Tare, i dyzuar mes Lacios dhe Interit

anazapta

Igli Tare mund të jetë në dilemë për të vazhduar ose jo me Lacion, ku kryen funksionin e drejtorit sportiv.

Ish-kapiteni i Shqipërisë shihet si kandidati kryesor për ta kryer këtë rol tek Interi i Milanos, pasi bosi i ri, Erik Thohir, dëshiron të marrë njerëz që dinë të vënë në funksionim sektorin e të rinjve, gjë që ai e ka bërë më së miri te klubi roman. Sipas shtypit italian, Tare dëshiron të qëndrojë ende tek Lacio, por një shtysë për largim mund ta marrë nga emërimi i trajnerit të ardhshëm.

Vladimir Petkoviç është drejt largimit dhe Tare dëshiron të marrë Murat Jakin, që aktualisht drejton Bazelin. Ndërkaq, në Itali është përfolur një rikthim i trajnerit Edi Reja dhe kjo mund të sjellë largimin e Tares, pasi marrëdhëniet midis tyre kanë qenë të tensionuara.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *