Përgjigje ambasadorit rus për tatarët, çamët dhe raportet ruso-shqiptare

redaktor

Ish deputeti dhe ambasadori shqiptar në Moskë, Shaqir Vukaj, botoi në DITA pas festivalit të fundit evropian dhe zgjedhjes së këngës fituese, një shkrim historik ku merrte shkas nga ngjarja muzikore që nuk i mungonin notat politike.

Z.Vukaj në atë material shkruante mbi fatin e tatarëve të Krimesë dhe sjelljen e Moskës zyrtare ndaj tyre, kryesisht në kohën e persekutimit nga Stalini të pakicave kombëtare.

Autori bënte dhe një krahasim interesant me fatin e popullsisë shqiptare çame në Greqi.

Ambasada ruse në Tiranë solli më pas një reagim në DITA, që u botua gjithashtu, ku tërhiqte vëmendjen mbi “mungesën e fakteve tё pranuara historike, me qёllim qё tё shmangej njёanshmeria e çёshtjeve tё trajtuara” në materialin e Shaqir Vukajt.

Për shembull, ambasada theksonte se “pas zhvillimit tё referendumit nё Krime, ku mё shumё sё 90% e popullsisё u shpreh pёr ribashkimin me Rusinё, nga Krimea u largua jo 20 000 banorё, siç shkruan autori, por vetёm 600 deri nё 800 banorё dmth mё pak se 1% e tatarёve, kryesisht ata qё bёnin pjesё nё organizata tё ndaluara nё Rusi si Hizbut-Tahrir-al Islami…”.

Më poshtë, vjen një përgjigje e gjatë e z.Vukaj në adresë të ambasadës dhe opinionit publik. 

 

****

Nga Shaqir Vukaj

 

Lexova me shumë vëmendje replikën e Ambasadës ruse lidhur me artikullin tim botuar më 2 qershor në gazetën Dita, për Festivalin Europian, ndikimin e politikës mbi artin e kulturën dhe historinë tragjike të tatarëve të Krimesë. Më erdhi mirë që punonjës të ambasadës ruse e kishin lexuar, siç më erdhi mirë për vlerësimin qe bënte Ambasada për punën time si ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe kontributin tim për marrëdhëniet midis dy vendeve.

Mbas një periudhe rreth 30 vjeçare ndërprerjeje totale të marrëdhënieve midis Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë, me ndryshimet demokratike në të dy vendet, u hap një epokë e re edhe për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Në vitet 1991-1998, u rritën dukshëm marrëdhëniet midis dy vendeve, u shkëmbyen shumë vizita, madje edhe të nivelit të lartë, si dhe u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme… Në këtë kuadër erdhi në Shqipëri, kryetari i Parlamentit Rus Hazbullatov, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Pjetër Arbnori dhe Kryeministri Shqipërisë Aleksandër Meksi vizituan Moskën etj. Në maj 1995 Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha vizitoi Moskën. Disa ministra shqiptarë vizituan Moskën etj.

Në Rusi punova në vitet 1998-2002. Në Moskë shkova me mendimin e mirë për thellimin e marrëdhënieve, madje me propozime konkrete për të thelluar marrëdhëniet midis dy vendeve, ndërmjet të cilave propozimi për një vizitë të Presidentit tonë në Moskë, me ftesa për Kryetarin e Parlamentit Rus dhe për Ministrin e Jashtëm rus për të vizituar Tiranën, me projekte konkrete për disa marrëveshje në fusha të ndryshme etj.

Më takoi të punoja pikërisht atëherë kur bota përparimtare ndiqte me vëmendje ngjarjet tragjike të popullit shqiptar të Kosovës, mbështeste kosovarët në kërkesat e tyre të drejta dhe dënonte politikën e Millosheviçit, krimet e dhunën kundër shqiptarëve.

Ishte koha kur Uashingtoni, Londra, Parisi, Londra, Berlini, Roma e deri tek Sofja, Praga, Budapesti, Varshava, e madje edhe Bakuja, Tbilisi, Astanaja etj. mbështesnin me të gjitha mënyrat kosovarët dhe dënonin politikën e Beogradit dhe të nacionalistëve serbë.

Rusia, duke ecur në rrugën e paraardhësve të vet, mbështeti dhe përkrahu Serbinë e Millosheviçit, duke ju kundërvënë botës demokratike e në radhë të parë shqiptarëve, madje duke ndryshuar krejtësisht qëndrimin zyrtar ndaj Shqipërisë, kështu që puna ime si ambasador u vështirësua së tepërmi…

Ato vite unë kam parë, lexuar e dëgjuar gjëra nga më të pabesueshmet kundër nesh, shqiptarëve. Sigurisht që detyra ime ishte në radhë të parë të mbroja çështjen tonë kombëtare e të kundërshtoja me argumente e fakte atë lumë falsifikimesh, shpifjesh e akuzash që bëheshin kundër nesh nga historianë, analistë, gazetarë, politologë, ushtarakë e deri politikanë rusë.

Në shumë konferenca shtypi që kemi organizuar, në intervista apo takime unë kam folur për kërkesat e drejta të shqiptarëve të Kosovës dhe jam përpjekur të sqaroja opinionin e gjerë rus si qëndronte e vërteta. Më është dashur shumë herë të dilja hapur e të kundërshtoja qëndrimin zyrtar të Moskës, shprehur nëpërmjet Kryeministrit Primakov, Ministrit të Jashtëm Ivanov, Kryetarit të Dumës Shtetërore Seleznjev dhe shumë të tjerëve.

Megjithatë, edhe në ato kushte të vështira, kur histeria antishqiptare e disa qarqeve të caktuara në Rusi kishte arritur caqe të papara, ne si ambasadë, bëmë punën tonë dhe arritëm të bënim disa punë të mira për marrëdhëniet midis dy vendeve.

Unë kam kaluar në Rusi disa vite të jetës sime, fillimisht si student dhe më vonë si diplomat. Kam qenë dhe mbetem mik i popullit rus, për të cilin ruaj përshtypjet më të mira dhe respektin e konsideratën më të lartë, për mikpritjen, për “shpirtin rus”, për kontributin e jashtëzakonshëm për zhvillimin e shkencës, artit, kulturës etj.

Në të gjitha shkrimet e mia që lidhen me Rusinë, në mënyrë kategorike unë jam bazuar vetëm në dokumente, dhe kryesisht në dokumente ruse. Në librin tim “Rusia dhe Kosova” (libër rreth 700 faqe) për çdo problem të trajtuar u jam referuar dokumenteve të arkivave ruse, studimeve të historianëve e studiuesve rusë, deklaratave të politikanëve e udhëheqësve rusë, shtypit e medieve ruse etj. ku për çdo faqe janë dhënë  referencat përkatëse. Po ashtu, për shumë shkrime që lidhen me Rusinë, që unë kam botuar në shtypin shqiptar, si për shembull ato që lidhen me pjesëmarrjen e bjellogardistëve rusë për sjelljen në pushtet të ish Mbretit Zog, për pjesëmarrjen e vullnetarëve rusë në Luftën e Kosovës (1999), për batalionin shqiptar të Ballakllavit që ka luftuar përkrah rusëve në luftë kundër Turqisë, për Federatën Ballkanike e rolin e Moskës etj etj. unë jam bazuar kryesisht në materialet dhe dokumentet ruse…

Shaqir Vukaj
Shaqir Vukaj

Disa punonjës të Ambasadës Tuaj e dinë se unë kam punuar shumë me materialet e arkivave ruse, madje unë kam qenë iniciatori i nënshkrimit të Marrëveshjes midis Arkivave Shtetërore të dy vendeve në vitin 2000 dhe, punonjësit tuaj e dinë se, megjithëse në pension, edhe kohët e fundit, jam përpjekur të kontribuoj për zhvillimin e marrëdhënieve midis Arkivave Shtetërore të dy vendeve.

Në shkrimin, për të cilin Ju keni pretendime, nuk jam marrë fare me problemin e tatarëve të Krimesë në kohën e sotme. Unë kam trajtuar shkurtimisht problemin e tyre, që nga pushtimi i Krimesë deri sa ata janë kthyer në tokat e tyre, në fillim të viteve 90-të. Me këtë shkrim unë kam pas si qëllim, se pari, të shpreh qëndrimin tim kategorik kundër ndërhyrjes së politikës në art, kulturë, sport etj.

Së dyti, të përshkruaj shkurtimisht problemin e tatarëve të Krimesë, problem krejtësisht i panjohur për lexuesin shqiptar (edhe për lexuesit rusë deri në vitet 90-të) dhe, së treti, të bëj një paralele midis fatit të tatarëve të Krimesë dhe çamëve tanë të Greqisë, që i dëbuan me dhunë nga territoret e tyre, me të njëjtin pretekst (bashkëpunim me pushtuesit) dhe me njëjtin qëllim (Krimeja të spastrohej një herë e mirë nga tatarët e Krimesë, ndërsa Çamëria të spastrohej një herë e mirë nga shqiptarët).

Besoj e dini se kjo pjesë e popullit  shqiptar ka një histori të ngjashme me tatarët e Krimesë. Çamët janë shqiptarë si të gjithë ne të tjerët, kanë qenë  autoktonë në tokat e tyre, por “Të Mëdhenjtë” i lanë jashtë kufijve të shtetit të cunguar shqiptar të v.1912. Por, qarqet nacionaliste greke, nuk i lanë as atje të jetonin të qetë dhe i përzunë në mënyrën më barbare… Çamëria në Greqi, është tokë shqiptare,  nga e cila, në kohët moderne, mbasi janë vrarë e masakruar shumë shqiptarë, janë përzënë të gjithë pa përjashtim, njëlloj si tatarët e Krimesë…

Kënga e Xhamallas, që fitoi çmimin e parë në Festivalin Europian (nga ku mora shkas për shkrimin tim) nuk është asgjë para këngëve çame, kur ata i këndojnë vendit të tyre, mallit për vatrat e tyre, njerëzve të tyre që i ndan për së gjalli. Mjafton vetëm një varg i njërës prej atyre këngëve të jashtëzakonshme … “nuk njeh motra vëllanë…” që të kuptohet tragjedia e tyre dhe, që kur e dëgjon, çdo njeri preket në thellësi të shpirtit.

Në atë shkrim kam pasur vetëm qëllimin e mirë, që t’u kujtoj të tjerëve, e në radhë të parë Athinës dhe ndërkombëtarëve se, në qoftë se problemi i tatarëve të Krimesë, megjithëse u shty për shumë vite, më në fund u vu në rrugën e zgjidhjes, ajo e çamëve tanë pret zgjidhjen e duhur…

Nuk jam marrë aspak me situatën e krijuar kohët e fundit as në Rusi, as në Ukrainë, as në Krime. Madje, për dijeni, në qoftë se i kini dëgjuar disa nga intervistat e mia dhënë disa kanaleve televizive apo, nëse i keni lexuar disa shkrime të miat për zhvillimet në Ukrainë e për rastin e Krimesë, jam shprehur kundër disa veprimeve të Perëndimit, që shërbyen si pretekst për ato që, fatkeqësisht po ndodhin midis Rusisë dhe Ukrainës…

Tani konkretisht për shkrimin e 2 qershorit, për të cilin Ju keni vërejtje. Në letrën Tuaj, Ju këshilloni që “do të ishte korrekt që në trajtimin e këtyre ngjarjeve, autori të mbështetej në fakte të pranuara historikisht me qëllim që të shmangej njëanshmëria e çështjeve të trajtuara”.

Nuk është traditë që në artikujt që botohen nëpër organet e shtypit të vihen referencat, burimet nga janë marrë të dhënat etj. Në radhë të parë dua t’ju them se për të gjitha problemet që shtrohen në artikull, si ngjarje historike, data, shifra etj. i kam marrë kryesisht nga burime ruse, nga libra, artikuj, deklarata të ndryshme, nga burime arkivore etj. Besoj se do të keni durimin e duhur për të parë dhe lexuar të gjitha burimet, të cilave unë i jam referuar. Burimet nga janë marrë, do i shkruaj në gjuhën ruse, por me germa latine, kështu që nuk do të jetë e vështirë edhe për Ju që t’i lexoni.

Do t’i përmend një nga një problemet e trajtuara në shkrimin tim, për të cilat Ju mund të keni dyshime për vërtetësinë e tyre dhe, kryesorja, shoqëruar me burimet nga janë marrë.

-Së pari që Krimeja është pushtuar në vitin 1783, mbas luftës Ruso-Turke dhe në këtë periudhë Krimeja ka pas rreth 500 mijë banorë, nga të cilët 92 përqind tatarë Krimeje.

(Vodarski J.E, Elisjejeva O.I, Kabuzan V.M, – Naselenie Krima v konce XVIII – konce XX vekov ( Cislenost, razmeshqenie, etniceski sostav ).  Moskva. 2003.

-Lidhur me politikën e Rusisë Cariste deri në Revolucionin e Tetorit 1917 dhe politikën e ndjekur ndaj tatarëve të Krimesë, gjendjen e rënduar të tyre, emigrimin drejt Turqisë dhe vendeve të tjera.

(Llopuhina T, Gradirovski S. Osobenosti socialkulturnovo preobrazovania Tavridi i socialkulturnoj pererabotki krimotatarskovo etnosa)

O viselenie tatar iz Krima v 1860. Russkaja gazeta.)

-Mbi pjesëmarrjen e tatarëve të Krimesë në luftë kundër pushtuesve gjermanë,

(Geroi Velikoj Otecestvenoj Vojni) (Sebat.org.ua 10.05.2014)

-Mbi bashkëpunimin e tatarëve të Krimesë dhe disa grupeve të popujve të tjerë, përfshi edhe të popullit rus me pushtuesit gjermanë…(Sipas dokumenteve të arkivave gjermane gjatë Luftës Dytë Botërore, numri i kolaboracionistëve sovjetikë ka arritur në 1.5 milion vetë, nga të cilët 1.2 milion u përfshinë në forcat e armatosura gjermane, pavarësisht nga emërtimet si “Ushtria popullore Kombëtare Ruse”, “Ushtria Çlirimtare Ruse” e deri tek njësitë ushtarake të popujve të Kaukazit)

 (Romanko O. Krimo tatarskie kollaboracionistskie formirovania v period Vtoroj Mirovoj Vojne).

-Deportimi  i tatarëve të Krimesë, pa mbaruar ende Lufta e Dytë Botërore (Postonavlenie GKO Nr.5859 ot 11.05.1944). (Berdinskih V.A. Specposelenci: Politiceskaja sillka narodov Sovetskoj Rosii- Moskva 2005. S.650)

 Lidhur me këtë problem, për të qenë e qartë për këdo (por edhe për të sqaruar lexuesin shqiptar) do të sjell materialin të plotë, sipas burimeve të sipërpërmendura.

Më 10 maj 1944, Komisari i Punëve të brendshme Ll. Beria i ka drejtuar letër të posaçme “Komitetit Shtetëror të Mbrojtjes, Shokut Stalin” ku mbasi përshkruan situatën në Krime, “arrestimin e 5381 tatarëve, armët e kapura, qëndrimin e tatarëve të Krimesë gjatë luftës dhe dezertimin e 20 mijë vetëve prej tyre, veprimtarinë tradhtare të tyre” etj. etj. kërkon deportimin e tyre në Uzbekistan etj. (Deportacia. Beria doklladivaet Stalinu. Komunist. 1991 Nr.3 S.138-139)

Të nesërmen, më 11 maj 1944 Komiteti Shtetëror i Mbrojtjes mori vendimin N.5859 “Për tatarët e Krimesë” ku mbasi flitet për qëndrimin tradhtar të Tatarëve të Krimesë ndaj popullit sovjetik dhe Bashkimit Sovjetik, për kolaboracionizmin e tyre etj etj. vendosi:

“1. Të gjithë tatarët e Krimesë të dëbohen nga territori i Krimesë dhe  të vendosen për banim të përhershëm, në cilësinë e të vendosurve specialë në rajonet e RSS të Uzbekistanit. Dëbimi i ngarkohet Komitetit Kombëtar të Punëve të Brendshme. Ngarkohet KKPB i BRSS (Shoku Beria) që deportimin e tatarëve të Krimesë ta përfundojë më 1 qershor 1944”

Më poshtë në vendim shkruhet me hollësi për kushtet e dëbimit, çfarë u lejohej të dëbuarve të merrnin me vete, detyrat e Ministrisë Transportit për deportimin e tyre me trena të posaçëm, për detyrat ë organeve shtetërorë të vendeve pritëse etj.

Vendimi u firmos nga Stalini.

 (Stalinskie deportacii. 1928-1953. Moskva 2005. S.522) (Sluzhebnaja zapiska Stalinu Nr.424/b ot 10 maja 1944)

Deportimi u krye më 18-20 maj. Në letrën e dy zv/ministrave, njeri i Punëve të Brendshme dhe tjetri i Sigurimit të Shtetit, drejtuar  Komisarit të Punëve të Brendshme të BRSS. Ll. Beria,  ndërmjet tjerave thuhet:

“Raportojmë se operacioni i filluar sipas urdhrit Tuaj të dt.18 maj, për dëbimin e tatarëve të Krimesë ka përfunduar sot, më 20 maj , në ora 16. Janë dëbuar gjithsejtë 180014 vetë, janë ngarkuar në 67 trena, nga të cilët 63 trena me 173287 vetë janë dërguar në vendet e përcaktuara, katër trenat e tjerë do të nisen sot. Përveç kësaj, janë mobilizuar 6000 tatarë, të moshës për ushtar… Nga numri prej 8000 vetash,  dërguar sipas urdhrit Tuaj në dispozicion të ndërmarrjes “Moskovugol”, 5000 prej tyre janë tatarë. Në këtë mënyrë, nga Krimeja janë dëbuar 191044 vetë të kombësisë tatare. Gjatë dëbimit të tatarëve janë arrestuar si elementë antisobvjetikë, 1137 vetë, dhe gjatë operacionit janë arrestuar gjithsej 5989 vetë…”

Serov, Kobullov (J.Stalin-L.Berii “Ih nado deportirovat…)”

(Dokumenti, fakti, komentarii. Sost. N.F.Bugaj. M; Druzhba narodov. 1992. s.138-139)

-Nga kushtet e këqija, uria, torturat, puna e rëndë kanë vdekur afro 25 përqind e tatarëve të depërtuar. (Bekirova G. Krimotatraskaja problema SSSR (1944-1945) Simferopol.2004)

Deri në mesin e viteve, Moska ka pas si qellim që ata të zhdukeshin si popull, prandaj ata nuk figurojnë në asnjë prej regjistrimeve të zhvilluara në Bashkimin Sovjetik në vitet 1959, 1970, 1979)…

(Krimotatarkoe nacionalnoe dvixhenie. Tom I.Razdell I. Seria “Nacinalnoe dvizhenie v SSSR” CIMO-Moskva 1992)

-Përveç tatarëve të Krimesë janë deportuar muslimanët e Kaukazit (cecenët, ingushetët, karacajevcët, ballkarët etj.) (Bugaj N. H Pravda o deportacii cecenskovo i ingushetskovo narodov. Voprosi istorii 1990 Nr.7. S 32-44)

  Edhe në vitin 1987 në Moskë një komision i posacëm i krijuar për shqyrtimin e problemit të deportimit të tatarëve të Krimesë, doli me një konkluzion, që justifikonte deportimin e tyre.

(G.Bekirova “Stranici krimskoj istorii. Dollgaja doroga domoj. Krim. Realii 29.01.2015)

Në vitin 1989, Sovjeti Suprem i Bashkimit Sovjetik pranoi zyrtarisht se politika e ndjekur ndaj tatarëve të Krimesë ka qenë e paligjshme dhe një vit më vonë u vendos zyrtarisht që ata të lejohen të kthehen në Krime. (Deklaracia VS SSSR ot 14.11.1989 “O priznanii nezakonimi i prestupnimi  represivnih aktov protiv narodov, podvergshihsja nasilstvnomu pereseleniu i obespecenia ih prav”) (Postonavlenija Soveta Ministrov SSSR “O obrozovanii Goskomisii po problemam krimsko-tatarskovo naroda”)

 Lidhur me largimin e tatarëve të Krimesë mbas aneksimit të Krimesë nga Rusia, në shkrimin tim thuhet se janë larguar rreth 20 mijë tatarë (Ju në replikën Tuaj thoni vetëm 600 vetë. Diferenca është tepër e madhe…….).

Shifra që unë kam përmendur është marrë nga disa burime dhe konkretisht:

(www.ostro.org – ku thuhet se  nga Krimeja kanë ikur 15-16 mijë tatarë Krimeje)

(GORDON-. GORDONUA.COM. 16 maj 2015- Nga Krimeja janë larguar 20 mijë tatarë  Krimeje)

(Krim Realii 6.1.2016. Olga Stripnik – Përfaqësuese e grupit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, thotë se mbas aneksimit të Krimesë, janë larguar rreth 30 mijë vetë, nga të cilët rreth 20 mijë tatarë Krimeje).

Për këtë  problem është shkruar e folur shumë, por unë përmenda vetëm disa prej burimeve nga i kam marrë të dhënat.

 

Me respekt,

Shaqir Vukaj

Share This Article
28 Comments
  • Per mendimin tim eshte fatkeqesi kur lexon dhe degjon politikane, analiste, gazetare, ish-deputete si puna e ketij Shaqir Vukajt e shume e shume te tjere, qe jane ne radhe ne kete fshatin anakronik te madh shqiptar dhe merren me ngjarje dhe probleme “te medha” ne hapesira gjeografike, por me horizont te ngushte ne mendjet e tyre.
    Ne kete fshat te madh qe quhet Shqiperi diskutohet per Brexit, diskutohet per zgjedhjet ne USA, behen “analiza” te medha per krizat financiare flitet dhe cfare nuk flitet, por vendi, ah me falni, fshati i tyre i madh gelon dhe gelon ne nje rrokopuje politike dhe ekonomike.
    Tani Shaqiri na hap dhe petet e lakrorit mbi tataret e Rusise se na ishte frymezuar aq shume nga nje kenge ne nje Festival medioker europian qe me shume votojne te fantaksurit “patriote” e lloj lloj vendeve se sa njerez normale dhe te formuar!!!

    Pyes kete Shaqirin? Po sikur Gjermania te ngreje pretendimet e sa territoriale per masat e medha emigratore qe dolen pas luftes se dyte?
    Jam kurioz cdo te thote ky njeri.
    Prusia fillonte ne Kaliningrad dhe mbaronte ne landet Perendimore te Gjermanise, Polonia, Ukraina po ashtu dhe shume dhe shume te tjera. 14 milion gjermane u perzune nga trojet e Gjermanise se madhe pas luftes se dyte nga Rusia, Cekia, Rumania, Polonia dhe deri nga Serbia. Pati zhvendosje masive ne ato kohe, natyrisht qe u perzune dhe tataret dhe pakica myslimane turke qe kishin bashkepunuar me gjermanet nen divizionet e tyre, por keto plage jane mbyllur njehere dhe nuk mund te hapen perseri me keto shkrime pleqsh te matufjepsur.
    C`ka ndodhur, ka ndodhur dhe kjo i perket dhe Camerise nese hapen keto historia atehere hap nje lufte te re ne Europe dhe ne bote ku Shqiperia do te gelltitet pa nje pa dy.
    Pra lerini keto historira dhe shijoni ate pleqeri ne shendet te plote.
    Po sikur te kishte cuar Gjermani nje kengetare dhe tu kendonte atyre qe numri i tyre shkon ne 14 milione te cilet u debuan ne ate dimer te ftohte te viteve 44-45?
    E dini se cfare mund te kishte ndodhur ne bote?
    Lereni Krimene rehat, se Krimeja eshte ruse, Krimeja dhe gjysma e Ukraines qe nuk u pushtua nga Perandoria Austro-Hungareze. Gjysma e Ukraines, Bjellorusia, ndoshta pjese te Finlandes etj,etj.
    Keto hapesira nuk i kane nga caret ruse, por vetem nga nje gjermane qe u be perendoreshe, qe ishte Katarina e Madhe qe i sherbeu atij vendi duke i dhene hapesira dhe lavdi.
    Ruset ishin ne ato vende, turqit erdhen dhe asimiluan rajone te tera duke i kthyer ne myslimane dhe republika islamike qe as sot nuk merren vesh. Rusia ka historine e saj, por cfare historie ka Turqia qe ka lene pas aq probleme dhe aq plage qe as sot nuk ka Zot qe nuk i zgjidh? Rusia ka kulturen e saj, po Turqia?
    Rri o Shaqir se te paska vleresuar ajo ambasade me ate pergjigje se ne fund per bilogji-kimi ke mbaruar dhe nga historia nuk besoj se ke ndonje formim per tu patur zili.

    • Me avash dhe me ngadale o Claus bolsheviku me vleresimet dallkauke,

      sepse:

      Degjo ketu me poshte disa fakte historike qe nuk perputhen me dokrat e tua qe i servir ne DITA si petullat demagogjike te Partise se Punes:

      Nga Bizanti e deri ne shekullin e 18-te per Krimene ne Bote flitej si “Qırım yarımadası” qe do te thote “Gadishulli i Krimese” si pjese e Perandorise Osmane qe popullohej kryesisht nga tatare vendalinj denbabaden dhe qe respektoheshin nga Sulltanet e Turqise.

      Ne 1783 Krimene e pushton me force Ekaterina e Madhe, gjermane aristoktare e varfer qe vrau burrin e vet te ligjshem pinjoll i Pjetrit te Madh dhe qe kjo gjermane autoritare kishte me qindra dashnore nga oficeret e gardes se saj, qe la pas mjaft kopile ne oborrin e Rusise, por qe nuk i preku fare tataret e Krimese dhe nuk i deportoi si Stalini me vone nga toka amtare dhe i njohu tatareve te Krimese autonomi te plote brenda Perandorise Ruse.

      Ne vitin 1921 Krimea shpallet si toke e BRSS bolshevike me dekret te posacem te Sovjetit Suprem, por ne 1956 Hurshcovi ja kthen Krimene Ukraines perseri me dekret te firmosur nga ai vete, ndersa ne 1991 Krimea behet pjese e Ukraines se pavarur nga Rusia.

      Me 17 mars 2014 Putini dergon agjentet e tij ne Krime dhe pas nje referendumi te shpifur bolshevik te tipit stalinist e shpall Krimene si pjese e Rusise dhe e pushton kete toke te pavarur te tatareve njesoj sic pushtonte Hitleri shtetet e Evropes nga 1939 deri me 1944.

      Me 27 mars 2014 OKB del me nje rezolute qe denon agresionin e Rusise kunder nje shtetit sovran dhe vendos sanksione kunder Rusise se Putinit qe kane mbetur ne fuqi deri me sot.

      PER CFARE KRIME TE RUSISE FLET O CLAUS BOLSHEVIKU NE DITA ATEHERE?

      A mesove qe atentatoret e Stambollit ishin terrorista me pasaporte ruse qe kishin bere kurse ne KGB?

      • Ta kesh per nder qe te pergjigjem o “intelektual” me shqipe te cunguar nga lagja Molenbeek e Brukselit.
        E di qe historia ju ka lene cyryk fizikisht dhe mentalisht, por per kete nuk eshte faji im, si “boleshvik” qe jam, por faji juaj dhe baballareve te tu, qe nuk mundet te perballeshit me Enver Hoxhen as me fjale, se me pushke jo e jo. Mbetet ju dhe baballaret tuaj te syrgjynosur skutave te mykura te Romes dhe te Brukselit me ca parti qesharako-dallkaukesh si Partia Agrare dhe Blloku Indipendent me programe te shkruara neper letra duhan-krundesh duke u letendisur me ore te tera neper ca kuvende plot tym tek ndonje restorant shqiptar i thencin, neper qoshet e Brukselit. Sec thonit dhe sec nuk thonit as vete nuk i merrnin vesh, por vetem nje gje kishin paranoje: dyshonin tek cdo njeri si i derguar i sigurimit shqiptar dhe po tu mbushej mendja baballareve tuaj te telendisur si mos me keq e hidhint neper kanalet e lumit Seene. I mjeri viktime, kishte thene ndonje fjale plot frike dhe merrte pergjigjen me hedhje ne lume. Aq ishte intelekti juaj dhe seres suaj.
        Kane kaluar kohe te veshtira baballaret dhe gjysherit e sojit tuaj, por me demokraci ca u kthyen dhe jane ne krye te ca partive legaliste a balliste qe dalin vetem per dite zgjedhjesh.
        Po te tregoj nje histori me ca dordolece si puna juaj:
        Isha ne nje dyqan ku beheshin kartevizita dhe vogelsira te tjera ne Tirane. Ne ate moment hyn nje burre i rrudhur me qeleshe ne koke dhe me nje shqipe si ne kohet e hyqymetit Ahmet kerkonte kartevizita me emrin e tij ku te shenohej “partia shqiptare-arbnore-legaliste” a ku ta di une. Sa nuk ja plasa te qeshures.
        Nejse shqiptar ishte dhe ai, por Allahu e kishte lene ne kohen e Padishahut. Ishte turp por dhe humor ta degjoje.
        Ja ky eshte soji juaj. Bolshevizmi e kishte nje ideologji, por ju nuk kishit asgje, jo per gje por injoranca ju kishte kapur per gryke.
        Jeni mbeturina te historise, kete akoma nuk e keni kuptuar. Lexo njehere Shefqet Musaraj qe te kuptosh dicka. Une ate e kam bere ne antologjine e gjuhes shqipe ne ate kohe kur ju dhe baballaret kuvendonit ne skutat e mykura te Brukselit per te hedhur ca pleq me parashuta neper Shqiperi qe nuk vraponin dot as 100 meter.
        I conit per Shahid ne Shqiperine e Enver Hoxhes!
        Tani pres historine e Bahri Omarit….

        • Degjo o Claus Enveristi, fyerjet qe vijne nga goja e qelbur e nje spiuni te Partise se Punes, jane kompliment per ata shqtyptare qe dhane jeten per kauzen e Shqypnise Demokratike properendimore dhe jo te Shqypnise Jugosllave te Beogradit dhe Moskes, por qe keta intelektuale shqyptare me diplloma perendimore ne xhep dhe me biznese te verteta familjare ne Shqypni, pra keta patriote te vertete dhe atdhetare te flakte te Vatanit u vrane dhe u masakruan nga baballaret tuaj kriminele qe komandoheshin nga Enver Hoxha, per ta mbajtur Shqypnine si nje CIFLIG feudal mesjetar, pasoja te cilat po i vuan deri me sot.

          Bahri Omarin tregoja sateme dhe tyteti qe te kane edukuar me mesimet e Partise se Punes, sepse nuk intelektuali nuk ka nevoje ta degjoje nga ty, pasi ishte jo vetem kryefashist dhe kryekuisling, por edhe bamires i Enver Pederastit tend qe e strehoi ne vilen e vet bashke me Nexhmijen nga 1939 kur ky levend pa shkolle u largua nga ambasada e Zogut ne Bruksel dhe erdhi si i papune ne Tirane dhe nga kjo vile e Bahri Omarit spiunoi tek fashistet Qemal Stafen dhe shume te tjere, ashtu sic bere deri ne fund te jetes se tij kriminale, pa kerkuar asnjehere falje per krimet e tij monstruoze kunder njerezimit. Kaqe per Bahri Omarin dhe qe te dalim ne teme e cila eshte:

          A KA BERE MIRE PUTINI QE PUSHTOI KRIMENE ASHTU SIC PUSHTONTE HITLERI SHTETET E EVROPES DO VITE ME PARE?

          Kjo eshte ceshtja qe po debatohet o Claus Enveristi qe ashtu si spiunet e Partise se Punes po perpiqesh te hedhesh gurin dhe te fshehesh doren e fanatikut duke fyer me brockulla allogjike te tjeret te cilet me fakte dhe dokumenta historike te cilat gjenden ne cdo biblioteke kundershtojne tezen tende prej debili prosovjetik se

          KRIMEA NA QENKA TOKE RUSE!?

          Nga e shpike kete teori more mavri i marre?

          prandaj:

          Degjo intelektualet qe dine me shume se tij dhe e shikojne Boten me realisht pa syze fanatiku enverist, lere Brukselin dhe lagjen e evgjiteve atje, por shko dhe merr balalajken (mandolinen) e Putinit dhe kerce kazacokun ne Sheshin e Kuq bashke me veteranet e Stalinit, qe kane mbetur pa breke ne bythe, por qe mbahen nga Gjermania me ndihma dhe ushqime.

    • Si gjithenje , maskara mbi maskarenjte , z. CLAUS !
      Nuk mujnd te pritet kurre , asgje e mire nga monstra si ti.

    • Claus krahas respektit qe kam per njohurite (perfshi ktu ato te marra siç jane ,fut ketu edhe ato te lexuara se prapthi ,siç eshte esenca e ketij komenti)do te doja qe gjerat te mos thuhen siç te leverdis pasi jam i bindur qe je paisur me karten perkatese ne kete vend e seshte nevoja te hiqesh me gjerman se gjermanet !Lexoje me vemendje edhe nje here komentin qe ke shkruar dhe do te bindesh qe e ke bere si ajo shprehja e kahereshme shqipetare “per inat te sime vjerre shkova e fjeta me mullixhine”.Fillimin e ketij komenti ta mbeshtes pastaj e ke dhjere!

    • Claus, a nuk te duket me vend te vizitosh psikologun nje here ne jave? Mund ta vesh ndihmen e psikologut ne pun sa nuk eshte vone se po arrit gjendja deri sa te zeshe komshinjte me gure pirdh ne claus darke e mengjez pastaj… o kokerra e dobicit!!!

  • Shkrim interesant

    Duket qe Vukaj e njef ket problem me hollesi se jep shum statistika dhe burimet e tyre

  • Ambasadoret e nje shteti ne shtetin tjeter mund t’i krahasosh me pellumbat e paqes. Jane te tjere ata qe hapin polemika e hyjne ne lufte. Edhe ne gjendje lufte te gjenden dy shtete, jane pikerisht ish-ambasadoret qe dergohen per t’u marre vesh, per te bere paqe. Ne kete kendveshtrim, nuk i shkon ish-ambasadorit Vukaj te beje analistin, kritizerin, ndezesin e luftes me shtetin ku ka qene i derguar i paqes. Po, Z. Vukaj do te ishte i nderuar nese nisej ne krye te nje delegacioni fermersh shqiptare ne Moske dhe nderhynte per hapjen e tregut te madh rus, qe na e kane bllokuar per perimet dhe zarzavatet e Shqiperise.

  • Per Clausin ,shko mbushu ti sharlatan politik,dhe leri njerezit e edukuar te shprehen the shkruajne ate qe bejne me mire.A e lexove te gjithe shkrimin ti?Zoti Vukaj ben analogjine ndermjet problemit Cam dhe atij Tatar,dhe e ben ne menyre te perkryer kete,sa per Brexit e te tjera si keto le te merret tjeter njeri qe I din dhe I interesojne me shume keto tema.Keshtu qe mos e fut hunden aty ku nuk te interesojne.

  • Mbas sqarimit konciz e te sakte te Ambasades Ruse ne Tirane, vazhdimi nga Vukaj i kesaj historie eshte krejt i kote.

  • “Zoterinj” te indinjuar,

    qendroni ne teme dhe jepni fakte nese jam gabim.
    Aq gje kerkoj nga ju. Fare pak. Nese nuk perballoni dot debatin, tundni tespihet turke dhe prisni ndeshjen Gjermani-Itali.

  • NJE PERGJIGJE EDHE PER ENVERISTIN FANATIK SHAQIR VUKAJ QE E TREGON TE VERTETEN PERGJYSEM

    Camet o shoku Shaqir Vukaj i perzune greket nga trojet e tyre ne Cameri, por i masakroi Enver Hoxha dhe Partia e Punes duke i deportuar ne veri te vendit dhe duke i futur neper burgjet staliniste,

    prandaj:

    PERGJIGJA JOTE PER AMBASADORIN SOVJETIK NE TIRANE QE MASHTRON SI BOLSHEVIK I DEVOTSHEM SOVJETIK PER TATARET E KRIMESE, PRA KJO PERGJIGJE O SHAQO ENVERISTI PER CAMET E SHQYPNISE ESHTE E DEFORMUAR DHE NUK PASQYRON TE VERTETEN

    sepse o Shaqo Ambasadori i Partise se Punes:

    CAMET U MASAKRUAN NGA ENVERI NJESOJ SI TATARET NGA STALINI!

  • INTELEKTUALI
    C’ deshi Perandoria Osmane ne Rusi?
    Apo ate qe deshi edhe ne Shqiperi?
    Tataret jane osmanllinje te implantuar nga Turqia ne teritoret Ruse, ashtu si shume turq te tjere qe u implantuan nga Turqia ne Shqiperi ktyesishte ne zonat e Skraparit, ku u pagezuan me emrin Bekteshinje…..etj.
    Keta MOSTRA me gjake islamikesh jane sot e keqja me e madhe e ketij planeti.
    Rusia mori teritoret e saj. Per tataret e hibritizuar beri REFERENDUM, dhe per kete bravo I qofte.
    Rusia beri ate qe shume SHTETE te tjera si Greqia, Serbia, Maqedonia, Gjermania, Spanja, Izraeli….etj nuk guxoje ta bejne por I mbajne me dhune teritoret e te tjereve….., duke vendosur dhune e censure mbi popullsine autoktone.
    Rusia nuk I perzuri tataret, por I pyeti me REFERNDUM se ku do in te qendronin, pasi ajo po merte tokat e saj…..
    Eshte e kote te zgjatesh…..

    TROC, SHQIPERIA NUK KA MENDERE TE BEJE ME CAMERINE, PRESHEVEN, SHKUPIN, KOSOVEN ATE QE BERI RUSIA ME KRIMENE QE E SHTE TOKE E SAJ….
    PERNDIMI I TREMBET ALASKES, NDAJ I BIE FORTE BURIES SE LARASKES….

    • C’deshi Perandoria Osmane ne Rusi?
      Apo ate qe deshi dhe ne Shqiperi?
      Keto 2 pyetjet e juaja jane ne fakt pergjigjet me te mira per Sh.V. qe merr persiper te debatoje me ruset per historine e tyre!

      • Po e sposton debatin ne DITA me qellim dashakeqas bolshevik njesoj si ambasadori rus, por mbase edhe pa qellim nga mosnjohja e historise qe vjen nga niveli dallkauk intelektual i komentuesit,

        sepse debati eshte:

        A ESHTE FATI I TATAREVE TE KRIMESE SI FATI I CAMEVE TE SHQYPNISE QE U DEPORTUAN DHE U MASAKRUAN NGA ENVERI NJESOJ SIC I DEPORTOI DHE I MASAKROI STALINI TATARET E KRIMESE?

        Kjo eshte ceshtja qe ngre Shaqir Vukaj, por qe fajeson greket dhe jo Enver Hoxhen per tragjedine e cameve qe edhe sot shqyptaret i shikojne me sy te keq.

        Nga ana tjeter ceshtja e dyte qe po debatohet ne DITA me shume te drejte eshte:

        A KA TE DREJTE PUTINI I RUSISE QE KOLLOFITI KRIMENE SI HITLERI ME NJE REFERENDUM TE SHPIFUR TE ORGANIZUAR NGA KGB-JA FAMEKEQE APO KA TE DREJTE BOTA QE E DENOI RUSINE ME REZOLUTE TE OKB-SE ME SANKSIONE TE RREPTA QE JANE NE FUQI DERI ME SOT?

        sepse:

        Po t’i largohemi debatit me pyetje dallkaukesh ne favor te Putinit dhe Rusise do te dalim tek pytja tjeter:

        PO CFARE DESHI KRISTOFOR KOLOMBI NE AMERIKE MORE TE PAUDHE?

        • Te mungon fare lenda e pare – Intelekti – per tu quajtur Intelektual!
          Shaqir Vukaj nuk mund te dije me mire se Ambasada Ruse historine e Krimese apo Rusise!
          Bolshevizmi ne Rusi ka mbaruar ne 1991, zgjohu nga gjumi se je 25 vjet letargji!
          Pastaj shko ne Amerike te kerkosh arsyet e vajtjes atje te Kristofor Kolombit.

    • Lexo ketu me poshte o DUDUM i Partise se Punes, o bolsheviku Shqip, lexo qe te mesosh pak histori dhe te kuptosh se tataret e Krimese nuk kane te bejne aspak as me Rusine dhe as me Turqine, por kane qene nje popull autokton denbabaden ne trojet e tyre, derisa Rusia vendosi t’i gllageroje ne shek. e 19 dhe per here te dyte ne vitin 2104 nga HITLERI i ri i Evropes Vladimir Putin. lexo o DUDUMI sovjetik dicka nga historia e vertete, qe te mos shkruash brockulla ne DITA:

      Im 15. Jahrhundert geriet die mongolische Goldene Horde in innere Unruhen, durch die es zu mehreren Abspaltungen kam. Hacı I. Giray aus einem Adelsgeschlecht der Dschingisiden gründete etwa 1444 mit Unterstützung des Königreichs Polen, des Großfürstentums Litauen und des Großfürstentums Moskau ein eigenes Khanat mit der Krim als Zentrum – nachdem er zuvor erfolglos versucht hatte, die Macht in der Goldenen Horde an sich zu reißen. Das zunächst – bis 1478 – instabile Khanat beherrschte bis 1792 große Teile der modernen Ukraine und Südrusslands; unter anderem ab 1556 die Gebiete der Nogaier im nordkaukasischen Kuban. Hauptstadt wurde das um 1450 gegründete Bachtschyssaraj, von wo aus die meiste Zeit über ein Giray-(كرايلر)-Khan herrschte. Neben den Giray und dern Nogaiern waren die Şirin, Barın, Arğın, Qıpçaq und später Mansuroğlu und Sicavut stets sehr einflussreich. Das Khanat der Krim war damit weniger mongolisch als die Goldene Horde und es war sogar maßgeblich an deren Untergang 1502 beteiligt. Bis zur Schlacht bei Molodi (1571) war es einer der bedeutendsten Staaten Osteuropas. Auch danach und bis ins 18. Jahrhundert war es ein Machtfaktor in der Region: Es ging Bündnisse mit anderen Nachfolgestaaten der Goldenen Horde, insbesondere mit den Khanaten von Kasan und Astrachan, ein. 1648 verhalf es dem Hetmanat der Ukraine zur Loslösung von Polen-Litauen, indem es eine Allianz mit den Saporoger Kosaken des Bogdan Chmielnicki einging. Während des Zweiten Nordischen Krieges (1655–1660) verbündete es sich mit Polen und half, das Land vor einer Aufteilung durch Russen, Schweden, Siebenbürger und Brandenburger zu retten. Es betrieb regen Handel mit dem Osmanischen Reich, dessen Schutzherrschaft es unter Beibehaltung hoher Autonomie von 1478 bis 1774 genoss. Von 1758 bis 1787 stellten die mankitischen Nogaier den Khan. Im Frieden von Küçük Kaynarca (1774) mussten die Osmanen die Unabhängigkeit der Krim anerkennen. Ab 1783 war das Khanat unter zunächst mittelbarer und ab dem Vertrag von Iași (1792) unter unmittelbarer russische Herrschaft.

      • O intelekt-kali,
        nga cila gjuhe i ke marre keto elife, copy-paste, te cilat i ke perkthyer ne Google- translate? Nga mongolishtja?
        Dhe nje cope maske nuk dini te mbani ne surrat o te matufjepsur nga koka ne kembe.
        E kam thene me lart, injoranca ju ka kapur per fyti dhe nuk ju leshon.
        Bolshevizmi e kishte nje Leon Trock, po ju cilin keni? Dumbabistin Haxhi Qamil?
        Natyrisht!

        • Me fyerje dhe ofeza komunikojne vetem dallkauket, prandaj eshte e kote te vazhdosh debatin qe ka per teme kryesore:

          A KA TE DREJTE DIKTATORI PUTIN QE PUSHTOI KRIMENE?

          Ti ne komentin tend te pabazuar historikisht e quan Krimene si toke ruse, duke permendur qe ky gadishull i banuar nga tataret denbadaden (sic duket edhe nga materiali im sqarues ne gjermanisht, i kopjuar nga origjinali dhe jo i perkthyer nga Google sic ironizon ti) ka qene pushtuar me pare nga Ekaterina e Madhe, por qe i respetktoi autonomine Krimese dhe i njohu tataret si popull autokton. Me pas tataret e Krimese u bene besnike te Carit te Rusise dhe deri vone ishin garda personale e familjes mbreterore te Romanoveve derisa gjate Revolucionit te Tetorit mbajten anen e Gardisteve te Bardhe dhe u bashkuan me gjeneralin Kolcak. Nje pjese e madhe e tyre emigroi ne Turqi, por kjo nuk do te thote se tataret e Krimese jane turq. Stalini kur morri pushtetin pas vdekjes se Leninit e shpalli Krimene pjese te Rusise (jo te Ukraines) dhe anulloi autonomine qe i kishte garantuar Cari dhe ne fund te Luftes filloi raprezaljet ndaj tatareve te Krimese duke i masakruar sistematikisht dhe duke i deportuar ne Kaukaz dhe Siberi me akuzen e reme si bashkepuntore te gjermanit. Te dhenat tregojne se deri ne fund te Luftes jane vrare mbi 100 mije tatare dhe jane deportuar afro 300 mije te tjere dhe ne Krime jane sjelle me urdher familje ushtarakesh ruse per te ndryshuar popullaten. Kur Hrushcovi denoi Stalinin i ktheu Ukraines Krimene dhe e shpalli Republike autonome kete gadishull historik qe njihet ne analet historike qe ne kohen e Bizantit, kur Rusia akoma ishte e ndare ne guberna feudale te vecanta.

          prandaj:

          Teza jote se tataret e Krimese jane popullate ruse nuk eshte e vertete dhe se ambasadori rus ne Tirane mashtron kur tregon se Putini beri mire qe kushtoi si Hitleri Krimene, por edhe Shaqir Vukaj nuk thote te VERTETEN kur i karahason tataret e Krimese me camet e Enverit duke fajesuar greket per kete akt barabr te Regjimit Komunist qe ja kishte shitur Vatanin Beogradit dhe Moskes.

          Kjo eshte thelbesore, te tjerat jane tra-la-la per dallkauke.

        • Me fyerje dhe ofeza komunikojne vetem dallkauket, prandaj eshte e kote te vazhdosh debatin qe ka per teme kryesore:

          A KA TE DREJTE DIKTATORI PUTIN QE PUSHTOI KRIMENE?

          Ti ne komentin tend te pabazuar historikisht e quan Krimene si toke ruse, duke permendur qe ky gadishull i banuar nga tataret denbadaden (sic duket edhe nga materiali im sqarues ne gjermanisht, i kopjuar nga origjinali dhe jo i perkthyer nga Google sic ironizon ti) ka qene pushtuar me pare nga Ekaterina e Madhe, por qe i respetktoi autonomine Krimese dhe i njohu tataret si popull autokton. Me pas tataret e Krimese u bene besnike te Carit te Rusise dhe deri vone ishin garda personale e familjes mbreterore te Romanoveve derisa gjate Revolucionit te Tetorit mbajten anen e Gardisteve te Bardhe dhe u bashkuan me gjeneralin Kolcak. Nje pjese e madhe e tyre emigroi ne Turqi, por kjo nuk do te thote se tataret e Krimese jane turq. Stalini kur morri pushtetin pas vdekjes se Leninit e shpalli Krimene pjese te Rusise (jo te Ukraines) dhe anulloi autonomine qe i kishte garantuar Cari dhe ne fund te Luftes filloi raprezaljet ndaj tatareve te Krimese duke i masakruar sistematikisht dhe duke i deportuar ne Kaukaz dhe Siberi me akuzen e reme si bashkepuntore te gjermanit. Te dhenat tregojne se deri ne fund te Luftes jane vrare mbi 100 mije tatare dhe jane deportuar afro 300 mije te tjere dhe ne Krime jane sjelle me urdher familje ushtarakesh ruse per te ndryshuar popullaten. Kur Hrushcovi denoi Stalinin i ktheu Ukraines Krimene dhe e shpalli Republike autonome kete gadishull historik qe njihet ne analet historike qe ne kohen e Bizantit, kur Rusia akoma ishte e ndare ne guberna feudale te vecanta.

          prandaj:

          Teza jote se tataret e Krimese jane popullate ruse nuk eshte e vertete dhe se ambasadori rus ne Tirane mashtron kur tregon se Putini beri mire qe pushtoi si Hitleri Krimene, por edhe Shaqir Vukaj nuk thote te VERTETEN kur i karahason tataret e Krimese me camet e Enverit duke fajesuar greket per kete akt barabr te Regjimit Komunist qe ja kishte shitur Vatanin Beogradit dhe Moskes.

          Kjo eshte thelbesore, te tjerat jane tra-la-la per dallkauke.

  • Te gjithe ju qe kritikoni Clausin:
    Eshte vleresim i madh t’ju cilesoj vetem,DORDOLECA ARE qe sherbeni vetem per te trembur laraskat!
    Jeni nje tufe kelyshesh kolaboracioniste,qe nuk ju lidh asgje me LANC-in ,prandaj keni ne shpirtin tuaj ANTISHQIPTARIZMIN !
    Asnje vlere nuk keni,bile as sa nje TUFE GOMERESH endacake!

  • Mire e ka nastradini, fajin e ka Enveri per tartaret kur fshihej tek Bahri Omari duke spiunuar Skenderbeun tek Mao ce Duni.Doni librin ku referohet nastroktuali? Eshte Tartarini i Taraskonit, e ka shkruar Aleksander Dumdumi.

  • Z”Intelektual”
    Nuk ke argumenta ta kundershtosh Claus
    Me copy&paste nuk behet debat
    Lexo me shume dhe pyet se meson

    • Ja po te jap edhe ty o Mira nje copy&paste qe e mos dalesh nga tema kryesore ne DITA dhe qe mund te formulohet me:

      A KA TE DREJTE DIKTATORI PUTIN QE PUSHTOI KRIMENE?

      Claus Bolsheviku ne komentin e tij te pabazuar historikisht e quan Krimene si toke ruse, duke permendur qe ky gadishull i banuar nga tataret denbadaden (sic duket edhe nga materiali im sqarues ne gjermanisht, i kopjuar nga origjinali dhe jo i perkthyer nga Google) ka qene pushtuar me pare nga Ekaterina e Madhe, por qe i respetktoi autonomine Krimese dhe i njohu tataret si popull autokton. Me pas tataret e Krimese u bene besnike te Carit te Rusise dhe deri vone ishin garda personale e familjes mbreterore te Romanoveve derisa gjate Revolucionit te Tetorit mbajten anen e Gardisteve te Bardhe dhe u bashkuan me gjeneralin Kolcak. Nje pjese e madhe e tyre emigroi ne Turqi, por kjo nuk do te thote se tataret e Krimese jane turq. Stalini kur morri pushtetin pas vdekjes se Leninit e shpalli Krimene pjese te Rusise (jo te Ukraines) dhe anulloi autonomine qe i kishte garantuar Cari dhe ne fund te Luftes filloi raprezaljet ndaj tatareve te Krimese duke i masakruar sistematikisht dhe duke i deportuar ne Kaukaz dhe Siberi me akuzen e reme si bashkepuntore te gjermanit. Te dhenat tregojne se deri ne fund te Luftes jane vrare mbi 100 mije tatare dhe jane deportuar afro 300 mije te tjere dhe ne Krime jane sjelle me urdher familje ushtarakesh ruse per te ndryshuar popullaten. Kur Hrushcovi denoi Stalinin i ktheu Ukraines Krimene dhe e shpalli Republike autonome kete gadishull historik qe njihet ne analet historike qe ne kohen e Bizantit, kur Rusia akoma ishte e ndare ne guberna feudale te vecanta.

      prandaj:

      Teza jote se tataret e Krimese jane popullate ruse nuk eshte e vertete dhe se ambasadori rus ne Tirane mashtron kur tregon se Putini beri mire qe pushtoi si Hitleri Krimene, por edhe Shaqir Vukaj nuk thote te VERTETEN kur i karahason tataret e Krimese me camet e Enverit duke fajesuar greket per kete akt barabr te Regjimit Komunist qe ja kishte shitur Vatanin Beogradit dhe Moskes.

      Kjo eshte thelbesore, te tjerat jane tra-la-la per dallkauke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *