Edhe një tjetër mandat në Parlamentin Europian për eurodeputeten sllovene, Tanja Fajon, njëherësh raportuesja për Kosovën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fajon në rrjetin social, ku ka shprehur gëzimin se do të vazhdojë të jetë anëtare e PE-së për 5 vitet e ardhshme. Ajo gjen rastin të falenderojë mbështetësit e saj.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe besimin tuaj në zgjedhjet e Parlamentit Europian 2019. Ju më keni bërë një vlerësim të madh, por unë e vetëdijshme gjithashtu për përgjegjësitë e jashtëzakonshme dhe premtoj se do të vazhdoj të punoj shumë për Slloveninë dhe për të gjithë ne për një Bashkim Europian më të mirë”, shkruan Fajon.

b.b/dita

URIMETË PËRZËMËRTA PË KËTË MIKE TË SHQIPTARËVE.
Ajo, gjithmonë ka qënë për pranimin e Shqipërisë në Europë
SUKSESE!