TAP në pesë vite do të investojë 5.6 miliard euro

Elton Tafaruci

Ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) nuk do të kontribuojë vetëm në rritjen e sigurisë së energjisë, por do të rrisë konkurrencën, krijimin e vendeve të reja të punës dhe do të mbështesë ekonominë.

Kështu deklaroi gjatë një interviste për portalin grek Capital.gr Maros Sefçoviç zëvendëspresidenti i Komisionit Europian për Energjinë.

Ai e vlerësoi si tepër të rëndësishme miratimin që i dha Komisioni Europian ndërtimit të gazsjellësit, si pjesë e rëndësishme e Korridorit Jugor të gazit.

TAP do të bëjë të mundur trasnportimin e 10 miliardë metër kub gaz nga Azerbajxhani për t’u shpërndarë më pas në Europë e më tej në Gjeorgji dhe Turqi.

Sipas Sefçoviç ndërtimi i TAP do të nisë në tremujorin e tretë të këitj viti, ndërsa sasia e parë e gazit nga kaspiku për në BE do të mund të mbërrijë në 2020-ën.

TAP do të investojë 5.6 miliardë euro gjatë pesë viteve të ardhshme, nga të cilat rreth 2.3 miliardë euro do t’i shkojnë direkt Greqisë.

TAP do të transportojë gazin natyror nga fushat e Shah Deniz 2 në Azerbajxhan direkt për në Europë. Ai do të ketë një gjatësi prej rreth 870 km dhe do të lidhet me gazsjellësin Trans Anatolian Pipeline (TANAP) në kufirin turko – grek në Kipoi, përgjatë Greqisë dhe Shqipërisë, në detine Adriatik dhe më pas në jug të Italisë./Monitor

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *