Vendimi për përzgjedhjen e projektit fitues që do të transportojë gazin nga deti Kaspik drejt Europës do të merret në datë 28 Qershor. Konsorciumi i Shah-Deniz II, që drejtohet nga kompania britanike “BP” dhe që është përgjegjës për marrjen e vendimit, konfirmon datën 28 Qershor. Gazsjellësi TAP është në garë me gazsjellësin Nabucco, i cili nuk kalon nga Shqipëria. Marrja e një vendimi në favor të TAP, do të sillte një rritje të investimeve të huaja direkte në Shqipëri prej 1 miliardë euro, vetëm në fazën e parë të ndërtimit të veprës. Vendi do të përfitonte sasi të mëdha lënde alternative për prodhimin e energjisë, duke reduktuar ndjeshëm kostot për qeverinë dhe qytetarët dhe duke ndikuar direkt në zhvillimin ekonomik. Ndërkohë drejtori i kompanisë shtetërore azere të energjisë “SOCAR” , Rovnag Abdullayev, është shprehur para mediave se, në fillim të vitit 2014 do të fillojë ndërtimi i gazsjellësit TANAP, apo siç njihet ndryshe, gazsjellësi Trans-Anatolian, që lidh fushat e Shah Deniz me Turqinë. Ky gazsjellës do të ketë kapacitete transportuese prej 16 miliardë metër kub gaz në vit, nga të cilat 6 miliardë do të përdoren nga shteti turk për nevojat e veta, dhe pjesa tjetër do të çohet drejt Europës. Drejtori ekzekutiv i kompanisë azere “Socar” ka bërë gjithashtu të ditur se, konsorciumi i Shah Deniz në muajin tetor të këtij viti do të marrë një vendim përfundimtar përsa i përket pjesëmarrjes me anë të investimit në gazsjellësin që do të përzgjidhet fitues. Gazsjellësi TAP është parashikuar që fillimisht të transportojë 10 miliardë metër kub në vit me kapacitet për dyfishimin e kësaj sasie. TAP duket i favorizuar edhe nga fakti se, kompania shtetërore “Socar” është në tratativa me qeverinë greke për blerjen e komopanisë shtetërore të shpërndarjes së gazit “DEPA” në vendin fqinj. Tenderi ka përfunduar dhe palët kanë nisur bisedimet, ndërsa pritet që nga kjo lëvizje kompania “Socar” të futet edhe në tregun e shpërndarjes me pakicë të gazit në Greqi.
Interesi i zvicerianëve për TAP
Grupi evropian i infrastrukturës së gazit Fluxys po merr në konsideratë të bëhet aksioner në projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Diskutimet ndërmjet aksionerëve të Fluxys dhe TAP nisën në vitin 2012. Këto negociata po vazhdojnë me pikësynimin për përfshirjen e Fluxys si aksioner i projektit TAP shumë shpejt pasi Konsorciumi i Shah Denizit të ketë marrë vendimin mbi alternativën e parapëlqyer evropiane për të sjellë gazin nga Azerbajxhani. Fluxys është një operator madhor i tranzitit të gazit në Evropë, duke ushtruar aktivitete në gjashtë vende dhe është gjithashtu një nga operatorët e paktë që kombinon transmetimin, magazinimin dhe përpunimin në terminale të gazit natyror të lëngëzuar (LNG). Fluxys dhe TAP-i kanë besim se do të arrijnë të përmbyllin marrëveshjet e nevojshme për bashkimin e Fluxys si aksioner i TAP-it brenda gushtit të vitit 2013, në varësi të përzgjedhjes së TAP-it nga Shah Deniz-i si gazsjellësi i parapëlqyer evropian. Kjo nxjerr edhe një herë në pah besimin që i jepet TAP-it nga një aktor madhor në industrinë evropiane të energjisë. Drejtori Menaxhues i TAP-it, u shpreh: “Jam me të vërtetë i gëzuar që Fluxys po kërkon t’i bashkohet projektit TAP. Përfshirja e tyre në këtë projekt thekson plotësisht faktin që TAP-i është një Projekt Evropian dhe tregon me të vërtetë që TAP-i mund të transportojë gazin e Shah Deniz-it për në tregjet perëndimore përtej Italisë. Kjo si rrjedhojë kontribuon në sigurinë e furnizimit të Evropës.”
Ku do të kalojë TAP?
TAP-i do të ndërlidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit greko-turk në Kipi, do të përshkojë Greqinë dhe Shqipërinë, si dhe Detin Adriatik duke dalë përsëri në tokë në jug të Italisë. Duke qenë i projektuar për të zgjeruar kapacitetin e transportimit nga 10 në 20 mmk në vit, TAP-i do të hapë të ashtuquajturin Korridor Jugor të Gazit, i cili do të përforcojë sigurinë e energjisë së Evropës duke siguruar një burim të ri gazi.
Gazsjellësi pritet të mundësojë furnizimin me gaz natyror nga Azerbajxhani të një sërë tregjesh evropiane:
– Gjurma e TAP-it mund të lehtësojë furnizimin e disa vendeve të Evropës jug-lindore përfshirë Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Malin e Zi dhe të tjerë.
– Dalja e TAP-it në Itali, tregu i tretë i gazit në Evropë, siguron mundësi transporti të mëtejshëm të gazit kaspik për në disa nga tregjet më të mëdha evropiane si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.
Kush është Fluxys?
Fluxys është një grup infrastrukture gazi me qendër në Belgjikë i cili operon në tregun evropian. Kompania është një operator madhor i tranzitit të gazit dhe kombinon transmetim, magazinim dhe përpunim në terminale të gazit natyror të lëngëzuar (LNG). Përveç aseteve të tij gazsjellëse, magazinuese dhe përpunimit në terminal të LNG-së në Belgjikë, partneritetet e Fluxys-it përfshijnë pronësi në gazsjellësit Interkonektor dhe BBL që lidhin Mbretërinë e Bashkuar me pjesën tjetër të Evropës, terminalin e LNG-së Dunkirk që po ndërtohet në Francë, gazsjellësit NEL dhe TENP në Gjermani dhe gazsjellësin Transitgas në Zvicër. Fluxys ka besim se gazi dhe infrastruktura e tij do të mbeten përbërës thelbësorë për një përzierje të përballueshme energjie në ekonominë me emetime të ulëta të karbonit në të ardhmen.

gazesjellesi i TAP eshte teper i rendesishem per ekonomine tone, qe me saliun ne qarkullim eshte pertoke, pothuaj inekzistente
te rilindim vendin me largimin e saliut dhe nxjerrjen e politikave te reja!!
Do jete nje gje e bukur po ne doren e berishes sdo kete rezultat sepse Saliu ka ca puntore dhe ministra te pa afte ne pushtet sa sdin gje tjeter vetem se te vjedhin lek nga fondet dhe mos ti interesoj gje tjeter !! Sduhet lene ne doren e te pa afteve kjo gje dhe jam i mendimit qe duhet te zgjedhim Edi Ramen sepse ai ka nje list deputetesh qe jan te zote per kete gje dhe jan te pergatitur si nga ana eksperince dhe ana intelektuale
nuk esht saliu qe vendos kush do i bashkohet projektit TAP apo jo esht projeketi i BE i filluar nga EGL group nga gjermant , suedeyet
dhe nese futet kjo kompani tjeter zviceriane nuk esht saliu qe vendos
kjo qe po ben saliu propagand sikur esht ai qe po e nderton esht turp
dhe projekti fillon me 2016
projekti tap dueht t efitoje per shqiperine dhe esht eshume shume kryesore kjo gje sepse e ndihmon jasht zakonisht vendin tone te zhvillohet e zhvilln jasht zakonisht vendi do zhvillohet dhe ps do beje te pamunduren ta realizoje e te fitoje kete projekt
projekti tap eshte i mrekullueshme dhe do e ndihmoj shqiperine t edal nga mjerii qe futi sali beirhsa dhe kjo do arrihet nepermjet qeverise se edi rames nepermjet qeverise se rilindjes e cila do dale nga vota e popullit te pas 23 qerhsorit