TAP shtrin tubat e parë në ujërat shqiptare

DITA Online

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) realizoi me sukses tërheqjen në breg të tubacionit të parë nënujor që shtrihet në Shqipëri.

Përmes një njoftimi për shtyp, TAP informoi sot se, “koka tërheqëse e tubacionit arriti në pikën kilometrike 0, ku bashkohet seksioni tokësor me atë detar, në orën 12:50 të datës 30 mars”.

Saipem, kontraktori i TAP përgjegjës për inxhinierinë, prokurimin, ndërtimin dhe instalimin e seksionit detar, po përdor për këtë proces anijen Castoro 10. Tubat u salduan në bordin e anijes, e cila ndodhej 1,4 km nga bregu i detit. Saldimet më pas u testuan dhe tubacioni u ul në shtratin e detit. 1,8 kilometrat e para të tubacionit të salduar u tërhoqën drejt bregut, në pikën e daljes në det në afërsi të Fierit.

Anija Castoro 10, me gjatësi 139 metra dhe gjerësi 31 metra, po vazhdon në Shqipëri punimet për shtrirjen e tubacionin në ujërat e cekët dhe instalimin e fibrës optike. Gjithashtu po punohet për mbulimin e tubacionit në det dhe në breg.

v.l. Dita

Share This Article
3 Comments
  • Punon bota pa u ndier,pa shirita,pa gershere,pa kryeministra,pa ahengje,pa PPP,concessione,shtese fondesh,buxheti shtetit,ndryshim projekti,hani Muco-pini Muco.
    Shqiptaret kur do t`i cpojne ndonje vrime tubacionit,ta bejne shoshe si Tubacioni Bovilles.?

    • Si nuk e pame nje here kete pronarin e TAP-it ne TV apo gazeta,qe te mburret se ka bere miliarda dollare investime ketu?
      Po si nuk merr shembull ky njeri nga lali Eri qe del dhe jep intervista per cdo peme te mbjelle tek liqeni me ndonje artrist,qe e merr me zor atje?
      Po pse more sharlatane duhet t’i shohim e degjojme cdo dite ne kryeminbistrin dhe kryebashkiakun Veliaj sikur vetem keta e mbajne te gjithe barren e puneve ne Shqiperi?
      Po pse duhet te dalin keta ne TV edhe kur pjerdh lopa dhe derri,edhe kur lyhet me boje nje cerdhe,kur behet festa e bostanit etj,qe kjo lloj feste eshte turp te behet se ne bostam kemi ngrene tere jeten,bile BIO e jo si tani qe eshte vetem KUNGULL?
      Populli nuk do t’i shohe SURRATIN pushtetareve,por vetem punen,por keta nuk bejne pune prandaj nxjerrin surratin ne TV!
      MORTJA QE S’I HA!

  • Cfare lajmi perben ky o gazeta e nerume DITA?

    sepse:

    TAP-I MBETET I TAPOSUR PER SHQYPNINE

    TAP-i i taposur qe ne zanafille me gaz Azerbaxhani perparaon drejt Italise, por nje projekt 100 here me i madh se TAP-i po perparon me 5000 kilometra ne Detin e Veriut drejt Gjermanise, me projektin e dyte te radhes te gazit rus “Nord Stream 2” me cmime shume me te leverdishme se gazi i Azerbaxhanit,

    por:

    SHQYPNIA BUDALLAQE, INJORANTE DHE DALLKAUKE MBYLL TEC-AT ME GAZ TE KORCES DHE TE VLORES

    dhe:

    I meshon me mburrje enveriste projekteve idiote me fotovoltaike qe prodhojne 0,001 % te Envergjise elektrike boterore me nje kosto prodhimi jashtezakonisht te larte dhe qe i bejne tokat e bukes varreza te perjetshme,

    prandaj:

    PER CFARE MBURREN SHQYPTARET ME PROJEKTIN TAP DHE ME FOTOVOLTAIKET IDIOTE TE MINISTRES BALLUKU?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *