Aksionerët e TAP ndihen të sigurtë se do te jenë ata që do të kenë mundësi për të vënë në zbatim projektin e tyre të kaliimit të gazit nëpërmjet Shqipërisë.
Për këtë arsye TAP ka depozituar raportin e saj vleresues mbi impaktin mjedisor dhe social ne adrese te pales shqiptare, ne Qendren Kombetare te Licensimeve.
Raporti vlerësimit Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS) është zhvilluar në përputhje me ligjin shqiptar dhe në përputhje me Politikën e Mjedisore dhe Sociale të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Trans Adriatik Pipeline (TAP) është duke zbuluar raportin e plotë VNMS për të gjitha komunitetet e prekura përgjatë seksionit shqiptar të ‘gjurmës’ së tubacionit, e cila fillon në Bilisht në rajonin e Korçës në kufirin shqiptaro-grek dhe shkon për rreth 209 km.
Autoritetet lokale do të organizojnë një numër të dëgjimeve publike në raportin ‘Eisa’ deri në fund të shkurtit 2013.
Përveç kësaj, Trans-Adriatik Pipeline ka marrë miratimin nga Ministrat e lartë të vendeve pritëse Greqi, Itali dhe Zvicër, në një takim të mbajtur me përfaqësuesit e tubacionit në Davos, Zvicër.
“Besoj se me mbeshtetjen e shprehur te vendeve pritese, projekti TAP qendron tashme ne nje pozite te sigurt per te fituar oferten – u shpreh kryetar i Bordit Menaxhues i E.ON Ruhrgas, Klaus Schäfer.
“Pres me padurim perfundimin e marrëveshjes nderqeveritare te TAP, e cila pritet te firmoset mes qeverive te Greqise, Shqiperise dhe Italise ne Shkurt te ketij viti”shtoi ai.
Projekti TAP do mundesoje transportimin e gazit natyror nga gjigandet e zhvillimit te Shah Deniz II te Azerbajxhanit, duke e transportuar ate ne rruge detare nepermjet Greqise dhe Shqiperise, nepermjet detit Adriatik, ne Jug te Italise, e me tej drejt vendve te Europes Perendimore.
I projektuar per te mundesuar nje zgjerim te transportit nga 10 ne 20 Bcm/a , ne varesi te kerkeses dhe ofertes, TAP do beje te mundur hapjen e të ashtuquajturit Korridorit Lindor te Gazit, duke rritur ne kete forme sigurine energjitike te Europes dhe duke kontribuar ne shumellojshmerine e burimeve te gazit ne rajon.
Aksioneret e TAP jane AXPO e Zvicres (42.5%), STATOIL e Norvegjise (42.5%) dhe E.ON Ruhrgas e Gjermanise (15%) .