Gjonaj: Task-Forca Antikorrupsion ka shkarkuar 9 zyrtarë të lartë

Leda Hysa

 

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nën rolin e koordinatores kombëtare Antikorrupsion ka bërë me dije masat e marra ndaj rasteve të denoncuara në administratën shtetërore.

Pas verifikimeve të bëra nga Task-Forca Antikorrupsion, ministrja tha se janë rekomanduar 60 masa administrative e 8 kallëzime penale.

Në këtë proces kontrolli, Gjonaj u shpreh se ka pasur 9 largime nga puna në radhë drejtuesish e nëndrejtuesish të administratës shtetërore në sektorë të ndryshme.

“Taskforca antikorrupsion ka filluar verifikimin e ankesave të qytetarëve. Janë kryer verifikime në drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t në Tiranë e Fier, drejtorinë tatimore Fier, spitalin rajonal Durrës, pikën e AKU pranë portit në Durrës.

Bazuar në raportet e inspektimeve janë rekomanduar 60 masa disiplinore e 8 kallzime penale për drejtues e nëndrejtues të administratës shtetërore. 9 janë larguar nga puna,(tre përgjegjës të ALUZINIT Tirana Rurale), 2 inspektorë të AKU, kryeinspektorin.

Është depozituar kallëzim penal për dy inspektorë të pikës së inspektimit të AKU në portin e Durrësit të cilët kanë shpërdoruar detyrën,” tha Gjonaj.

Ministrja gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të ndihmojnë qeverinë në këtë mision me ankesat e denoncimet e tyre.

“Lufta ndaj korrupsionit është një prioritetet kryesorë të kësaj qeverie, që është një nga penguesit më të mëdha të zhvillimit ekonomik të këtij vendi.

Njerëzit janë bashkëpunuesit më të rëndësishëm të qeverisë në luftën ndaj korruspionit. Pa bashkëpunimin e tyre nuk mund të bënim gjë në mënyrë kaq efikase,” u shpreh ajo.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Tani qe i hoqet keta nga puna ,u rregullua Shqiperia .Lumsi ne ??! Z Min ju shkelni kushtetuten nenin 181 posacerisht per pronat .Jepini pergjigje ZOTIT
    Thanasi qe te plasi . Ju jeni per tu hedhur jo ne det ,por ne oqean ,dhe tju hane peshkeqenet .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *