Volotea, kompania low cost e fluturimeve ajrore, është larguar nga Shqipëria duke ndërprerë fluturimet e saj përmes aeroportit të Rinas.
Që prej dhjetorit të vitit 2015, kompania ajrore me qendër në Barcelonë, operonte dy rrugë përmes aeroportit ndërkombëtar të Rinasit: Tiranë-Verona dhe Tiranë-Venecia, me një frekuencë dy herë në javë.
Por pak ditë më parë, kjo kompani ka ndërprerë në mënyrë të beftë fluturimet drejt dhe nga Shqipëria çka përbën një lajm jo të mirë për sektorin e turizmit.
Top Channel ka mësuar se shkaku i largimit të Voloteas, e cila aktualisht operon rreth 70 destinacione në Europë, janë tarifat dhe taksat e larta në aeroportin e Rinasit.
Për shkak se kompanitë low cost kanë marzhe të ulëta fitimi, ato nuk pranojnë të fluturojnë në aeroporte ku duhet të paguajnë taksa dhe tarifa relativisht të larta.
Në vitin 2014 një hetim i thelluar i Autoritetit të Konkurrencës gjeti se tarifat e aeroportit TIA janë të më larta se të njëjtat tarifa të krahasuara me vendet e rajonit, ndërkohë që veç tyre paguhet dhe një taksë 10 euro për biletë, e vendosur nga qeveria. Kjo ka bërë që disa kompani low cost, si RyanAir të refuzojnë fluturimet nga Shqipëria.
Tarifat dhe taksat e larta që aplikohen në aeroport kanë një efekt negativ të dyfishtë për turizmin, por edhe qytetarët. Përvecse rrisin çmimin e biletave për kompanitë ekzistuese, këto tarifa mbajnë jashtë kompanitë low cost.
Së fundmi qeveria ka urdhëruar një auditim financiar mbi koncesionin e aeroportit, për të parë nëse fitimet e koncesionarit kanë devijime nga skenari bazë i parashikuar në kontratën e koncesionit.
o.j/dita

Te na rroje qeveria,
Mire qe po ikin popullata, po po ikin dhe kompanite e huaja qe jepnin sado pak fryme kesaj ekonomie te mbaruar. Po ikin kompani ajrore, dhe po na vijne ca kompani me 0 histori, po ikin kompani telekomunikacioni me seli qendrore ne gjermani dhe duan te na blejne bullgare e serbe, po ikin banka qendrore e po na blejne kompani ballkanike.
Mire qeveria mire. Hallal
volotea gjithmone ska fluturuar nga fundi i tetorit
deri ne mars-prill.
artikulli nuk ka asnje pike te vertete!
Kemi shumë hajdutë për të mbajtur me bukë or lum miku.
Nje linje aeroplani Berlin – Milano – Berlin vetem 20 Evro.
Keshtu eshte kur ne krie te vendit kemi qeveri te korruptuara, nje tufe hajdutesh te tipit EDI KRISTAQ ANETA RAMA. Tung.
Te rroje partia
Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik