Tare dhe Kodheli, në krye të aksionit për pastrimin e bregdetit

anazapta

Agjensia Kombëtare e Bregdetit dhe Forcat e Armatosura kanë nisur një aksion pastrimi në bregdet në prag të hapjes së sezonit turistik. Aksioni është përqendruar në zonën veriperëndimore të vendit, bregdeti nga Shëngjini deri në Velipojë.

Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, tha se aksioni për pastrimin e detit do vijojë gjatë gjithe sezonit. Muajin tjetër do të vendosen 11 fushëpushime të ushtrisë përgjatë gjithë vijës bregdetare me qëllim që aksioni të vazhdojë pa ndërprerje.

Ministrja Kodheli ndodhet në terren për të drejtuar aksionin me 1380 forca dhe 79 mjete, duke nisur punën që aksionin nga plazhi i Velipojës, 160 forca të tjera me mjete kanë zbarkuar në Shëngjin, për pastrimin e vijës bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Tale.

Është parashikuar që inertet e hedhura përgjatë bregdetit të depozitohen në “landfillin” e Bushatit.

Krahas aksionit të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura, pritet që edhe institucionet lokale dhe shkollat të angazhohen në aksionin e pastrimit.

Share This Article
8 Comments
  • Ushtria nuk eshte per pastrim, aq me teper qe jane me pagese dhe jo me ne sherbim te detyruar ushtarak. Ushtria perdoret ne emergjenca kombetare dhe jo ne paaftesi qeveritare/ministria e transportit per te mirembajtur rruget. Pak me respekt per ushtrine.

  • e pabesi ndaje shqiptarite qeveria teroriste berisha bente tendera vidhte miliona euro per pastrime dhe sbente fare tini behen e pune vullnetare hade rama hajde dhe te gjithe teroristate u bene miliardere dhe nuk i zuri ligji kurse keta qe po pastrojne e bejen falasposhte armiqte e shqiperise qe jane keta politikane terorista

  • Tani po bie era shtet. BRAVO BRAVO BRAVO. Gjithcka fillon nga pastertia fizike dhe pastaj edhe ajo morale me vlera njerezore.

  • Po cte keqe ka qe ushtria te pastroje vendin nga mbeturinat 24 vjecare. A ka me emergjence sesa papastertia. Bravo ushtrise dhe atyre qe kane vendosur nje gje te tille.

  • Lexoj ca komente qe thone bravo ushtrise,po kaq shifni ju,nuk e dini ju qe keta te shkretet shkojne me leket e tyre ne pune,edhe ushqimin qe kishin ja u hoqen,edhe kete kishin mangut per fundjave,300 mij lek te vjetra ne muaj marin, ca te bej me pare me to, po halli ca ste ben jo plerat po dhe banjot shkon e pastron.Kurse ne pagujm taksa per pastim gjelberim,ti marin kryetaret e komunave dhe bashkive se ju duhen per pushime ne plazhet e pastruara nga ushtria.

  • Nuk ështe logjike që ushtria te futet në punè të tilla te rendomta!? Doktrina dhe ligjet nuk e ndalojné ushtrinë te kryeje punë ne ndihme te komuniteteve e të interesave publike por ama lënë te nënkuptohet qe perdorimi i ushtrise bëhet në raste emergjencash si përmbytje,tërmete,fatkeqesi të medha natyrore etj.te këtij spektri. Domethënë ushtria nderhyn atehere kur mjetet dhe forcat e emergjencave civile nuk jane te afta te permbushin misionin e tyre!? Ndersa ne rastin konkret nuk behet fjale per emergjenca por per punë te rendomta pastrimi qe mund t’i bënte cdo subjekt civil. “Patriot”më siper konstaton me te drejte se ne keto pune te rendomta nuk perdoren ushtare te zakonshem te cilet janë suprimuar nga sherbimi ushtarak por, nga ushtare rrogtare te cilet jane “zyrtare ushtarakë” sic jane dhe punonjesit e cdo institucioni,bashkie e ministrie? Ne këtë kontekst pse nuk u perdoren keta punonjes por u gjeten ata te ushtrise? Kur dihet fare mire se ushtria nderhyn atehere kur civilet nuk i kane keto mundesi dhe pergatitjen e duhur. U gjeten zyrtaret e ushtrise sepse me keta e kane me te lehte pasi jane nen pushtetin e urdhrit dhe te pergjegjesise per moszbatimin e tij. Ky quhet spekullim dhe shperdorim ushtarak. Ato pastrime qe u bene mund ti bente kushdo!? Nuk duhej te futej ushtria e cila meret me emergjencat dhe me punë qe nuk jane te afta ti bejnë civilet për shkak tê shkalles se larte të veshtiresisë dhe rrezikshmerisë !? Çfarë kishte nga keto vështiresi e rrezikshmeri ne ate pastrim qesesh barishtesh e ferrash? Asgje nuk kishte! Ishte thjesht nje pune e lenë pasdore nga organet e pushtetit dhe meqë po vijne turistet o burra t’ja ngjeshim ushtrise qe ti bejë shpejt e shpejt e te hedhim lumin!?? Ky eshte shperdorim i ushtrise e cila ne misionin e saj ka punë më me peshë për te bërë! Shumë më me peshë dhe që çuditërisht nuk po na tregohen asnjeherë!? Perkundrazi,na tregohet “sulmi i ushtrisë mbi plehrat”? Mbi ato plehra qe kanë pergjegjës dhe njerëz qe nuk i kane hequr dhe që nuk kanë bëre detyrën e duhet të përgjigjen! Po nuk u përgjigjën përseri mot do të thërresin zonjen Mimi e ushtrine per ndihmë dhe avazi do te vazhdojë…? Zonja ministre mos e shperdoroni ushtrinë me pastrim mbeturinash por jepini detyra ushtarake e stervitore qe te realizoje standartet e nje ushtrie me aftesi te plota per misionin e saj themelor!

