Tarifat e përmbarimit, bankat kundër çmimit për kreditë e këqija

Gazeta Dita

Bankat e nivelit të dytë kundërshtojnë tarifat e reja që ato duhet të paguajnë përmbaruesve për mbledhjen e kredive me probleme në bazë të një udhëzimi të ri të miratuar nga Ministria e Drejtësisë. Sipas bankave, udhëzimi është miratuar pa u marë në konsideratë propozimet e tyre. Udhëzimi është firmosur nga ky Ministrat teknik ai i Drejtësisë dhe ajo e Financave.

Bankat e nivelit të dytë kundërshtojnë tarifat e miratuara që ato do ti paguajnë shërbimit përmbarimor për mbledhje e kredive të këqija.

Tarifat e miratuar në një udhëzim të përbashkët nga Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë vijnë në zbatim të ligjit të falimentit te ndryshuar në fund të vitit 2016, me synim uljen e nivelit të kredive me probleme nga sistemi bankar.

Por duket se ende pa nisur procesi ka hyrë në ngërç, kur sipas burimeve të Ora News, tarifat e bëra publike nuk do të pranohen nga bankat, që e cilësojnë udhëzimin të papranueshëm për industrinë e bankave dhe të vendosur në mënyrë të njëanshme.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se udhëzimi nuk ka marrë parasysh propozimet e grupeve të interesit dhe drafti është përgatitur nga Dhoma e Përmbaruesve Gjyqësore Privatë dhe është firmosur nga dy Ministrat teknik të Ministrive të linjës, ai i Drejtësisë Gazmend Bardhi dhe e Financave Helga Vukaj.

Sipas përfaqësuesve të bankave të nivelit të dytë ky udhëzim zhvlerëson të gjitha përpjekjet e bërë deri më tani për të ulur nivelin e kredive me probleme.

Sipas udhëzimit të publikuar pala kreditore, pra banka ka detyrimin të informojë për shumat e ekzekutuar në llogarinë e saj dhe ti paguajë përmbaruesit tarifën e suksesit për shërbimin e arkëtimit të detyrimit monetar jo më vonë se 30 ditë nga mbledhja e kredisë nga debitori.

Tarifa e suksesit për shumat deri në 500 mijë lekë nuk mund të jetë më e vogël se 5% dhe jo më e madhe se 20% e vlerës totale të detyrimit të ekzekutuar, për shumat mbi 500 mijë lekë deri në 90 000 000 lekë, tarifa është 3-15%, për shumat mbi 90 000 000 tarifat e suksesit që i takon përmbarimit është jo më e vogël se 1% dhe jo më e madhe se 5%.

Këto tarifa në çdo rast paguhen nga kreditori të faturuar nga subjekti përmbarues privat dhe nuk i ngarkohet debitorit.

Kostot e shërbimeve të përmbarimit përcaktohet në udhëzim do të financohen nga bankat përmes tarifave fikse, të cilat do të paguhen nga bankat e nivelit të dytë prej fillimit të procedurave nga përmbarimi për ekzekutim.

Është përcaktuar se tarifat fikse janë: për 1-100 000 lekë tarifa është 15.000 lekë, për 100 001-300 000 banka i paguan përmbaruesit 22 000 lekë, për shumat 300 001-500 000 lekë tarifa shkon 30 000 lekë, duke vijuar deri në mbi 90 000 000 lekë tarifa e bankës për përmbaruesin është 3% por jo më shumë se 15 milionë lekë.

TARIFA E SUKSESIT
Deri në 500 000 lekë                                            5-20% të totalit të detyrimt të ekzekutuar
Mbi 500 000 lekë-90 000 000 lekë                   3-15% të totalit të detyrimit të ekzekutuar
Mbi 90 000 000 lekë                                              1-5% të totalit të detyrimit të ekzekutuar

BANKA I PAGUAN PËRMBARIMIT

SHUMAT TARIFAT
1-100 000 lekë                                               15.000 lekë
100 001 -300 000 lekë                                 22.000 lekë
300 001-500 000 lekë                                  30.000 lekë
500 001-2 000 000 lekë                              10%
2 000 000-5 000 000 lekë                          8%
5 000 000-10 000 000 lekë                        7%
10 000 000-30 000 000 lekë                     6%
30 000 000- 90 000 000 lekë                   4%
Mbi 90 000 000 lekë                                    3%, jo më shumë se 15 mln lekë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *