Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj doli edhe këtë të enjte duke bërë publike masat e marra nga kontrollet e Task Forcës Antikorrupsion.
Gjonaj tha se Task Forca është ndalur në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit në Durrës, ku janë konstatuar shkelje në lidhje me lejet mjedisore.
Ajo sqaroi se në bazë të shkeljeve janë rekomanduar 9 masa disiplinore për drejtuesin dhe specialistët.
Po ashtu minstrja njoftoi edhe tre masa disiplinore në burgun e Fushë-Krujës për tre punonjës që akuzohen për shpërdorim detyre.
“Gjatë javës së kaluar, Task Forca Antikorrupsion ka vijuar kontrolle dhe inspektime në institucionet e administratës publike dhe zyrat që ofrojnë shërbime për qytetarët.
Pas një denoncimi të kryer të platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al Task Forca Antikorrupsion ka kryer një kontroll të detajuar pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit Durrës (ARMD), lidhur me respektimin e kërkesave ligjore në ushtrimin e funksioneve rregullatore për lejet e mjedisit, dhënien e lejeve mjedisore, monitorimin e gjendjes së mjedisit, vlerësimin e ndikimit në mjedis, parimin e përgjegjësisë mjedisore, si dhe kontratat e lidhura në përfundim të procedurave të prokurimit.
Nga kontrolli janë evidentuar shkeljet në vijim;
-Mos-administrim i praktikave në korrespondencë me pushtetin vendor apo edhe me ISHMPUT-në duke i kthyer shpeshherë në leje formale
-Mos kryerja e verifikimeve në terren nga ana e strukturave të agjencisë për mospërputhje të dokumentacionit të pronësisë të ambienteve
-Mungesa e standartizimit në rastet e refuzimit të vetë-monitorimeve sipas aktiviteteve që ushtrojnë subjektet;
-Mos kryerje e matjes së zhurmave nga laboratorë të akredituar dhe të certifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit;
Në përfundim të kontrollit janë rekomanduar 9 masa disiplinore;
-Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet, për drejtorin e Agjencisë rajonale mjedisore Durrës në detyrë, në kohën e shkeljeve të konstatuara;
-Vërejtje për Drejtorin e komanduar të Agjencisë
– 7 “vërejtje” specialistët të monitorimit dhe specialistë të mjedisit.
Gjithashtu kontrolle periodike vazhdojnë të ushtrohen edhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve.
Në datën 01.04.2019, janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë materialet procedurale, në ngarkim të 3 punonjësve të IEVP Fushë – Krujë, për veprën penale falsifikimi i dokumenteve dhe shpërdorim i detyrës.
Nga strukturat kundër korrupsionit, në Policinë e Shtetit, për periudhën nga javën që lamë pas janë evidentuar 19 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, duke proceduar penalisht 27 autorë.”, u shpreh Gjonaj
b.b/dita

u ferkohet koka hajduteve dhe u kerkohet falje qe nuk kane vjedhur me shume
SUPER ETILDA GJONAJ !! Ministria më e mirë e këtyre 29 Viteve padiskutim !!!!!! Vetëm kjo VAJZË po LUFTON Dhëmbë për Dhëmbë me HAJDUTËT e Zyrave të SHTETIT dhe DOBIÇAT e KORRUPTUAR pa ATDHE !!!!! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE pafund për ETILDA GJONAJ dhe shpresoj që një ditë të AFËRT kjo ZONJË me INTEGRITET të bëhet KRYEMINISTRJA e SHQIPÈRISË . SHQIPËRIA jonë e Rraskapitur ka nevojë për NJERËZ të NDERSHËM si ETILDA GJONAJ .