Tashmë zyrtare: Ja kur luhet El Clasico

J L

Është bërë zyrtar vendimi i Federatës Spanjolle të Futbollit për caktimin e datës së zhvillimit të ndeshjes së parë ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Në orarin zyrtar të La Ligës, kjo ndeshje ishte parashikuar të zhvillohej këtë të shtunë 26 tetor, por është shtyrë për datën 18 dhjetor, kjo për shkak të situatës në Katalonja.

Në këtë mënyrë plotësohet kërkesa e dy klubeve të Barcelonës dhe të Real Madridit.

La Liga ishte e para që kërkoi të shtyjë këtë ndeshje dhe nuk ra dakord për datën 4 dhjetor, gjithashtu e propozuar nga katalanasit dhe “Los Blancos”.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *