagoniste te shkaterrimit ne krye te istitucioneve te partise e shtetit nuk duhet ta kene te drejten te ZGJIDHEN NE ORGANET DREJTUESE!
    Ky lloj ‘informacioni’ vazhdon te jete pjese e zedhenese e krimit me Blusha,Berisha,Basha ramusha e karabusha e jo pjese e POPULLIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *