Enti Rregullator i Energjisë Elektrike pritet të mblidhet sot në mesditë për të vendosur miratimin e tarifave të rregulluara të energjisë elektrike për prodhimin, trasmetimin dhe shpërndarjen.
ERE ka njoftuar në faqen e internetit axhendën e mbledhjes së sotme të orës 12 ku pritet të miratojë Planin e Investimeve për vitin 2015 të KESH sh.a, OST sh.a. dhe OSHEE sh.a.
Pas investimeve ERE do të miratojë edhe vendimin për Llogaritjen e Tarifave të Prodhimit të Energjisë Elektrike, të Shërbimit të Furnizimit me Shumicë, Transmetimit, Shpërndarjes dhe Shitjes me Pakicë të Energjisë Elektrike për Konsumatorët Tariforë për vitin 2015.
Mbledhja e sotme e ERE nuk pritet të ketë ndonjë suprizë për çmimin e energjisë për konsumatorët.
Çmimi mesatar eshte paracaktuar që para zhvillimit të seancës dëgjimore të ERE-së të datës 12 dhjetor 2014.
Një burim i ERE-s i tha “Monitor” gjatë seancës dëgjimore të 12 dhjetorit 2014 se, gjithsesi, një rritje çmimi do të ketë për bizneset për të përmirësuar situatën financiare të tre kompanive, ndërkohë që konsumatorët me konsum nën 300 kwh përgjithësisht do të kompensohen, ndërkohë që çmimi mesatar i ponderuar për konsumatorët e tjerë do të jetë mes 9.5-10 lekë për kilovat/orë.
Gjatë ditëve të fundit në ERE janë zhvilluar bisedime intensive me tre kompanitë por në mënyrë më të dendur me OSHEE për njohjen ose jo të disa shpenzimeve, kryesisht ato që lidhen me humbjet jo-teknike(vjedhjet) e energjisë. Burimet nga ERE thanë për “Monitor” se tarifa e energjisë do jetë 9.5 lekë/kilovatorë ndërkohë që supriza e vetme, siç kishte lajmëruar Monitor, lidhet me çmimin që do të paguajë biznesi sipas sektoreve, industrisë, tregtisë dhe shërbimeve dnërkohë që është lajmëruar se furrat e bukës do të kenë një çmim më të ulët.

Suprizë vetëm tarifa për biznesin??? Nga doli kjo teori e re , Rama foli per çmim unik . Sido qe te jete vetem nje gje eshte e sigurt , fukarai e ka ne by**
Po sigurisht qe kjo qeverri nuk ka punuar qofte edhe nje dite per bisnesi vetem demagogj,se di se kur do te organizohet edhe bisnese dhe te protestoj dhe te mos paguaj taksat dhe te shohim sa si do ndryshoje qeverria.
Rritja e cmimit te energjise ndaj biznesit eshte rritje direkte per konsumatoret fundore pasi kjo rritje cmimi do reflektohet ne kostot e produktit pra tek cmimi i produkteve qe njerezit do konsumojne.Por si te gjitha iniciativat e qeverive ne vendin tone edhe kjo nuk i shpetoi hiles para njerezve te thjeshte duke lene te kuptohet se po ja rrisim cmimin biznesmeneve qe kane dhe jo ju njerezve te varfer packa se jane keta te fundit qe do e mbajne kete rritje.Hajt rrofte Riluindja!