Përshëndetje, Dita. Së pari, ju uroj për këtë gazetë të vërtetë që me shkrimet e saj po na çliron ne qytetarët nga frika dhe ngërçi që na kishte zënë në gjithë këto vjet vuajtje. Unë jam një qytetare e Tiranës që banoj në një pallat në qendër, ku kemi një lokal nate që prej shumë vitesh na lë pa gjume. Jam takuar 2 herë me zotin Lulzim Basha, më ka premtuar se do e mbyllte se i kishte shkuar dhe një kërkesë për mbyllje aktiviteti nga mjedisi që na kanë ardhur për të matur zhurmat që janë në kufirin maksimal. Ju nuk e imagjinoni dot si kemi jetuar në këto vite me tapa në vesh dhe ilaçe gjumi, kurse zoti Luli ka fjetur rehat në shtëpinë e tij, se sigurisht do e ketë me izolim të mirë të mos shqetësohet nga zhurmat. Më pas i kam dërguar sms 3 herë dhe kryeministrit te një numër celulari që e kish vënë në dispozicion për popullin. Asnjë masë nuk u mor. Odiseja ime për të zgjidhur këtë problem ka qenë e lodhshme, po të përmend këtu takimet me drejtora të Mjedisit me 3 shefa të komisariatit nr. 3, me 2 kryetarë të policisë bashkiake, si zotin Hoxha dhe të dytin Topallin, që ngrinin supet sikur nuk ishte detyra e tyre për ta zgjidhur. Ky është një turp i madh që përveç streseve të jetës që kemi, vijmë në shtëpi të qetësohemi, rrimë pa gjumë çdo natë se ahengu mbaron në 5 të mëngjesit. Gjatë gjithë këtyre viteve në të gjitha zyrat, që unë kam shkuar, kam takuar zyrtarë burra të pazotë, turp t’ju vijë që përveç rrogës që marrin si langaraqë, marrin dhe bakshishe nga të zotët e lokaleve.
Kur shoh, z. Lulzim Basha tani që garon për kryetar i PD, që bërtet, ulëret dhe shan mendoj si nuk ka bërë kështu me vartësit e vet, Florianin dhe Vullnetin që nuk zgjidhnin problemet e qytetarëve apo tani ndryshon puna është interesi tij personal. Doja përmes jush Dita, t’i coj një mesazh të fundit z. Lulzim Basha. Ti mund të bëhesh kryetar i PD, por ta dish një herë e përgjithmonë se nuk do jesh i zgjedhur nga populli kurrë. Ju lutem, juve Dita të ma botoni sms time se Lulja e di mirë kush jam. Respekte, faleminderit. Më falni për gabimet në të shkruar.
SMS në DITA në 0689073730

Z LUL , Z TABAKONE. KU JANE PREMTIMET E FUSHATES SE BASHKISE ,QE NUK DO KETE MUZIK MBASE ORES 12 NUK SHTYET ME GENJESHTRA POPULLI JA U DHA PERGJIGJEN MASHTRIMEVE TUAJA,PO VAZDUAT ME MASHTRIME PRAPE DO TE MERNI PERGJIGJE JU TE KORUPTUAR JU MASHTRUSA TE DEGJENERUAR
o Luli prej plasteline, ku i ke premtimet ore manikin i lokalit me nam Butik Sali.