Tare: M’u ofrua stoli i Shqipërisë, por e refuzova

Dita

Pak para nisjes së ndeshjes mes Armenisë dhe Shqipërisë, të fituar 3­ 0 nga kombëtarja jonë që siguroi edhe kualifikimin në Euro 2016, ishsulmuesi i përfaqësueses kuqezi, Igli Tare foli gjerë e gjatë për mikrofonin e “Sky Sport” për ecurinë e Shqipërisë ne eliminatore.

“Nëse do të ktheheshim pas, në fillim të eliminatoreve, Shqipëria nuk shihej si favorite në grup, për t’u kualifikuar në Francë 2016. Por skuadra ka bërë një punë mjaft të mirë me në krye trajnerin De Biazi, i cili i ka dhënë skuadrës një identitet, duke patur parasysh se kjo skuadër nuk ndoshta nuk ka shumë kualitet teknik, por ama ka një shpirt skuadre. Skuadra ka treguar shpirt gare ndaj Portugalisë dhe Francës, por me kalimin e ndeshjeve, presioni u rrit dhe ndodhi ajo që ndodhi në ndeshjen ndaj Serbisë. Kombëtarja shqiptare është mjaft e re në moshë dhe ka nevojë për më shumë eksperiencë. Ne jemi një skuadër e vogël, por kemi personalitet dhe i luajmë ndeshjet si të mëdhenj”, tha Tare.

Për Canën

Igli Tare foli edhe për kapitenin e kuqezinjve, Lorik Canën, i cili u kritikua mjaft pas ndeshjes me Serbinë në “Elbasan Arena”. Ai shpjegoi arsyet se përse karriera e Canës në Itali nuk shkoi mirë. “Ai ka patur shumë probleme fizike në të shkuarën, të cilat kanë patur ndikimin e tyre. Megjithatë, mund të them se kudo që ai ka luajtur ka qenë lider. Edhe te Nanta ai po merr profilin e një lideri, pasi lojtarët e saj janë relativisht të rinj. Nëse atij i besohet kjo detyrë për të marrë përpara skuadrës, ai e përmbush dhe me mjaft përgjegjshmëri. Për fat të keq, te Lacio, këto detyra u janë dhënë lojtarëve të tjerë, dhe atij shumë pak, ndaj edhe dështoi”, tha Tare.

De Biazi te Lacio?

I pyetur nëse Lacio po planifikon që të firmosë me De Biazin si trajner, Tare, i cili është edhe drejtor sportiv te klubi italian, i hodhi poshtë këto spekulime. “Me sa di unë, De Biazi kërkon që të rinovojë me Shqipërinë. Ne nuk e kemi shqyrtuar asnjëherë si alternativë De Biazin. Unë e respektoj shumë atë si trajner. Ai është duke shkruar histori me Shqipërinë”, tha Tare.

Tare trajner i Shqipërisë?

Lidhur me këtë pyetje Tare zbulon se i është ofruar një gjë e tillë gjatë këtij viti nga FSHF­ja por ai ka refuzuar. “FSHF­ja më ka kërkuar që ta shohë si mundësi gjatë këtij viti, por unë kam refuzuar, pasi unë ndihem njeri i futbollit dhe nuk mund të trajnoj. Por duhet të kuptoni se unë jam tifoz i çmendur i Kombëtares Kuqezi dhe nëse në një moment të mëvonshëm do të më kërkohej e njëjta gjë, do ta merrja në konsideratë. Por mendoj se për shumë vite të tjera, De Biazi do të ketë mundësi të japë më shumë për futbollin shqiptar. Kjo skuadër është e re dhe ka një perspektivë premtuese për 10 vjetët e ardhshme. Mosha mesatare është 21.7 vjeç. Është një grup që mund të ecë shumë përpara”, vijon Tare.

Lojtarë të tjerë te Lacio?

“Ka shumë lojtarë që mua më pëlqejnë, por këtu në Romë ka një situatë të çuditshme. Kur një drejtor sportiv shqiptar sjell në klub një futbollist shqiptar ai gjykohet e paragjykohet dhe duhet të jesh shumë strikt në këtë pjesë. Por nëse je i bindur se ai është i aftë të luajë kudo, atëherë e merr pa mëdyshje”, tha Tare.

Share This Article
7 Comments
  • DO ISHTE FATKEQESI TA LINIM DE BIASIN TE IKTE.

    RAMA SHFAQI INTERES DHE BESOJ SE DO TA HAPI PAK QESEN, POR EDHE DE BIASI ISHTE SHPREHUR SE KA MUNDESI TE GJEJME GJUHEN ME FEDERATEN KERKESAT E MIA NUK JANE TE RENDA DHE KISHTE DESHIRE TE RRINTE NE SHQIPERI.

    INSHALLAH ARRIHET MARREVESHJA.

  • QE TU AFRUA STOLI NUK DUHET TA THOSHE. SE KESHTU DEL SE FEDERATA KA PASE NDONJI KOMPLOT NDA DI BIAZIT. KJO TREGON SE NUK PASKE SHUME TRU NE KOKE

  • Po ta kishe marre ti kombetaren,do te kishe bere ate qe ke bere gjithmone.,,,..Ate qe beri yt vella ne plazhe,..Shitu atje sa nuk te ka dale boja.De Biazit nuk i afroheni ju sharlatane!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *