Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Tanja Fajon: Mbresat e përziera të Ballkanit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Tanja Fajon: Mbresat e përziera të Ballkanit
BoteLajme Flash

Tanja Fajon: Mbresat e përziera të Ballkanit

Dita
Published March 28, 2015
Share
SHARE

Së fundmi u ktheva nga një vizitë një­javore në BosnjeHercegovinë dhe Serbi. Vizitova Sarajevën dhe – përveç takimeve të shumta – mora pjesë në konferencën mbi një çështje interesante: ndikimi i imazhit publik të BosnjeHercegovinës në rritjen dhe zhvillim ekonomik të vendit. Duke vazhduar në Banja Luka, mora pjesë në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Friedrich Ebert Stiftung, BE Kafe, ku ne – së bashku me studentët dhe profesionistët e rinj – diskutuam përfitimet e anëtarësimit të BosnjeHercegovinës në BE dhe u përpoqëm të vlerësojmë rrugën europiane të Bosnjës deri më tani.

Në Beograd, si pjesë e Delegacionit të Parlamentit Europian me Serbinë, u takova me kryeministrin, ministrin e jashtëm, kryetarin e parlamentit dhe disa liderë të tjerë. Çdo herë që kthehem në Bosnje më impresionon. Është një vend kaq i bukur, me shumëllojshmëri kulturore, gjuhësore dhe fetare, me një potencial të madh për t’u bërë një nga destinacionet më popullore të Europës, por ende vazhdon të ndërmarrë hapa pas, në krahasim me përpara.

Duket se kjo ‘Bukuroshja pa tualet”. “Lindja e Perëndimit”, “Vendi i gjakut dhe mjaltit” siç quhet figurativisht Bosnja, nuk ka reshtur së promovuari interesat tre kombeve të veta konstitutive në vend të përpjekjes për të përmbushur interesat e shtetasve të saj. Dua të shoh një Bosnje ku të rinjtë ëndërrojnë të gjejnë një punë në Sarajevë, Banja Luka apo Tuzla, jo një vend ku të rinjtë konsiderojnë suksesin në termat e largimit nga vendi në kërkim të kushteve më të mira të jetesës. Dua të shoh liderët e Bosnjës të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbajnë për njerëzit e tyre dhe të vënë interesat e përbashkëta përpara atyre individuale.

Liderët që përpiqen të bëjnë progres të vërtetë, jo të ruajnë status quo­në. Drita e gjelbër e dhënë së fundmi për Marrëveshjen e Stabilizim­Asociimit është sigurisht një hap në drejtimin e duhur, por punë serioze mbetet për t’u bërë në rrugën drejt BE. Në Serbi m’u krijua ideja se qeveria është shumë e përkushtuar të marrë rrugën për në BE: reforma po kryhen, po miratohen ligje, po bëhet procesi i shqyrtimi të BE, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën kanë marrë tjetër shtysë.

Ende, shumë detyra mbeten për t’u përmbushur: për mua, sfida më e madhe është sigurimi që sundimi i ligjit të respektohet dhe ligjet të zbatohen siç duhet, jo të qëndrojnë vetëm si fjalë në letër. Duke ardhur nga bota e gazetarisë, unë besoj fort se një demokraci e shëndetshme dhe funksionale mund të arrihet vetëm përmes një media që funksionon mirë, ku liria e shprehjes dhe transparenca e zotërimit të medias janë drejtuese të raportimi të medias. Për ta përmbyllur, mbetem optimiste, duke e parë gotën gjysmë­plot dhe duke besuar se kohë më të mira do të vijnë për Bosnjën dhe Serbinë. Historia e kohëve të fundit të këtyre dy vendeve ishte e errët, por e ardhmja është e ndritur. Shënjoftë 20­vjetori i masakrës së Srebrenicës – që do të përkujtohet edhe në Parlamentin Europian – fundin e hidhërimit në rajon, duke hapur rrugë për ditë më të mira brenda familjes së BE­-së.

Dita March 28, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?