Nga Xhevdet Shehu
(Vijon nga numri i kaluar)
Në ditën e katërt të bashkëbisedimit me deputetin dhe politikanin Spartak Braho me qetësinë që e karakterizon, pa nëntekstin e befasimit, ai më vë përpara një mori dokumentesh që nuk ma merrte mendja se do t’i njihja ndonjëherë, pale më t’i besoja si të vërteta po të m’i thoshte ndokush tjetër.
Por këto janë dokumente autentike, me firmë dhe vulë dhe përcjellin një atmosferë ngjethëse si ajo e pranverës së zezë të vitit 1997. Shumicën e tyre e ka firmosur Bashkim Gazidede, shefi famëkeq i SHIK-ut, i graduar brenda ditës Gjeneral dhe që u bë komandant me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Janë urdhra luftarakë për pajisjen me tanke, autoblinda, armë gjithfarësh, fishekë pambarim dhe pajisje e lëndë të tjera luftarake. Urdhra luftarakë mobilizimi nga vetë komandanti i operacionit, nga ministra, shefa shtabi, etj. Të gjitha me një synim: shtypjen e revoltave që kishin shpërthyer në jug të vendit.
Sidoqoftë bisedën e djeshme me Spartakun e vazhdova atje ku e lamë intervistën e tretë:
– Janë çuditur shumë lexues të gazetës DITA sot me atë listën me 105 emra që kërkohej të pajiseshin me pasaporta shërbimi. Shumica e tyre janë emra krejtësisht të panjohur, përse u duhej bërë ky privilegj? – i them Spartakut.
– Eh, more Xhevdet, po ajo listë ishte vetëm maja ajsbergut të krimit me emrin Berisha. Nuk janë 105 emra, janë mijëra njerëz të pajisur me pasaporta diplomatike e shërbimi në atë periudhë. Me këto pasaporta janë pajisur punonjës të SHIK-ut, të Gardës, militantë të PD-së, spiunë dhe kriminelë gjithëfarësh. Është një batërdi e tërë. Një tallje e paimagjinueshme me dinjitetin e shtetit.
Ja shiko këtë dokument (dhe Spartaku më vë përpara një kërkesë nga Kabineti i Presidentit, që mban datën 10 janar 1997, firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, Kolec Topalli) ku meporosi të Presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha, urdhërohet të pajiset me pashaportë diplomatike z. Dasar Malltezi. Kush ishte Dasara Malltezi? Një foshnjë një muajshe, por ishte mbesa e Presidentit. Ka absurditet më të madh? Mirëpo ky dokument tregon jo vetëm falsitetin e një shteti fantazmë, por edhe shumë më tepër…
Pse? Fare thjesht: Kjo kërkesë për pajisjen me pasaportë diplomatike të Dasara Malltezit është bërë më 10 janar 1997. Ende nuk kishin filluar trazirat e përgjakshme. Por Berisha i ka parandjerë këto trazira shumë më përpara se të ndodhnin. Është si puna e parashikimit të cunameve. Dhe ai para së gjithash, ka marrë masat të sigurojë familjarët e tij, t’i degdisë jashtë shtetit.
Para kishte plot, ashtu si edhe sot e kësaj dite. Pastaj ka pajisur me pashaporta të afërm të tjerë, bashkëpunëtorë, shikas, ushtarakë, gjithë marionetat e tij. Ata që vazhdojnë ta adhurojnë Saliun mbase thonë edhe sot e kësaj dite: Po shumë mirë paska bërë! A më i lumtë!… Ky është një gjykim kriminal. Sali Berisha as në atë kohë dhe as në këtë kohë nuk është një qytetar dosido. Ai ka pasur postet më të larta të shtetit dhe, ndërsa i vinte flakën vendit paëpikë mëshire, mendjen e kishte të siguronte vetëm njerëzit e tij, familjarë dhe besnikë të verbër. Mirëpo, ky në vetvete është një krim. Nuk e di nëse do të gjykohet ndonjëherë…
E ndërpres Spartakun dhe i kërkoj të më tregojë ndonjë gjë tjetër lidhur me pasaportat e asaj kohe.
– Ja shiko këtë shkresën tjetër, më thotë. Nuk dua koment, sepse janë fakte qëflasin vetë. Ke ca ish-kolegë të tu. Hidhu një sy. Po deshe edhe botoji. Janë autorizuartë pajisen me pasaporta diplomatike: Vjollca Çabej, bashkëshortja e drejtorit të Personelit pranë MPJ-së; Jerina Zaloshnja, bashkëshorte e zv.ministrit të Punëve të Jashtme, Junik Rakipi, djali i zv. Ministrittë Punëve të Jashtme; Arben Cici, diplomat në MPJ, Valeria Pepa, bashkëshortja e Ambasadorit tonë në Vatikan; Adrian Spirollari, diplomat në MPJ; Robert Papa, këshilltar në ambasadën tonë në Uashington; Ardita Papa, bashkëshortja e këshilltarit të ambasadës në Uashington. Një që nuk marr vesh, dhe që emërtohet për ambasadën Portugeze në Pragë, Valbona Neritani, bashkëshorte e sekretarit të parë të Ambasadës në Pekin… Nuk po vazhdoj më tutje, boto listën dhe aty i ke të gjitha…
***
Gjithsesi, përtej pasaportave, ajo qëmë trondit më shumë është vendosmëria e regjimit të asaj kohe për të shtypur me zjarre hekur revoltat në jug. Kjo fjala revoltë më duket e konsumuar jashtë mase dhe nuk paraqet thelbin e një zemërimi mbarëpopullor ndaj një regjimi gjakatar. Nuk ishte vetëm jugu, nuk ishte vetëm Vlora në fund të fundit. Ishte edhe Tirana, ishte e gjithë Shqipëria.
Sado që në atë kohë ish-Presidenti i vendit, qeveria e asaj kohe dhe gjithë administrata ngjireshin se këto revolta dhe protesta ishin të orkestruara nga ish-komunistët dhe ish-Sigurimi i Shtetit, e vërteta ishte krejt ndryshe. Shqiptarët e revoltuar u ngritën kundër një regjimi kriminal, që vidhte dhe vriste pa pikë mëshire. Janë vrarë mbi 3 mijë shqiptarë në atë kohë, megjithëse shifra e saktë besohet se është më e madhe, por që kërkohet edhe sot e kësaj dite të manipulohet, të tkurret e zvogëlohet deri në mosekzistencë.
Tritan Shehu deklaroi pa pikë turpi në një emision televiziv se në vitin 1997 nuk është vrarë asnjë njeri, pavarësisht se i vetmi Televizion në atë kohë, TVSH i mbyllte kronikat në mbrëmje helistat e të vrarëve që ishin disa dhjetëra në ditë në mbarë vendin. Në të vërtetë, dhjetërat ishin qindra. Nuk kanë kaluar shumë vite nga ajo.
Dy dekada janë pak për të harruar atë krusmë që kemi provuar të gjithë ne…
Në listat e urdhëruesve dalion emra të njohur të asaj kohe si njëfarë Belul Çelo, që u bë edhe ministër i Brendshëm për disa muaj, del Halit Shamata, edhe ky ish-ministër i Brendshëm, del LeonardDemi e Selim Belortaja, etj. Etj. Por mbi të gjithë del ai, Gjeneral Bashkim Gazidede, ish shefi famëkeq i SHIK-ut që mori përsipër të drejtonte një operacion kundër Jugut të vendit dhe që ka vepruar pamëshirshëm në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.
Ja, kam përpara disa dokumente që m’i jep “baba Taku”. Shkresa mban datën 6 mars 1997, i drejtohet Leonard Demit në Ministrinë e Mbrojtjes, firmosur nga Komandanti Gjeneral Bashkim Gazidede. Në emër të Shtabit të Gjendjes së Jashtëzakonshme kërkohet “kompletimi i efektivave tona, furnizimi me 3 (tre) mitralozë të rëndë, 5 (pesë) mitralozë kompanie, 200 mijë fishekë 7.62 mm dhe 1000 (njëmijë) granata ofensive.
Në një dokument tjetër, më 30 mars 1997, ministri Brendshëm Belul Çelo i kërkonte ministrit të Mbrojtjes Shaqir Vukaj “për realizimin e detyrave të rivendosë rendit dhe qetsisë në rrethet Fier dheMallakastër, lutemi na autorizoni furnizimin e Komisariateve të Policisë së këtyre rretheve me katër mjete të blinduara ushtarake (tanke) nga Divizioni i Fierit.”
Përse i duheshin tanket, flakëhedhëset, granatat dhe mitralozat Bashkim Gazidedes? Për gallatë? Se si janë përdorur këto armë, përfshi dhe lëndët helmuese luftarake, i dinë të gjithë. Mbi të gjitha i ka provuar Vlora dhe gjithë jugu i vendit.
Mirëpo, nuk duhet fajësuar vetëm Gazidedja për këtë akt. As ish-ministri i Mbrojtjes, i ndjeri Safet Zhulali që pasi nuk pranoi të zbatonte urdhrat për ta vënë ushtrinë kundër jugut, u arratis në Itali dhe ka thënë atë shprehjen lapidare se dosja e zezë e 97-s nuk ka për t’u hapur kurrë. Mbi Gazededen, mbi zhulalin, Agim Shehun dhe gjithë horrat e asaj kohe, ishte kryekomandanti…
Spartak Braho më thotë:
-Ishte Sali Berisha që i drejtonte si marioneta të gjithë këta. Ishte ai që bënte të gjitha planet dhe urdhëronte zbatimin e tyre kundër vendit dhe popullit të tij. Sepse edhe fajësia ka një shkallë hierarkie. Saliu ishte dhe mbetet koka e krimit. Prandaj dhe theksove se aty fillon dhe mbaron krimi. Aty fillon dhe mbaron pandëshkueshmëria e krimit shtetëror. Pastaj vijnë të tjerët pas tij. Le t’i marrim gjërat me radhë. Kan kaluar më shumë se njëzet vjet. Çfarë pritet? Faktet dhe dëshmitë janë të pakontestueshme. Duhet vetëm Prokuroria të veprojë. Pra dalim te Drejtësia që ende nuk është funksionale. Le të shpresojmë se do të veprojë së shpejti. Është e vetmja rrugë për të sjellë stabilitet, paqe dhe shpresë në këtë vend…
Nuk kam si ta kundërshtoj këtë që thotë Spartaku. Pavarësisht skepticizmit nga sjellja e politikës ndaj reformës në drejtësi. Në ditët e ardhshme do të sjellim fakte dhe dëshmi të tjera nga ato ngjarje të kobshme që vazhdojnë të mundojnë elëndojnë ndjenjat e një populli të tërë…


(Vijon)

Kemi nje jete qe themi se Berisha eshte krimineli dhe mafjozi
kryesor pergjegjes per te gjitha krimet e ndodhura ne shqiperi.
Ai solli fshataret injorante bashibozuke dhe vegla qorre,i lidhi
kollare traktoristeve dhe i vuri te drejtojne shtetin mafjoz sipas
formes se te gjithe duhet te zbatonin urdherat qe berisha te
vidhte dhe mos merel vesh.
Tani populli i mjere te vuaj pasojat e nje sistemi te kalbur ne palce.
Kemi nje jete qe themi se Berisha eshte krimineli dhe mafjozi
kryesor pergjegjes per te gjitha krimet e ndodhura ne shqiperi.
Ai solli fshataret injorante bashibozuke dhe vegla qorre,i lidhi
kollare traktoristeve dhe i vuri te drejtojne shtetin mafjoz sipas
formes se te gjithe duhet te zbatonin urdherat qe berisha te
vidhte dhe mos merel vesh.
Tani populli i mjere te vuaj pasojat e nje sistemi te kalbur ne palce.
Nuk zbulohen krimet kur krimineli bie nga fiku,sepse beheni
edhe ju pergjegjes qe e dinit dhe nuk flisnit.Apo me teorine
e byrose politike ku “ne zbatonim urdherat e partise”?
Sot nuk ka nevoje per pasaporta diplomatike se gjithe mafia politike dhe kupola e shtetit ka dyshtetesi dhe vila jashte vendit.Shqiperia eshte i vetmi vend qe ka perfaqesite diplomatike me shtetas me dyshtetesi.Ne amerike na perfaqesojne amerikane,ne greqi greke etj ndersa ne kuvend kemi hollandeze,franceze,austriake etj
Vend i cudirave dhe i patriotizmit heroik
Aty e keni Saliun.Kapeni dhe coheni para gjykimit.Po puna eshte se jane kaq shume te liqte sa sot i kemi ne pozite opozite dhe presidence.Deri tani vec llogje Kavaje.
Dëshpërimisht kështu është Ela. E vërteta lakuriq. “Pse” ka shumë, por fatkeqësisht, përgjigje s’ka! Për ato që i ka punuar këtij vendi Saliu do të duhej të ishte dënuar 100 herë, jo vetëm që s’ka hyrë gjëmb në këmbë, por në 2005 u bë k/m. Pse, si, qysh e tek kjo nuk mund të spjegohet kaq thjeshtë. Sepse populli, ajo pjesë që quhet elektorat, e ka votuar, bile ende e voton, të huajt e kanë toleruar, bile i kërkojnë dhe këshilla, kundërshtarët e tij politikë brenda vendit, kur vjen puna ndajnë pushtet me të, bile ndonjëherë edhe ia kanë dhuruar si në vitin 1997 apo 2005. Më kujtohet ajo shprehja që përdoret tek ne kur diçka dukej apo duket e pamundur thuhej: Pse-në, kur nuk e ka gjetur Sterjo Spasse, s’ka për t’u gjetur kurrë!! Mjerisht kështu!
Dhe ky eshte Spartak Brako.Hajduti therret kapeni hajdutin.
tani qe shkrove e shpetove saliun,or mark ujku.eshte i marre fund.por turpi nuk eshte itij.turpi eshte i atyre qe e kane mbrojtur deri tani,perfshi edhe kete palopresident qe na e ngre ne qiell saliun dhe azemin,dy plehrat me te medhej qe ka nxjerre tropoja.spiune te udb,bashkepuntore te sigurimit te shtetit.organzatore vrasjesh,organzatore te shkaterrimit te shqiperise,kontrabandiste ose drejtues kontrabande.jane turpi i tropojes.nese ka tropojane qe mburren me to turpi qofte i tyre.populli i di mire bemat e tyre.ndaj drejtesia duhet te veproje pa asnje hezitm.nuk eshte vetem dosja e baba takut.dokumentat jane ne cdo institucion te implikuar ne ato ngjarje.dhe hetimi te filloje qe nga mari 1992,sepse qe ne kete kohe filloi pergatitja e planit “veriu kunder jugut”.nuk jane pak ata qe kontribuan ne keto pergatitje.sot kapardisen rrugeve te tiranes.dikush mburret se eshte pishtar i demokracise dhe kjo i jepka te drejte te riaktivizohet ne “komplote” te tipit babale.kane te drejte,sepse ligji nuk ka vepruar,i ka mbrojtur,i ka pastruar,sic pastrohet paraja eshte pastruar edhe figura e tyre.trusti i geshtenjave,cerdhe e udb.sa per safetv zhulhalene mos e perkedhel.eshte nga pergjegjesit kryesore,z .spartak.iku per te shpetuar koken,jo se refuzoi urdherin per sulm kunder jugut.seper c’arsye ti e mbron ,e di ti.shiko mire canten.po nuk gjete gje lexo dokumentat e kohes,lexo protokollet e analizave te bera per keto ngjarje.kam fike se neser do thuash edhe per saliun se ai dhe “mehmeti nuk donn,por e bene gazidede dhe adem cobani me koken e tyre”
Pas babalizmave te Ibretit ndoqi kunderpergjigja e babales se lulushit. Seriali vazhdon me babalizmat e Baba Takut. Meqe kane deshire te flasin, vendosini te tre ne nje qeli qe te kenaqen me gomarlleqet e tyre.
Info leshi ka nje ndryshim shume te maaaadh mes Takut dhe Saplehut. Taku ka marre dokumenta origjinale ku tregojne krimet e Saplehut dhe per kete duhet denuar me burgim te perjetshem ndersa Taku te denohet per vjedhje dokumentash. Ndersa Lulushja me shoqet e tij flasin me rregjistrime fallco. Ky eshte ndryshimi thellesisht i dukshem
tani nevojitet nje interviste me Takun tjeter, avokatin. Se ai jo vetem qe di cfare eshte bere, por edhe cfare do behet, qe zakonisht nuk do behet.
Koka e krimit dhe organizuesi, urdheruesi per kryerjen e krimit ishte Sali Rame Berisha-Rrumpalla nga Tropoja, qe nga atehere dhe ne vazhdim ka kryer shume krime te organizuara politike,ekonomike,vrasje e vjedhje,shitje interesi e hapesira kombetare.ka shiturt derivate Miloshit kur ai kishte embaro nga bota,kur vriste, ndiqte e masakronte shqiptaret ne Kosove.E shume ndjekje te atdhetarve kosovare,mohim te UCK dhe pengimin e veprimeve kombetare te veprimtarve shqiptare te Kosoves.Deri kur ligji dhe ed rejta hesht ndaj ketij personi dhe krimeve te kryera nga ai,familjaret e tij dhe klanit partiak e qeberitar te tij.
Faleminderit penave tuaja te nderuar atdhetare,pa asnje medyshie:Spartak Braho e Xhevdet Shehu, qe na shpini ne vite dhimbieje.
Duke ndjekur shkrimet tuaja ndalova te nje vargezimi im qe ne vitin 2003 titulluar “TELEPATI” nga tej oqeani:
T E L E P T I
Ka vite ,
Jetoj mes njerezve i vetem,
Eshoh jeten te tille,origjinale,
Flas e s’degjohen,u bera “eunuk”.
S’komunikoj as me “zemrat”,
E ndiej dhe e shoh.
S’jam me i kudogjinduri,
S’i shoh mengjezet mes femijeve.
Aty eshte burimi jetes sime,
Duket…me erdhi fundi,
E kuptoj mire e ndiej njeheresh,
Cdo gje po me rreshqet.
Po me ikem,po me varros…
Pa lene asgje pas vetes,
Siguri jete;
Geneve te mij!?.
Tjetersoj e mendoja une jeten,
Jo keshtu llahtar,
Pseudo liri,qe vret
Tinesisht..
* Percat flas,s’me degjon njeri,
Askush s’me degjon
Vuaj brenda vetes,digjem si Qiri.
E kuptoj,fundi im
I pa pritur eshte…
I zvenituri,
Te gjitheve u jam bere.
Diagnozen e di;
EMIGRACIONI:
Kanceri i shoQerise
Shumekush kete s’e di..!
** Dikush me ttheret !
“Eja ,hirin lere ne tendin vend,
Mes tij,ne vatren-thengjill ndiz,
Shkendi njerzore-zeri jetes.
S’eshte thjesht shkendi,
Eshte shpirti tokes MEME
Me emrin A R B E R I ”
Degjoje ! ate ze me dhimbie.
***Paralajmerim te dyte gjyshi,
PaS saj s’ka me…
Prehini eshtrat ne token NENE,
A M A N E T ky BREZAVE lene !
VO shkruar 4 Tetor 2009.
Sot 2018-ta,-pa i hequr asnje germe.
S’eshte me TELEPATI vec realitet,
Pres te me prehen eshterat ne ATDHE.
Ne Ju…83 vjecari:”Pasues Veterani”
Toronto13-11-2018 Guri Naimit D.
TE NDERUAR… GAZEPA MË MEDTITJE
Zemërimi mbarëpopullor i ’97-es ndaj regjimit gjakatar nuk ishte vetëm Jugu, nuk ishte vetëm Vlora… Në fund të fundit e zëmëruar ishte edhe Tirana, ishte e gjithë Shqipëria… përfshi këtu dhe mijëra e mijëra shqiptarë të Romës, Berlinit, Parisit, Londrës, New Yorkut, të detyruar prej regjimit salinist për të braktisur me dhimbje vendlindjen për një jetë sa më të denjë e sa më të sigurtë.
PS: Bëni një statistikë të thjeshtë dhe publikoni shqeto fare se prej nga vijnë kryesisht komentet, që të vijmë ke pyetja thelbësore, se përse heshtin sot e 75 vjet me radhë delet barngrënëse të shokut Edver???
Njeri nga ata qe i ka sherbyer Saliut dhe ka marre pashaport dipllomatike eshte dhe Zv, Komandanti i Gardes aktual Qemal Pepi. Kuptohet per sherbimin qe i ka bere Saliut u ngrit ne detyre duke u bere Zv.Komandant Garde nga Fatmir Xhafaj.