Tano Karidi përshëndet shqiptarët

redaktor

Tano Caridi i “Oktapodit” përshëndet nga Venezia shqiptarët. Ai prezantohet si “Tano Caridi” në një video për gjithë shqiptarët të cilët e njohin pikërisht nga ky rol i tij në serialin më të ndjekur në vendin tonë “Oktapodi”.

Remo Girone flet nga Festivali i Filmit në Venezia ku përshëndet përzemërsisht shqiptarët, për të cilët aktori është mjaft i dashur. Girone, në përshëndetjen e tij të përzemërt i cilëson shqiptarët si “miq”.

Aktori italian, më herët, në vitin 2012 ka vizituar Shqipërinë me rastin e mbrëmjes gala të Festivalit të Filmit Shqiptar.

Girone erdhi në Shqipëri pas bashkëpunimit në edicionin e atëvitshëm të “Giffoni”, që përkoi edhe me 100-vjetorin e Pavarësisë.

Eh Tano, ç’na kujtove, ishte koha kur shqiptarët qanin me shami në dorë për Komisar Katanin… por thellë-thellë adhuronin ty.

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *