Targat me çip, Haxhinasto: S’kemi vendim

Dita

Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto iu përgjigj akuzave të opozitës në lidhje me kërkesën koncesionare të marrë nga institucioni që ai drejton për targat me çip.

Haxhinasto ritheksoi se bëhet fjalë për një ofertë të pakërkuar nga Ministria, kërkesë që është çuar për vlerësim në institucionet e tjera shtetërore për vlerësim.

“Targa me çip është njësoj si të vendosësh një sistem monitorimi me kamera, por aftësia e një çipi është shumë më e lartë se ajo që lejon kamera. Çipi lexohet në çdo rrethanë. Pavarësisht kësaj, ministria dhe gjithë institucionet e kësaj qeverie kanë për detyrë që të analizojnë me seriozitet maksimal çdo kërkesë koncesionare. Gjykimi juaj duhet të nisë kur ne të pranojmë kërkesën koncesionare. Kjo ofertë e pakërkuar është sjellë për vlerësim dhe ne e kemi çuar tek institucionet e tjera për vlerësim dhe pastaj do të shprehemi për këtë”, deklaroi Haxhinasto.

Share This Article
3 Comments
  • Targat me çip behen me kerkese te vete shoferit.Per kete duhet te paguajn para.Kjo me çip per interres qe te mos vidhet automjeti.Nese vidhet i mbetet detyre bossit qe leshon çipin.

  • Po pse mor bastard, cfar ka per te Vleresuar kjo ofert e biznesit tend???

    Ja, kam dhe une nje oferte/biznesi;

    -te vendoset taksa e oksigjenit O2, qe thithin te gjith frymoret njerez ne Shqiperi.
    – cdo Shqiptar do te kete ne dispozicion nje sasi O2 falas ne muaj.

    – Ata qe e tejkalojne sasine e ajrit te thithur duhet ta paguajne pjesen e tepert.
    – matja e sasise se O2 do te behet nepermjet nje Qaforje me chip, sipas standarteve me te avacuara Europiane, te vendosur ne qafen e cdo shqiptari.

    -Po ashtu kjo Qafore do te regjistroje dhe transmetoj vend ndodhjen e cdo individi ne cdo moment te dites.

    – cdo shqiptar duhet te paguaj paradhenie, ne fillim te cdo muaj, O2 qe do thith, teprica do te mbyllen ne fund te muajit.

    -Qaforja do te kontrollohet ne distance(remote control), dhe per ata qe nuk e paguajne O2, ajo do te ngushtohet automatikisht deri sa te paguhet detyrimi …ose te ta marr shpirtin fare…

    Tani, o Bastard, merre kete oferte “serioze” qe eshte edhe sipas standardeve Europiane, dhe kalojua Ministrive te linjes per gjykim e vleresim..

    Se eshte me goxha fitim

  • Perderi sa nuk eshte kerekes e BE, dhe nuk eshte parashikuar ne asnje nga direktivat apo standartet e saj, nuk duhet pranuar. Nuk eshte e vertet se sherben per te ndihmuar ne vjedhjen e mjetit sepse targa eshte element i zmontueshem. Eshte vetem per te perfituar ai qe e ka propozuar.
    Cipi, nuk duhet pranuar. Mjaft me me budallalleqe.
    Ne kerkojme te integrohemi ne BE dhe jo në Kazakistan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *