“Përplasjet” dhe ecejaket e biznesit në doganat mes Shqipërisë dhe Kosovës duket se kanë marrë fund. Marrëveshja e bashkëpunimit për lehtësimin, harmonizimin dhe thjeshtimin e procedurave të tranzititit të përbashkët mes dy doganave, u nënshkrua nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali dhe homologu i saj kosovar, Lulzim Rafuna.Task Forcat e ngritura respektivisht në të dy vendet synojnë që të reduktojnë procedurat e tepërta doganore mes dy administratave dhe të lehtësojë zhvillimin e bizneseve. Edhe pse shpeshherë është hedhur ideja e një tregu të përbashkët midis dy vendeve dhe eleminimit të barrierave tregtare, “konfliktet” kanë qënë tepër prezente midis dy vendeve. Kryesisht këto problematika janë shënuar në sistemin doganor, për produkte si çimento, patate apo miell, por dhe atë të kontrollit të cilësisë së ushqimeve, ku ndër më të spikaturit ishte ai një viti më parë për qumështin.
