Tarifa për Rrugën e Kombit, Ministria e Transportit jep sqarime për marrëveshjen

DITA Online

 

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka publikuar marrëveshjen e koncesionit të 2016 pas lajmit se ditës së sotme ku nisi testimi për tarifat e automjeteve që do të kalojnë në Rrugën e Kombit.

Ky testim do të zgjasë gati dy  javë dhe më pas do të nisë dhe tarifimi për automjetet.

“Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës në afërsi të tunelit të Thirrës dhe Koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës”.

Tarifat që do të aplikohen:

Klasa 1 motor – 2.5 Euro

Klasa 2 veturë – 5 Euro

Klasa 3 autobus & kamioncinë – 11.2 Euro

Klasa 4 kamion i mesëm – 16.2 euro

Klasa 5 kamion i rëndë – 22.5 euro

Deklarata:

Në Marrëveshjen e koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot Morinë”, miratuar me VKM nr.870, datë 14.12.2016 “Për miratimin e kontratës se koncesionit, “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot – Morine”, ndërmjet Republikës se Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Konsoriumit “Catalyst Viva Das General Contracting, LLC-Salillari shpk – Bee Tech-Violiap Ateve – Kastrati sh.a., ndër të tjera parashikohet se:

Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës ne afërsi të tunelit të Thirrës dhe Koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës.

Objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i Autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj. Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit.

Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve.

a.s/dita

Share This Article
6 Comments
  • Ne asnje vend te botes nuk ka taksa apo pika pagese ne rruget kryesore, kombetare apo cfaredo lloj rruge tjeter qe eshte e perdorimit masiv. Taksat apo pagesa te tilla vihen ne rruge alternative, qe njerezit i perdorin ne rast se duan te shkurtojne kohe dhe te eliminojne trafikun e renduar.
    Ne asnje vend te botes rruget nuk jane prone e asnje kompanie.
    Jane prone dhe pergjegjesi e shtetit dhe e bashkive per ti mirembajtur.
    Kompanite private nuk kane asnje te drejte mbi te ardhurat e rrugeve. Jane taksat e popullit qe mirembajne rruget. Dhe vjelja e taksave te popullit shkon per keto mirembajtje si dhe per sherbime te tjera publike.
    Kjo eshte vjedhje dhe grabitje e hapur e tipit banditesk te qeverise se Ramutit.
    Dhe nese shteti kerkon te riparoje rruge, atehre paguan kontraktore dhe kur mbarojne pune ikin.
    Asnje nuk ka te drejte te pronesoje rruget.
    Kujtohuni se protesta e artisteve te Teatrit Kombetar nisi me kete argument. Privatizimin qe po u ben Ramuti pronave publike. Dhe ja ku po shkon.
    Rruget nuk mund te privatizohen. As sheshet dhe pronat publike nuk mund te privatizohen.
    Nuk keni qeveri por bandite ne shtet.
    Vjedhje e hapur dhe njerezit jane dakort.
    Popull tutkun

  • Po te shkosh nga Janina ne Athine pagon mbi 30 euro
    Nuk po.them per autostradat ne Itali qe te grijne nga taksat
    Por mos harojme qe ne keto shtete ke qef me udhetu neper keto rruge, kurse ketu kush do i mirembaj dhe me kryesorja eshte se kush do e kontrolloj mirembajtjen , pasi do.plasin bakshishet
    Shif rasti konkret Tirane -Durres kompania perkatese nuk po e miremban por po e shkaterron me keq

  • Ka nje keq interpretim me kete taks qe e krohesojme te zbatueshme si vendet e tjera te botes .Bota nuk ka keto rruge qe kemi ne.Ato jan plotesisht te monitoruara e me nje siguri te lart. Mjetet qarkullojme ne kushte ideale dhe skan efekte ansore si konsum me shum te karburanteve ,gomave e pjesve te automjetit .
    Nese rruget tona plotesojn kushtet sipas normave nderkombetare un e quaj me vend vendosjen e takses . Ne te kunderten qytetaret ngarkohen me nje taks qe nuk ja vlen te perdoresh makinat private.Te vendosi shteti linja qe ti mbuloj te gjitha akset e tu pergjigjet kerkesave te qarkullimit .Keshtu kan vepruar shum shtete Evropjane. Nga eksperienca ime dua te them se ka akoma boshlleqe serjoze. Ky vendim te rishikohet e te gjukohet si arrihet ne kete taks.
    Ne vendet e Evropes qe kam qarkulluar per cdo 75 km vihet nje taks qe varjon nga 1.68- ne 2.2 euro per autoveturat . Kjo taks e llogjikshme lidhet me kushtet ideale te levizjes ku cdo mjet harxhon me pak karburant ,kohe ,konsum e siguri. Sa hyn ne teritorin Shqiptar makiners i ndryshojn te gjith parametrat . Leviz me ngadal per shka te gjendjes se rruges. Harxhon me shume karburant ,nxeht me shpejt dhe konsumohet me shum .Ne 100 km jasht vendit me makine personale harxhon ,sipas tipit . me pak se ne Shqiperi . Psh ,ne rruget qe qarkullojne shqiptaret Athine -Kakavije 479 km normalisht i ben per 5 ore e 23 minuta. Nga Kakavija ne Tirane 225km normalisht i ben per 4 ore e 10 minuta .Keto tregues jan kur ndalon vetem 30 minuta gjat distance se pershkruar 734km per te mbritur ne Tirane .
    Keto si dhe shum faktor te tjer duhet te meren ne konsiderat per te plotesuar nje kod ligjor mbi taksat qe duhen vendosur ne rruget tona .Nuk jam kunder taksimit por ajo te perputhet me kushtet reale te gjendjes se rrugve ,nivelit ekonomik e teknologjise.
    Sipas te dhenave statistikore ne shqiptaret kushtet e sotshme te Evropes i plotesojme mbas 30 vjetve .Pra jemi shume te parakoheshem te vendosim keto taksa qe jepen kur ne vendet e tjera jan te llogjikshme me nivelin aktual te qytetarve .

  • Meqe jemi ne vitin e Skenderbeut e meritoni nje takse qe ti ndaje shqiptaret. Nuk i mjaftoi qe i detyroi te emigronin pasi i futi ne burg per fatura te papaguara te dritave nga pamundesia ekonomike, tani po i rendon edhe me nje takse hajdutesh grabitqare. Tani Kosova ndodhet midis dy zjarresh, serbet nga njera ane dhe skenderbenjte rilindjote nga ana tjeter.

  • Shoke mos harroni qe taksa e qarkullimit paguhet ne cmimin e benzines keshtuqe kjo i bie te jete vjedhje e paster qe shkon direkt ne xhepat e PPP-se se miqve te kriepsikopatit. A do te shkruaje bejtexhiu me bedrinjte e gazetes per te apo do te vazhdojne te merren me Saliun e dhenduret e Saliut nderkohe qe “gruaja e Bilalit” po ben kerdine.

  • Ky palloshi thote per kerburantin qe eshtei shtrenjte ,jane takse per rruget ,pra i do dy here parate ,e ka rritur borxhin publik 14 % me shume se Sali larqofti ,pensionisteve te mjere ka 5 vjet qe sja rrit pensonin ,dhe mbi te gjitha , kjo rruge nuk eshte bere nga privati ,por me taksat e qytetareve .Ka autostrada Italia ,por i ka ndertuar privati ..Hej ku ju con mushka ???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *