Stina e nxehtë e verës ka risjellë në vëmendje problematikën me ujin e pijshëm në të gjitha qytetet tona.
Nëse kohë pas kohe kjo është evidentuar për zona të ndryshme, i nxehti e ktheu dhe në një herë në vëmendje këtë fenomen.
Ajo çfarë të shqetëson në të vërtetë është se burimet tona hidrike janë të mjaftueshme për të mbajtur popullsinë me ujë, por mungesa nga njëra ana dhe shpërdorimi nga ana tjetër, janë dy paradokset tona më të mëdha.
E tani na ka dalë një tjetër pretendim, ajo e rishikimit të tarifave të ujit. Reforma dhe investimi në këtë sistem janë të domosdoshme, pasi ka lavazhe që lajnë me ujë të pijshëm, e ka me mijëra pallate që furnizohen me ujë pusesh, ka familje që paguajnë sa një lavazh, ka që paguajnë fatura afrofe, e ka familje që nuk njohin ujë të pijshëm në çezmat e tyre.
Është e nevojshme të ketë një rregullim të këtij shërbimi, dhe është tërësisht e drejtë të ndërmerret një aksion lidhur me këtë problematikë. Por nëse niset me rritjen e çmimit para se me investimin dhe me penalitetin për abuzuesit, sërish kostoja do të jetë për ata që e paguajnë ujin, dhe do të jetë sërish shtresa e mesme që do të vuajë kostot ashtu siç rëndesa është ndier dhe në rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Aksioni, ashtu si me energjinë elektrike
Asnjë prej fjalëve të sipërshkruara nuk është e paargumentuar, pasi Enti Rregullator i Ujit (ERRU) nga nxjerrë së fundi një udhëzim, ku flet për tarifa të reja të ujit, por që sipas tij do të kalojnë nëpër një proces konsultimi me grupet e interesit.
Ndonëse në udhëzim është thënë që do të flitet për tarifa të reja, pra pa specifikuar rritjen e tyre, ndërmarrjet e Ujësjellës Kanalizimeve që do të dërgojnë propozimet konkrete e kanë kërkuar prej kohësh një tarifim të ri, me kahje rritjen e çmimit.
Në këtë formë edhe pse udhëzimi specifikon që do të diskutohet fillimisht, të gjithë treguesit çojnë në tarifa të reja me çmim të ri për ujin e pijshëm.
“Ky udhëzim vjen në një kohë kur për sektorin e furnizimit me ujë është paralajmëruar një aksion i ngjashëm me atë të energjisë elektrike”, thotë qartësisht udhëzimi. Po kështu në këtë udhëzim specifikohet dhe një e dhënë interesante, se pjesa më e madhe e financimeve që priten të merren në formën e kredive me interesave të ulëta, do të shkojnë për promovim masash që do të merren.”
Në Kuvend janë depozituar dy marrëveshje financimi mes qeverisë gjermane dhe asaj shqiptare për fazën e tretë të projektit të furnizimit me ujë të zonave rurale.
Dy marrëveshjet e kredisë me bankën KFW, së bashku arrijnë vlerën mbi 25 milionë euro.
Nga këto fonde, 1.5 milionë euro do të përdoren për ato që cilësohen masa shoqëruese si: fushata informuese të grupeve të interesit mbi tarifave të reja të furnizimit rural me ujë si dhe për masat trajnuese për të përforcuar proceset teknike të funksionimit e mirëmbajtjes, ashtu si dhe kapacitetet administrative, tregtare dhe financiare të operatorëve të sistemit”, thotë udhëzimi i fundjavës.
Si do të dëgjohen grupet e interesit?
Ndërmarrjet e Ujësjellës-Kanalizimeve tashmë do të duhet të kalojnë në një fazë tjetër para aplikimit për tarifat e reja te Enti Rregullator të Ujit. Udhëzimi i Entit Rregullator të Ujit parashikon zhvillimin e seancave dëgjimore para aplikimit për tarifa të reja.
Referuar udhëzimit, çdo operator duhet të zhvillojë seancë dëgjimore me publikun me qëllim informimin dhe diskutimin me konsumatorët lidhur me ndryshimin e tarifave, arsyet e këtyre ndryshimeve, planet për të ardhmen, si dhe marrjen e komenteve nga palët e interesuara lidhur me këtë propozim. Seanca duhet të zhvillohet te paktën 30 ditë kalendarike përpara dorëzimit të aplikimit për ndryshim të tarifave pranë Entit Rregullator të Ujit.
Personi drejtues, brenda 5 ditëve pune nga përfundimi i seancës dëgjimore përgatit, një raport me shkrim lidhur me komentet e marra gjatë seancës, konkluzionet e seancës, rekomandimet e mundshme, etj dhe ia paraqet administratorit të operatorit.
Një kopje e këtij raporti i dërgohet ERRU-së së bashku me gjithë dokumentacionin për aplikim për ndryshimin e tarifave. Pra nëse i referohemi udhëzimit, që me botimin në fletoren zyrtare merre formë vendimmarrëse, procesi përfundon brenda këtij viti dhe me gjasë në nisje të vitit 2016, do të kemi tarifa të reja për ujin.
Raporti i ERRU: 67.4% e ujit shpërdorohet
Nëse analizon raportin e ERRU për vitin 2014, sheh që nga burimet tona ujore gati 70 për qind e ujit që përdoret nuk paguhet, e në mesataren e furnizimit më ujë, qytetarët e kanë atë 11.5 orë në 24 orëshin e tyre. Humbjet në sektorin e ujit të pijshëm arrijnë në 67.4%, duke qenë gati dyfish më të larta se ato në sektorin e energjisë përpara aksionit të qeverisë.
“Uji pa të ardhura, është një tregues i cili të paktën në tre vitet e fundit mbetet në nivele aspak të mira dhe përben shqetësimin kryesor në sektor. Niveli i humbjeve në sektor është 67.4% e ujit të prodhuar. Kjo tregon se pjesa më e madhe e ujit të prodhuar humbet, për rrjedhojë nuk gjeneron të ardhura. Institucioni mbikëqyrësi i këtij sektori evidenton edhe problematikën e përhershme dhe të pazgjidhur të mungesës së matësve, çka bën që shumë qytetarë ta paguajnë ujin e pijshëm afrofe.
“Me gjithë përmirësimet në këtë drejtim, momentalisht niveli i faturimit afrofe për konsumatorët mbetet në nivele të larta. Shoqëritë deri në fund të vitit 2010 duhet të kishin përfunduar instalimin e matësve për gjithë klientët jo familjarë, por rezultatet tregojnë se në nivel sektori 23% e klientëve jo familjarë i përkasin ende shërbimit afrofe“, theksohet në raport.
Ndërsa zona të tërë në vend vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, jo vetëm gjatë stinës së verës, por edhe në periudhën tjetër të vitit, pjesa dërrmuese e ujit të pijshëm që hidhet në rrjet nuk faturohet dhe shpërdoret. Me nisjen e vjeshtës qeveria pritet të ndërmarrë një aksion për të çuar konsumatorin në pagesën e detyrimit të ujit, por paralelisht me këtë po diskuton dhe tarifimin e ri të tij. A nuk do të ishte më e lehtë që kjo tarifë të mblidhej dhe të shkonte për investim, para se të flitej për rritje të mëtejshme çmimi?
Jo më faturim aforfe
Një vuajtje qytetare veç mungesës së ujit është dhe faturimi amorfe. ERRU në një ditë të vetme me udhëzimin për tarifat e reja, ka lëshuar dhe udhëzimin tjetër, atë të heqjes së faturimit në këtë mënyrë. Sipas urdhrit është vendosur që furnizimi me ujë të llogaritet në bazë të konsumit real dhe të vlerësohet vetëm nëpërmjet aparateve matëse.
“Tarifat e shërbimeve të miratuara me vendim të Entit Rregullator të Ujit janë të detyrueshme për palët në kontratë”, thuhet në këto ndryshime. Me kontratën e re, operatori ka përgjegjësinë ligjore të bëjë të mundur kryerjen e verifikimit periodik për matësit e ujit nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, sipas ligjit për metrologjinë.
Secila nga palët ka të drejtë të kërkojë që metrologjia të kryejë një testim të jashtëzakonshëm të matësit në përdorim dhe të hartojë një raport testimi, kur dyshohet për një funksionim jokorrekt të matësit.
Operatori e njofton konsumatorin me shkrim për përfundimin e procedurave të verifikimit. Me kontratën e re, kostot që dalin gjatë testimit të jashtëzakonshëm të matësit do të paguhen nga: kërkuesi, në rastin kur matësi nga testimi rezulton në përputhje me kërkesat meteorologjike; përdoruesi i matësit, kur nga testimi rezulton jo i rregullt.
Nëse vërtetohet se ujëmatësi nuk ka funksionuar si duhet për arsye teknike dhe si pasojë vlerësimi i sasisë së ujit të konsumuar është bërë mbi bazën e leximeve të pasakta, sipas ndryshimeve në kontratë, ujësjellësi është përgjegjës për vlerën e faturës së fundit tatimore.
Por nëse vërtetohet se ujëmatësi funksionon si duhet, konsumatori detyrohet për vlerën e faturës së fundit tatimore. “Nëse pagesa nuk kryhet brenda afatit, Konsumatori duhet të paguajë kamatëvonesën prej 0.5 për qind të vlerës së konsumit të ujit për çdo ditë vonese, por jo më shumë se 10 për qind e vlerës së faturës”, saktëson urdhri i kryetarit të ERRU.
******
SHËNIM: A duhet të rritet çmimi i ujit?
Fundjava që lamë pas veç mungesës së ujit i theksuar më shumë në këto ditë vere, solli dhe një udhëzim të ri për aplikim tarifash të reja për ujin që përdorin qytetarët. Nuk shkruhet në mënyrë të drejtpërdrejtë si dhe sa do të jetë tarifa e re, por cilësohet se do të diskutohet me grupet e interesit, aplikimi i tarifave të reja. E në praktikën e përhershme, kur udhëzimi është në këtë format, një gjë është e padiskutueshme: Çmimi do të rritet. Por a është e nevojshme të ketë një rritje të çmimit në një vend ku burimet hidrike janë të mjaftueshme, madje ku shumica e ndërtimeve shumëkatëshe furnizohen me ujë pusesh (një tregues i mungesës së investimit, por dhe i faktit që ne “notojmë në ujë”? Raporti i entit që menaxhon sistemin ujor, e thotë qartazi që rreth 70 për qind e ujit shpërdorohet. A nuk do të ishte më mirë që ky ujë të ishte i menaxhueshëm, të paguhej, të rritej mundësia për investim dhe të mos kishim një rrjet të amortizuar? Apo rruga më e shpejtë mbetet rritja e çmimit dhe do të mbeten të vuajnë ata që e kanë dhe paguajnë ujin, e do të vuajnë atë që e nuk e kanë dhe do ta shpërdorojnë ata që e bëjnë këtë? Të bësh një reformë ka dhe një kosto reale për njerëzit, por ta fillosh një reformë duke rritur çmime, ajo bëhet më e “dhunshme” më e vështirë për t’u pranuar, me një fitim më të shpejtë për buxhetin, por me një varfërim të xhepit të konsumatorit. Në vetë raportin e ERRU thuhet se ka nevojë për përmirësim të shërbimit në këtë sistem, e po ashtu furnizimi mbetet shumë i pakët në dërrmuesen e saj. A nuk do të ishte më e udhës që buxheti vendor të parashikonte investimin dhe më pas mbledhjen e të ardhurave? Ndoshta kjo shënon një kosto në afatshkurtër, por që terma makro do të vendoste një raport më të drejtë mes atij që e paguan dhe e merr shërbimin. Nëse çdo reformë do të nisë, paguaje një herë me çmimin që do të vendos unë dhe më vonë do të investoj për ty, krijohet ngërçi i mosbesimit dhe frika e mbajtjes së shtetit vetëm me rritje taksash para se të kryhet një investim. E në këto ditë përvëluese kur uji më është bërë “luks” në çezmat e qytetarëve të diskutosh dhe tarifa të reja, është si të “përmendësh litarin në shpinë e të varurit”.


PERSE MORE GRABITESA, PRAPE DO TI RRISNI CMIMET JU??????????!!!!!!!!!!!!!!
NUK DO TE MUNDI JU TE ZBATONI KONTRATEN E FURNIZIMIT ME KLIENTET, PERDERISA VENDET PUNE I KENI PER MILITANTET PARTIAK DHE LIDHJET E JASHTELIGJSHME I “TREGETONI” PER VOTA.
ME KETO PARA DUHET TE INVESTONI NE RRITJEN E KAPACITETI TE RRJETIT, DHE JO TE “SHPERNDANI” SHPERBLIME PARTIAKE SIPAS URDHERIT TE LULIT APO EDIT.
KRIMINELAT E PARLAMENTIT SHQIPETAR DUHET TE SHKOJNE KU E KANE VENDIN E TYRE, PRAPA HEKURAVE.
COHUNI O MILET SE DO TE TA MARRIN EDHE ATE FIJE SHPIRTI QE TE KA MBETUR.
vazhdoni shqiptare te votoni bandat kriminale me emrat ps pd lsi pr pdiu pbdnj… ketu duhet nje revolucion nga ai qe thote krimineli berisha por duke e nisur nga ai i pari…mos votoni bandat se do mbesim edhe 100 vjet mbrapa
POPULLI YNE ESHTE KOPE.
NE ZGJEDHJET QE KALUAM, NJE POPULL NORMAL DUHET TE VOTONTE KEDO QE MORRI GUXIMIN TE RENDITEJ JASHTE DY KAMPEVE TE MEDHA TE GRABITESAVE.
REZULTATI QE DHA POPULLI SHQIPETAR??!!
E SHPERBLEU QEVERRINE ME 80 % TE VOTAVE.
KY POPULL KETE QEVERRI MERITON.
JO SE ATA QE KANDIDUAN JASHTE KAMPEVE TE MEDHA TE GRABITESVE JANE TE GJITHE “BURRA TE MIRE”, POR
1. NUK MUND TE VOTOSH GJITHMONE TE NJEJTET NJEREZ DHE TE PRESESH NDRYSHIME
2. SHUME NJEREZ TE SAKTE NUK I FUTEN POLITIKES, PIKERISHT SEPSE KANE FRIKE SE DIGJEN NE VOTA, SEPSE MILETI SHQIPETAR ESHTE BAGETI.
Jam shum dakort me ty Arben. E kane zakon shumica votues edhe e shajne partine edhe e votojne prape. Po votove njelloj nuk ka ndryshim. PS PD LSI duhet te ikin
Gabim fatal! Kjo mund te llogaritet vetem atehere kur te hiqen depozitat nga terracat e shtepive! C’beni keshtu?
Po te heqe depozitat, te sjelle uje 24 ore dhe te jape garanci qe eshte uje bakterologjikisht i paster patjeter sepse ne sot nuk paguajme thjesht ujin e ujesjellesit por paguajme dhe 40- 50 mije leke ujin e pijshem me bidona pasi uji qe sjell ujesjellesi sben as per te lare. Po sikur te hidhemi ne sulm dhe te kerkojme demshperblim per gjithe keto vite qe kemi paguar uje jashte standardeve. Si i duket qeverise?
Se per pak harrova. I nderuar redaktor ne pamjen e treguar percohet ideja e rritjes se tarifes se ujit te kristalte. Duke pasur parasysh cilesine e ujit qe nuk eshte i pijshem do te ishte me e pershtatshme kjo figure
http://www.shutterstock.com/pic-140137948/stock-photo-color-photography-of-a-rusty-water-what-run-from-a-faucet.html?src=r3nim-XAEN9f0Vha2-Do-g-1-36
Njerez te pa pergjegjshem drejtojne ndermarrjet e ujesjellsit ne Shkoder ne pikun e vapes ndalojne ujin e pishem duke bllokuar njerin nga tubat kryesor pa asnje para njoftim duke lene pa uje lagje te Dobraçit e te Shkodres , turp dhe krim , Uji nuk duhet te ndalohet por te kontrollohet te ruhet dhe te paguhet .
Edi do beje shtet o milet!Kush nuk do shtet le te iki ne planetin ku ka jete .Do zoti nuk shkon Rama se menjehere do te filloje reformat.
Nuk keni pare gje akoma.Fshatart do ti fusin ne kooperativa bujqsore.Kurse kllasa puntore do ti ndihmoj me aksione me goditje te perqendruar.Do ngriheni ne ora tre per te zane rradhen per te marr me talon ushqimet.Dasht Zoti me jua bere ma keq se Enveri.E ju duke brohoritur PARTI EDVER.
uji qe marrim NE esht uje vetem per te lar rrobet . Ky uje nuk esht i paster dhe nuk ben
as per te lar enet e as gojen . Prandaj çemimi i tij duhet te ulet .
JO VETEM KAQ, UJESJELLESI TE JEP NJE ZORRE NE NIVELIN 0, DHE DUHET TE NDERTOSH TI VETE SISTEM PRIVAT UJESJELLESI ME POMPA DHE DEPOZITA, QE TE KESH UJE.
UJESJELLESI DUHET TA SJELLE UJIN DERI TEK SAHATI, ATJE KU E MAT HARXHIMIN PER TE PLOTESUAR FATUREN.
Çmimi i ujit mund tè ngrihet vetèm atehere kur te behet instalimi i tubave nga kati i fundit ne drejtim te katit pare,kur pallatet te jene pajisur me depozite te pergjithèshme per banoret e çdo pallati dhe kur te jene pajisur me sahat te gjithe klientet.Ndryshe vazhdon mashtrimi per te vjedhur popullin me kontrata t è manipuluara .Populli therret:duam buke,duam uji,duam drita duam pune.Pra kjo eshte jeta:DUAM TE JETOJME:!
Paskin per ta ngrene qafen e pates me shpejt se sa mendohet.Kane dy vjet qe nuk e kane pare ndonjehere popullin te revoltuar me gjithe keto halle qe i kane ngritur.
Po u ngrit populli zor se do ta ulni dot po te gjeni vrime e te futeni vete ne rast se ngrini cmimin e ujit. Uji i cezmave nuk pihet dhe po e blejme me 350 lek bidonin nga autobotet qe vijne perdite dhe cdo muaj paguajme nga 15-20 mije lek ne muaj, na ka vajtur 50000 lek ne muaj vetem uji.
Tani nuk ka me depo armesh per te hapur, po te hapin depot e bizneset e deputeteve dhe ministrave dhe t’ju vene hune te gjitheve.