Dy ditë më parë Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri la të kuptohej në një dalje publike se do të ketë rritje të çmimit të energjisë, por pa prekur konsumatorin në nevojë.
U interesuam dje për të marrë vesh nëse ka një tabelë të tarifave, si do të funksionojë, sa do të jetë rritja, por ende nuk ka një përcaktim të tyre.
Po kështu dje kryetari i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), Petrit Ahmeti në një prononcim për mediat dje është shprehur se do të jetë muaji dhjetor, koha kur do të përcaktohen tarifat e reja për pagesën e energjisë elektrike, duke pranuar që do të ketë një ndryshim të tarifimit, por ende të papërcaktuar se në cilat nivele.
Kryetari i ERE Petrit Ahmeti, sqaron se aktualisht kompanitë po sjellin raportet dhe në bazë të performancës së tyre do të vendoset edhe nëse do të ketë një ndryshim të çmimit apo jo.
“Brenda dhjetorit duhet të merret vendimi përfundimtar në lidhje me çmimin e nergjisë elektrike, për të gjithë kategoritë e konsumatorëve”, u shpreh dje kreu i ERE.
Sipas tij pranë Entit Rregullator po bëhet procesi i aplikimit nga kompanitë, “të cilat aplikojnë pranë Entit Rregullator për çmimet e energjisë elektrike bazuar në përformancën e tyre, në bilancet e tyre dhe në kërkesën e tyre që kanë për të ardhurat, për shitjen apo blerjen e energjisë elektrike”.
“Hapi i dytë është të realizohet një seancë publike dëgjimore, e cila do të realizohet me të gjitha palët e interesuara, ku ne marrim dhe përthithim proçesin dhe nivelin e çmimeve të energjisë elektrike”, u shpreh Ahmeti duke shtuar dhe një hap të tretë që është vendimi, i cili do të merret brenda muajit dhjetor.
Ndërkohë që po analizohen disa skenarë të ndryshimit të çmimit të energjisë, sipas Ahmetit shumë mundësi ka të vendoset heqja e fashës deri në 300 kwh.
“Ajo është një nga alternativat që ne po mendojmë, por natyrisht ajo kërkon një analizë të thellë, nga pikëpamja organizative që ka kompania, por edhe nga pikëpamja e eficiencës që do të ketë heqja apo mos heqja e çmimit me dy blloqe”, u shpreh Ahmeti.
Cilat janë kategoritë që mund të preken nga rritja e çmimit?
Dy ditë më parë Ministri Gjiknuri bëri të qartë se është ERE që do të merret me politikat e çmimit të energjisë. “Konsumatori familjar do të mbrohet, konsumatori në nevojë do të mbrohet”, thoshte Gjiknuri në deklaratën e tij, duke shtyar gjithashtu se “që çmimi i energjisë ka mbi katër vjet që nuk është reflektuar, as është indeksuar”. “Çdo çmim ka edhe indeksin e saj. Çfarë është çmimi final i energjisë, shumatore e të gjithë elementëve që përbëjnë koston e energjisë: qoftë importi, Shqipëria importon mbi 40% të nevojave të saj, qoftë vulnerabiliteti që vjen për shkak të mungesës së reshjeve”, sqaroi Ministri duke nënvizuar se ne nuk do të përfshihet tek çmimi i energjisë humbjet jo teknike apo mungesën e aftësisë për të reduktuar humbjet.

Tarifa nuk duhet te jete e barabarte si per konsumin e vogel e atij te madh, per shum arsye?
se pari me konsumusin e madh jeton ekonomia ku prodhohet dicka kurse ai i vogel nuk arin ate qe prodhon dicka, pra duhet gjithnje te paguaje tarife me te larte!
sa per ata qe nuk harxhojne e i kan te boshatisura shtepite ne emigracion, tu vihet nje tarife arxhon ose nuk arxhon linja esht e lire! Ose ato apartamente qe jan te banuara vetem per sezonin veror, pra 20 mj lekshin duhet ta paguaj per cdo muaj edhe pse ai nuk banon gjith vitin!
Cfare tarifash mer ? Marrjeuani leket hajduteve si atyre te medhenj Sali e fatos e Arvzi e deri tek hajdutetet e vegjel katunaret e mi qi nuk na kane lan gja pa vjedh , perfshi energjine !
Cmimi nuk ka pse lu dhe me pagu prape ne qi kemi pagujt gjithe jeten , paret qi kane vjedhe hajdutat !
Bojkot pageses se energjise !
jo vetem kaq or mik, por 40% e energjise vidhet.
dhe vidhet me urdher te ketyre per fushate per te marre vota.
vetem kjo mos te vidhet i bie qe cmimi te pergjysmohet
Keta te Rilindjes sikur kishin premtuar qe do te ulnin humbjet,vjedhjet me nje fjale dhe se do te ulnin tarifat per energjine elektrike.Tani del qe duhet te shitet me cmim me te larte.Keni harruar premtimin dhe qe ne kete ministri punojne te paaftet me ne krye ministrin.Ky nuk eshte skandal zoti Edi,kur dicka tjeter eshte premtuar e dicka tjeter behet?
Te gjtha po ngihen . Po rrogat kur do ti ngrej rilindja ku do ti gjeje leket populli te paguaje tarifa kaq te shtrnjta
ky ministri Gjiknuri me duket ko..e fare .Si do e mbroje ai konsumatorin familjar nga ngritja e cmimeve te produkteve?Budallenj i di ai shqiptaret?.Cdo produkt i prodhuar ka brenda kostos se tij edhe zerin energji dhe po te rritet cmimi i energjise do rriten edhe cmimet e produkteve te konsumit per qytetaret.Keta dhe sikur do e ulnin dhe T.V.SH._ne per energjine ne 6 %.Mjere ky popull ka rene gjithnje nga shiu ne bresher,ndryshe dhe Saliu nuk do vinte ne pushtet pas gjemes se 1997,por doli Nano pushti qe me bemat e tij e risolli ne pushtet.