  • @ Patrioti ? Nuk ështe logjike që ushtria te futet në punè të tilla te rendomta!? Doktrina dhe ligjet nuk e ndalojné ushtrinë te kryeje punë ne ndihme te komuniteteve e të interesave publike por ama lënë te nënkuptohet qe perdorimi i ushtrise bëhet në raste emergjencash si përmbytje,tërmete,fatkeqesi të medha natyrore etj.te këtij spektri. Domethënë ushtria nderhyn atehere kur mjetet dhe forcat e emergjencave civile nuk jane te afta te permbushin misionin e tyre!? Ndersa ne rastin konkret nuk behet fjale per emergjenca por per punë te rendomta pastrimi qe mund t’i bënte cdo subjekt civil. “Patriot”më siper konstaton me te drejte se ne keto pune te rendomta nuk perdoren ushtare te zakonshem te cilet janë suprimuar nga sherbimi ushtarak por, nga ushtare rrogtare te cilet jane “zyrtare ushtarakë” sic jane dhe punonjesit e cdo institucioni,bashkie e ministrie? Ne këtë kontekst pse nuk u perdoren keta punonjes por u gjeten ata te ushtrise? Kur dihet fare mire se ushtria nderhyn atehere kur civilet nuk i kane keto mundesi dhe pergatitjen e duhur. U gjeten zyrtaret e ushtrise sepse me keta e kane me te lehte pasi jane nen pushtetin e urdhrit dhe te pergjegjesise per moszbatimin e tij. Ky quhet spekullim dhe shperdorim ushtarak. Ato pastrime qe u bene mund ti bente kushdo!? Nuk duhej te futej ushtria e cila meret me emergjencat dhe me punë qe nuk jane te afta ti bejnë civilet për shkak tê shkalles se larte të veshtiresisë dhe rrezikshmerisë !? Çfarë kishte nga keto vështiresi e rrezikshmeri ne ate pastrim qesesh barishtesh e ferrash? Asgje nuk kishte! Ishte thjesht nje pune e lenë pasdore nga organet e pushtetit dhe meqë po vijne turistet o burra t’ja ngjeshim ushtrise qe ti bejë shpejt e shpejt e te hedhim lumin!?? Ky eshte shperdorim i ushtrise e cila ne misionin e saj ka punë më me peshë për te bërë! Shumë më me peshë dhe që çuditërisht nuk po na tregohen asnjeherë!? Perkundrazi,na tregohet “sulmi i ushtrisë mbi plehrat”? Mbi ato plehra qe kanë pergjegjës dhe njerëz qe nuk i kane hequr dhe që nuk kanë bëre detyrën e duhet të përgjigjen! Po nuk u përgjigjën përseri mot do të thërresin zonjen Mimi e ushtrine per ndihmë dhe avazi do te vazhdojë…? Zonja ministre mos e shperdoroni ushtrinë me pastrim mbeturinash por jepini detyra ushtarake e stervitore qe te realizoje standartet e nje ushtrie me aftesi te plota per misionin e saj themelor!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *