Rasti ‘Gjoni’, raporti i plotë i ILDKP-së

redaktor

Një kryqëzim i deklaratave të pasurisë të Gjin Gjonit, bashkëshortes së tij dhe rrethit të ngushtë familjar, me tërheqjen e informacioneve nga tatimet, hipoteka, banka dhe disa drejtori shtetërore, kanë zbardhur atë që ILDKP-ja e konsideron si fshehje të pasurisë nga gjyqtari i shumë komentuar së fundmi. Rreth 3.3 milionë euro konsiderohet në totalin e saj vlera e pasurisë pa origjinë burimi të deklaruar nga Gjin Gjoni.“DITA” zbardh sot për herë të parë në detaje analizën e kryer nga ILDKP-ja pas kryqëzimit dhe krahasimit të të dhënave të deklaruara nga Gjin Gjoni, me të dhënat që kanë dërguar për gjyqtarin disa organe shtetërore shqiptare paralelisht.

Apartamentet nuk mjaftojnë…

Duhet dhe një vilë

ILDKP ka kërkuar informacion fillimisht pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë. Ata kanë konfirmuar se Gjin Gjoni dhe bashkëshortja kanë një numër apartamentesh, por që me sa duket nuk u mjaftojnë. Vijojnë të “porosisin” të tjerë, madje së fundmi edhe një vilë me vlerë 700 mijë euro!

Në emër të z.Gjin Gjoni është regjistruar Njësi me sip.107 m2, në emër të znj.Elona Çaushi figuron i regjistruar apartament në Rr/’Lek Dukagjini”në Tiranë me sip. 187.7 m2, me vlerë 53.200.000 lekë, në të cilën përfshihet edhe gjysma e një vend parkimi auto dy-vendësh me sip.20.35 m2 – thuhet ndër të tjera në dokument.

Por këtë dy apartamente janë vetëm fillimi i një liste të gjatë pronash. Dokumentacioni vijon: 1 – Çertifikatë pronësie për apartamentin me sip.188 m2 në Rr.”Elbasanit”…

2 – Kontratë porosie dt.23.10.2008 për blerje apartamenti me sip.ndërtimi 175.8 m2 në Krujë, me vlerë 70.320 Euro.

3 – Kontratë porosie dt.27.02.2008 për blerje apartamenti me sip.105.1 m2 dhe apartament me sip.90.2 m2, me vlerë totale 176.080 Euro me adresë në Rr.»Dibrës» Tiranë.

4 – Kontratë sipërmarrje dt.24.04.2012 për prenotimin e vilës rezidenciale model «Champagne», me sip.ndërtimi 1.099 m2 me vlerë totale 700.000 Euro në kompleksim Rolling Hills në Mullet Tiranë.

Llogari e karta krediti “pa hesap” nëpër banka

Automjeti Benz E-Class me targa TR 7500 T rezulton me çmim 62.000 Euro, ndërkohë që nëpër banka z.Gjoni dhe e shoqja kanë llogari të deklaruara e të padeklaruara. Banka NBG konfirmon kredinë konsumatore prej 750.000 lekë dhe shlyerjet e saj. Gjithashtu, konfirmon kredinë për blerje dyqani në shumën 90.000 Euro… Kurse Credins Bank konfirmon llogari rrjedhëse në emër të Gjin Gjoni me gjendje lekësh që rritet nga viti në vit duke nisur nga viti 2009. Z.Gjoni ka gjithashtu llogari Karta Visa Classic, llogari karte AMEX me shuma deri në 3.993 Euro në vitin 2012.

ILDKP ka konstatuar ndërkohë që llogaritë e deklaruara nga bashkëshortja Elona Çaushi pranë kësaj banke nuk konfirmohen dhe konkretisht në shumat; 1.040 $, 4.772 Euro, 248.682 lekë, kartë krediti në shumën 35.000 Euro, kartë tjetër krediti në shumën 10.000 Euro, etj. Edhe Tirana Bank konfirmon llogari në valutë Euro dhe CHF të znj.Caushi, por nuk konfirmon llogarinë me gjendje 2.600 Euro në vitin 2011 – thotë dokumenti i ILDKP që posedon DITA.

Znj.Gjoni duket një grua e zonja në biznese

ILDKP ka kërkuar informacion edhe nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, e cila konfirmon se:

Shtetasi Gjin Gjoni rezulton të jetë ortak me 50% i shoqërisë “Terra Toscana Alimantari”, e themeluar në dt.07.10.2010. Ortaku tjetër është Elona Çaushi e cila zotëron 50% të kapitalit. Çaushi është ortake dhe zotëruese me 100% edhe e aksioneve të shoqërisë “Albania Duty Free Distribution”. Rezulton zotëruese edhe e 50% të aksioneve të shoqërisë “Bio-Gourmet” e themeluar në dt.14.10.2010, etj.

Bashkëshortja e Gjonit rezulton administratore në një mori biznesesh të tjera: Zotëruese e 100% të kuotave në shoqërinë “ALBCOS – Albanian Cosmetics”; zotëruese e 100% të kuotave në shoqërinë “Best Buy Drug Store”; zotëruese e 100% të kuotave në shoqërinë “Vintage Second-Hand e New”; zotëruese e 100% të kuotave në shoqërinë “Prestige Group”, etj shumica të themeluara në 2012. Megjithëse posedues të një numri të tillë biznesesh, çifti nuk rezulton pagues i madh taksash. Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë konfirmon se në shumë prej tyre “nuk është deklaruar fitim i realizuar dhe për rrjedhojë nuk ka shpërndarë divident. Detyrimet tatimore janë minimale”

 

Lumi i parave pa shpjegim në llogaritë e gruas

Gjin Gjoni në deklaratat nga viti 2003 – 2007 nuk disponon pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. Ka deklaruar vetëm dy automjete në emër të të vëllait. Në vitin 2008 papritur paraja ka nisur të lëvrijë:

Filimisht një dyqan me sip.30 m2 dhe vlerë 55.000 Euro, pastaj automjet me vlerë 62.000 Euro. Për këto deklarojnë se kanë marrë kredi dhe deri këtu duket normale nëse nuk sheh pastaj një “lumë parash” pa shpjegim në llogari të bashkëshortes së gjyqtarit.

Në vitin 2010, Çaushi “shpërthen”:

Deklaron 240.320 Euro pasuri të paluajtshme, pa deklaruar burimin e tyre. Pastaj, 180.000 $ pasuri të paluajtshme, pa deklaruar burimin e tyre. Pastaj 298.000 Euro huadhënie shtetasit Ëerner Mehbler (ish-bashkëshortit), pa deklaruar burimin e tyre. Pastaj, 100.000 Euro huadhënie shoqërisë “ADFD”, në të cilën është ortake e vetme dhe administrator, pa dokumentacion justifikues ligjor; Pastaj 90.000 Euro llogari kursimi në Strasburg, pa deklaruar burimin e tyre…

Pas 2010-s nuk ka zot që i ndal më milionat. Në vitin 2011 kanë deklaruar: 53.200.000 lekë blerje apartamenti në Tiranë, pa deklaruar burimin e tyre. Më pas, 180.000 $ + 140.000 Euro nga “shitja e një apartamenti”. Pastaj një mori manovrash me “borxhe” dhe “kthim borxhesh” brenda vetë kompanive ku ortake e vetme është gruaja e gjykatësit që i jep vetes borxhe dhe ia merr prapë vetes Një vit më pas, në 2012 kanë deklaruar: 150.000 Euro blerje dyqani me sip.77 m2 në Tiranë dhe 700.000 Euro kontratë sipërmarrje për ndërtim vile rezidenciale. Në këtë pikë deklaruar se “nuk kanë kryer asnjë pagesë”, por kontrata e sipërmarjes i nxjerr zbuluar: Kësti i parë prej 90.000 Euro dhe shuma 3.498 Euro për impjantin e vaditjes, janë paguar në momentin e nënshkrimit të kësaj kontrate, brenda muajit Prill 2012.

Çifti nuk ndalet. Rezultojnë edhe 67.180 Euro llogari në Strasburg, pa deklaruar burimin e krijimit te tyre. Më pas 30 milionë lekë të reja tërheqje dividenti nga shoqëria “ADFD”, etj, etj

Lumi i parave ka ardhur nga ADFD? Baahh!

Për të justifikuar këto pasuri, shtetasja Elona Çaushi në proces-verbalin e mbajtur në ILDKPKI ka sqaruar se në vitin 2007 ka shitur 70% të aksioneve të kapitalit të shoqërisë “ADFD” me vlerë 300.000 Euro. Por ka gënjyer. Sipas dokumentacionit origjinal që vërteton të njëjtën shitje, e administruar nga përgjigjia e QKR, e njëjta kontratë rezulton me vlerë shitje 70.000 lekë.

Shuma 70.000 lekë specifikohet edhe në kërkesën e bërë nga shtetasja Elona Çaushi drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shitjen e kuotave të lartpërmendura, si dhe në vendimin e kësaj gjykate.

Kjo do të thotë që kontrata e paraqitur në ILDKPKI është e falsifikuar dhe si rrjedhojë deklaratat e pasurisë bëhen të rreme dhe shuma e mësipërme 300.000 Euro nuk mund të shërbejë si burim i ligjshëm për krijim asetesh.

Edhe në deklarimet e ditëve të fundit në media Gjoni ka përmendur më së shumti një nga bizneset, që është “Albanian Duty Free Distribution”.  Por ILDKP vec falsifikimeve ka nxjerrë edhe rezultatin financiar të ADFD dhe rezulton se në vitin fund të vitit 2009, shoqëria “ADFD” ka dalë… me humbje! Gjithsej 49.588.464 lekë, pra nuk mund të shërbeje si burim i ligjshëm për krijimin e aseteve të deklaruara në vitet 2010, 2011, 2012″

Burimi i krijimit të aseteve është jo i ligjshëm, deklarimi është i rremë dhe ka falsifikim të dokumentave noteriale.

Share This Article
24 Comments
  • Neni 22
    Papajtueshmëritë me detyrën e gjyqtarit

    Gjyqtari nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore, private ose politike.

  • Ngelet vec nje Konkluzion:

    ne nje Vend ku Institucionet e shtetit jane Terhequr e ka rene krejt Formaliteti, ngelen hapesira per cdo lloj shkelje. Z Gjin Gjoni eshte rasti i fundit me flagrant. Ne moment qe nje Gjyqtar hyn “nen akuze penale” per shuma ~$2.000.000 ai (a) dorehiqet me ndergjegje derisa te pastroje emrin e tij ligjerisht. (b) cdo mekanizem shteteror, e keshillon apo dhe e “ngrin”, e ky zoteri s’punon me gjyqtar deri ne faktim pafajsie.

    Por ndodh e kunderta, zoteria i nderuar hidhet ne sulm duke akuzuar “pse ma publikuan Emrin?” Ja dhe nje supozim te fundit fare, “ta fundosim Shqiperine” nese ai del neser fajtor, apo vazhdon ceshtje sot ne gjykim e siper; cdo person; cdo institucion; cdo “kriminel” cdo ceshtje qe ka kaluar para tij per gjykim; ka te Drejten Ligjore ti drejtohet Gjykatave Shqiptare, dhe te shkoje deri ne Gjykaten Europiane; duke quajtur “ te para-gjykuar dhe te pa-sigurte” gjykimin ndaj tij. Gjobat dhe reparacionet qe do detyrohet te paguaje Shteti Shqiptar… jane te “barabarta” me 25 vjet karriere te z. Gjoni.

    p/s/ Duhet stabilizuar qarte [per median e individin] kur je nen hetim dhe procese Penale, NUK DILET NE INTERVISTA dhe “opinione”Kjo eshte e pa-ligjshme. Juristet e Larte Shqiptare duhet t’ja sqarojne kete popullit; qe nga presioni, kompromentimi, prove qe mund te perdoret ndaj teje, devijim e manipulim hetimesh/provash/publikut e pa-fund… Ne memoment qe Hyn ne Akuze, pret deri ne vendim gjykate te formes se prere. Ne bote, Gjykatat e kane doren e rende; dhe akrobacira te tilla tentojne ti ndeshkojne rende. [si individin/ si mediat]

    z. Gjoni, duhet te liroje ate vend, duke kaluar ne “desk job” a cdo pune tjeter; Gjyqtar Jo.

    • O BYRAZER, PARATE I KA NGA GRUAJA
      VJEHRRI I KETIJ ESHTE NGA ME TE PASURIT NE TIRANE.
      KA KERKUAR PEZULLIMIN NGA TE GJITHA FUNKSIONET SA TE MBYLLET HETIMI.
      KJO ZHURME NDAJ TIJ BEHET SEPSE KA LIRUAR NJE TRAFIKANT NDERKOMBETAR TURK QE KERKOHEJ NGA GJERMANIA.
      RAMA, TE JETE BURRE, TE HAPE HETIM PER KETE VENDIM KONKRET QE ESHTE HAPTAZI ABUZIV DHE JO TE URDHEROJE GANAJN TE HAPE NJE PROCEDIM KOTI QE NUK KA SHANCE TE NXJERRE GJE SEPSE ESHTE GOMARLLIK TE MENDOSH QE KY GJYQTAR TE BEJE GABIME ELEMENTARE
      KAM FRIKE SE KY SHOW DO TA NXJERRE TE “PERSEKUTUAR POLITIK”

      • Lexova dje, sese me nje “naivitet carmatoses” z. Gjoni (Gjin) bente pyetjet: “pse Gjyqtari te mos kete aksione, te jene te Varfer ata…s’ka askund ne kushtetute dhe ligje qe me ndalojne…” etj-etj. E para, ju z. Gjoni, s’jeni i varfer. Gjyqtari Shqiptar merr page te mire e ne pozicionin ku jeni ju – Kupola e Drejtesise, paga eshte akoma me a mire. =/> se cdo zyrtar i larte i shtetit. I nderuar, keni kapur nje “mbrojtje te mire”… per te cilen ne 3-4-5 forma, nuk ka pergjigje ne Internet. Sic nuk gjinden per ” a lejohet dypunesimi per Gjyqtaret?” Sepse ne cdo vend te botes, gjyqtar/prokuror eshte “Pune per jete” duke pasur te garantuar pavaresine. NUK MENDOHET SE GJyqtari do beje gjera te tilla. Sic nuk mendojme se nje “shenjt do prishe parate ne kazion e bordello!” Nese donit/doni te beni biznes a mbani aksione; mund te jepni doreheqjen ne cdo moment. Kjo eshte pyetje per Ju e Familjen tuaj, jo publikun pas nje dyshimi te tille madhor.

        Ju “jeni i pavarur nga Politika” jo nga Llogjika, Morali e Sensi i Mases. Gabimin Thelbesor e beni kur permendi “ligjet ndaluese e Kushtetuten” Zoteri, jo cdo gje ka/e/behet me Ligj. Ka rregulla, kode, guide-lines etj. Nje ekonomist, mjek, inxhinier luan me karriren e tij nese thyen Kodin e Etikes pa dhunuar ligjet fare! Mesuesja e djalit tuaj, “te peshtyn femijen” nuk ka asnje ligj qe thote “mesues. ndaloni. mos u beni sh***n ne koke femijeve tane” (!!) po ka majft Kode ne Profesion/ Etike qe e fluturojne nga Puna.

        Gjyqtaret kane Kode Standartesh, te cilat tregojne integritetin e Pavaresine tuaj. S’po filloj me Skenare Hipotetike se si ju mund te Influenceoni kolegjin e KLD-se, kur merr ne Shqyrtim nje Gjyqtar, i cili ka gjykuar per mire/a/keq, nje Kompani/banke/furnizues a sherbyes; qe ka marredheni primare, sekondare apo terciare me “vleren e Aksioneve tuaja” Dhunimi i kodeve te tilla, e akrobacite me “nuk ka ligj qe nuk me lejon” ul dhe demton ne menyre permanente besimin e Popullates tek Gjyqsori. Per gjyqtaret ka Kanune ne Konventat Nderkombetare qe i ka Firmosur Shqiperia [po Kanune- ekzakt si ne Shqip/ Canons/ ligje/rregulla] … dhe nder te parent Kode eshte: “Respekt per Ligjin” — gjyqtari ne cdo moment duhet te projektoje Integritet, Pavaresi e Besim ne Jurisprudence; tek Popullata. “Influencat e jashtme” — nje gjyqtar s’duhet te lejoje familjen, shoqerine, politiken, financen ose cdo lloj marredhenie te influencoje Mendimin dhe sjelljen e tij. z. Gj-Gj…Ju nuk jeni “si te tjeret” keni mbi supe – PRESTIGJIN E ZYRES/TITULLIN TE Gjyqtarit, jeni ne nje Pozicion Special qe mund te influencoje Shume te tjere. Shoqeria i mban Gjyqtaret per njerez te besuar. Ndoshte as kjo nuk eshte ne ligj por Nje Gjyqtari nuk i lejohet {me Kanune} te jete “deshmitar Karakteri” ne asnje gjyq. S’thoni dot ” Zefi/ Vasua apo Rina” jane “njerez te mire” qofte me nje cope Leter. Kushtetuta sigurisht se ka kete, por s’lejohet, pasi ju keni potencial e fuqi te ndikoni vendime/ veprime/ procese; qe njerezit e tjere nuk i kane.

        Tani lexo Kanonin 2A, ne nje nga kodet e Gjykatave – nuk ka rendesi a eshte Shqiptar a jo, se ne Mbrotje te Pavaresise tuaj hyjne Konventat nderkombetare, “gjykatesit konsiderohet Universale!” Kur ka “shkelje te palejueshme per nje Gjyqtar?!” atehere…kur Mendje te Arsyeshme, me njohurite te rrethanave, te dala ne shesh publik, do konkludojne se Honestia, Integriteti, Pavaresia, Temperamenti, ose aftesia per te sherbyer si Gjyqtar; eshte kompromentuar. Lexoje kete serish. JU – TE GJITHE JU ZOTERINJ GJyqtare Shqiptare, mos mendoni kurre te na pergjeroheni me “jemi njerez si te gjithe te tjeter” Kjo nuk eshte e vertete, Niveli i Proves per ju, eshte shume me i vogel se per “nje elektricist”. Dhe nese asnje Ligj nuk ju denon, ka Moral, Opionion Publik e Etike; qe ju rrezon nga karrigja.

        Konventat se japin falas Mbrotjen per gjyqtaret por i pasojne me detyrime/ kufizime ekstreme. Nje gjyqtar duhet te prese e dije [theksojme kete te fundit] se eshte ne menyre konstante Subjekt i Vezhgimit Publik; pranon me Deshire e Vullnet te plote cdo kufizim i cili MUND TE SHIHET SI I “bezdishem” nga Qytetari i zakonshem. Z. Gj. Gj. shume qytetare nuk do e duronin ” te mos jemi te lire te blejme aksione”…por ne nuk jemi Gjyqtare. Keshtu lexohet ky Kanun. E vazhdon… “Sepse nuk eshte e mundur te listojme te gjitha aktet e ndaluara per nje Gjyqtar (!), kufizimet jane dhene ne “terma te Pergjithshem” qe shtrihen tek Sjellja e Gjyqtarit qe mund te jete e demshme, por jo e gjithmone e perfshire ne ligje.”

        Z. Gj-Gj, jepni doreheqje duke u bere Njeri i Zakonshem. Standartet etiko-profesionalo-morale, te cilat ju duhet te ndiqni, jane me te lartat te nje shteti; me te larta se Politikanet e kushdo, ne fund…cdo njeri Gjykohet ne Gjykate. Zoteri- duhet te jeni me “i bardhe se e bardha”. Ne nje vend ku papunesia te rinjeve shkon 60-75% me familje qe s’kane buke te hane, Gjyqtari me rroge te rehatshme per vete por jo i pasur…pergojohet per ~2.000.000 Euro, makina, ap…tregojne se ju e Keni Kompromentuar Zyren e Gjykatesit e Emrin e tij. Dhe nese hetimi ju nxjerr te lare, gjithe keto perfolje tregojne se ju keni shkelur me shume se nje here standartet

        [gjykatesi nuk merr ne telefon studiot TV, nen akuze penale e jo – kjo eshte skandaloze]

        dhe duke bere kete, keni Humbur Besimin e Jurisprudences Shqiptare e gjithe Publikut. I vetmi veprim qe do ju nderonte: dhenia e doreheqjes me vetdije te plote, pozicioni, pa-anshmeria dhe aftesite tuaja; per gjykime te cdo nivele jane kompromentuar ne permasa, ndaj te cilave nje Zyre e Standarteve kaq te Larta, nuk mund ta marre me veten.

      • O Arbeni,vjehrri i Xhinit eshte Shpetim Caushi,ish ambasador,diplomat,dhe nuk njihet si pasanik.Sa per Xhinin gjykates,eshte exemplar,te kesh vrare 50 vete,Xhini te nxjerr prej burgu,sigurisht te paguash.Paraja,eshte fakti me i madh per Xhin Xhonin.

  • Cudi me KLD-ne.Per Dhimiter Pojanakun, u mblodhen urgjentisht dhe mbajten qendrim.Perse per kerkesen e ketij Xhin Xhonit,nuk ka nje njoftim prej kesaj KLD-je,nese e ka miratuar apo jo pezullimin e tij?Ndersa,”aftesite” e tij si gjykates i plepave, duken qarte:I drejtohet Prokurorise per pretendimet e tij per shpifje,kur ligji e ka te parashikuar,se duhet t’i drejtohesh Gjykates.Nga ky qendrim i tij,kuptohet se kerkesen e ka bere ne Prokurori,vetem per tymnaje,per arsyen e thjeshte se eshte i “mbytur” me fakte dhe nuk mbrohet dot.

  • KJO TELENOVELE ESHTE E PARE TASHME
    MERKEL JA KA FUTUR NJR “PORDHE” NE TAKIMIN ME RAMEN DHE KY I FUNDIT SAPO KA ZBRITUR NE TIRANE, ENDE NEN EFEKTIN E PORDHES, KA URDHERUAR GANAJN TE BEJE NJE DENONCIM SA PER SHOW.
    JO SE GJIN GJONI NUK ESHTE HAJDUT, POR PROBLEMI ESHTE SE NUK PO GODITET PER KETE FAKT, POR PER TEKA TE POLITIKES DITORE.
    SALIU ARRESTOI CA TE FORTE KUR ITALIA E KERCENOI ME ANULIMIN E FTESES PER NE ROME, E SAPO HODHI HALLIN MIQTE DOLEN NGA BURGU ME VENDIME QESHARAKE TE TIPIT “GJYKATA ITALIANE KA BERE GABIM QE I KA DENUAR”

    KESHTU DO PERFUNDOJE EDHE TELENOVELA XHIN XHONI.

  • GJINI ISHTE TULLAC PO BURI NJE SHOQES TIME ISHITI LESHIN POSHT DHE GJINI EVURI NE KOK SHIKONI QE EKA ME DY NGJYRA LESHIN EKOKES

    • gjin gjini ka sakatin qe do ta mbroje e shqiperia do te beje hair me te ai eshte me keq nga gjini me i lig nga i ligue keshtu shqiperia ska per te bere hair me te ligj

      • ore kush do ti fusi ne burg kete kriminelin do ta fusi iliri monikes dhe i sali serbit apo edi qe nuk esht cuar na gjumi akoma prandaj mua me vjen keq per ju te gazetes DITA qe lodheni ,ky vend nuk behet dhe nuk kam besim te behet po nuk u hapen dosjet se ne politik jan te ter hajduta spiuna dhe servila e te huajve .Po kam besim vetem te nje zot vetem aji do ti rafshoj keta plehra qe na jan ber shqiperis peshqesh

  • po Alaudin Mallaj kur do te hetohet apo duhet te beje kallezim Delijorgji me shoke per eurot dhe apartamentet qe i ka dhene??? Pas qafe e ka dhe ai

    • ALAUDIN MALAJ DENONCOI XHIN XHONIN ME URDHER TE EDI RAMES
      EMRI I TIJ ESHTE NE PROCEDURE VOTIMI NE PARLAMENT PER GJYKATE TE LARTE DHE DENONCIMIN JA KANE VENESI KUSHT

      KETA TALLIN BYTHEN TE GJITHE ME MUA DHE TY O BYRAZER

      NDAJNE PARATE ME “KONSENSUS” DHE BEJNE SHOW PER TE NA HEDHUR HI SYVE

  • I varfer je nga trute dhe me kurs 6 mujorsh tek plepat e Saliut more toc i PD, shkollen per agronom e ke mbaruar por edhe per ate pune nuk beje. Te kesh pse jo pasuri, por pse i fsheh e nuk i deklaron si dhe burimin e VJEDHJES se tyre, kete pasuri e vure ne kete sistemin e qelbur te Padrejtesie. Kur paske qene i prere per biznes more malok pse nuk ndenje me dhite ne fshat te kultivonje “tufezat”, nga na erdhe dhe u veshe i teri me florinj, duke punuar ne sistemin e padrejtesise dhe duke marre per grua nje buce te ndare nga nje plakush biznesmen gjerman. Je i detyruar te paguash me flori dhe euro bashkehajdut miqt e tu ne drejtesi qe do te gjykojne, njeri tjetren do te hani, s’keni ku shkoni, bajga te shoqerise.

  • Edvini ,sale-hu birisha ,gjini ,llalla shellira hane te gjithe bashke ,tallen me popullin .edvini ne fushate elektorale premtoi se kur te behej kryekar i keshillit te ministrave mavi do vendoste drejtesine se do pastronte institucionin e drejtesise nga gjykatesit dhe prokuroret e paafte dhe te korruptuar nga sale-hu dhe banda e tij ,premtimet e edvinit llafe bosh .

    • Eshte pushteti i Rames qe po nxerre per dite dallaveret e gjyqetarve, duroni edhe pake o zoteri……se per te shkaterruar drejtesine u deshen 23 vjet, dhe nuk ndertohet per nje apo 2 vjete…..dardha e ka bishtin mbrapa.

  • pse me i zhin zhonit qenika ky dyqani i deshtuar i best buy ??? gjithmone kam menduar se aty ka gjera surrogato dhe nuk kam denjuar te hyj tani qe e paska zhini nuk do ja hedh as edhe syte… ai dyqan dhe te tjere si puna e tij duhen sekuestruar se me siguri qe kane edhe mall konrabande… prokuroria duhet te hetoje se gati i gjithe malli i dyqaneve te kozmetikes, te ushqimoreve apo te best by te zhonit jane kontrabade

  • DEKLARIMIN E PASURISE TE PERSONAVE QE KANE KETE DETYRIM, BOTA E KA TRANSPARENT E CDOKUSH MUND TA SHOHE DHE JO SI KETU TEK NE QE LIHET NE DORE TE GAZETAVE MASHTRUESE
    GJIN GJINI KA KERKUAR PEZULLIMIN NGA TE GJITHA FUNKSIONET SA TE MBYLLET HETIMI.
    KJO ZHURME NDAJ TIJ BEHET SEPSE KA LIRUAR NJE TRAFIKANT NDERKOMBETAR TURK QE KERKOHEJ NGA GJERMANIA DHE NE TAKIMIN ME MERKEKIN, RAMES JU PERMEND KY FAKT
    RAMA, TE JETE BURRE, TE HAPE HETIM PER KETE VENDIM KONKRET QE ESHTE HAPTAZI ABUZIV DHE JO TE URDHEROJE GANAJN TE HAPE NJE PROCEDIM KOTI QE NUK KA SHANCE TE NXJERRE GJE SEPSE ESHTE GOMARLLIK TE MENDOSH QE KY GJYQTAR TE BEJE GABIME ELEMENTARE
    KAM FRIKE SE KY SHOW DO TA NXJERRE TE “PERSEKUTUAR POLITIK”

  • Kjo eshte lemeri,vetem se behet nga nje njeri i tille publik me nje sere ofiqesh.Ankohet pastaj sala dhe luli pse e hoqen ZANAN(xhuken)A kane turp keta njerez.
    Me kete propagande mediatuke qe po behet eshte per te pritur e pare se fare do te beje drejtesia me ne krye NISHANIN.

    • nji gje dihet si drita e diellit dhe vjen nji dite nji ore nji minut
      dhe kta bastarde do futen brenda se s’ben kjo eshte e vertete.
      dhe berluskoni ka mliona euro por po shkon si kov pusi avash e avash
      kjo eshte dynja e rrumullaket o njerez ktu do lahen te gjitha ne ket bote.

  • Ore qe ky kaposhi pa bisht e preu bileten nuk diskutohet por problem eshte ai qe do ta zevendesoje , do kete me shume PARE se Gjini apo pak me pak . Une mendoj qe do kete me shume se Gjini !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *