Tatimet: Dorëzoni në kohë deklaratën e tatim fitimit

Dita

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka bërë thirrje tatimpaguesve që të dorëzojnë në kohë deklaratën e pagesës së tatim fitimit për vitin 2017.

Bazuar në analizën e të dhënave, për vitin 2017 rezulton se janë 23,182 tatimpagues të cilët kanë detyrimin për të dorëzuar pranë Administratës Tatimore deklaratën e pagesës së tatimit mbi fitimin.

Nga këta, 21,652 ose rreth 93.4% e totalit e kanë përmbushur tashmë këtë detyrim.

Për 1,528 tatimpagues, të cilët nuk kishin dorëzuar këtë deklaratë, sipas legjislacionit në fuqi nga organet tatimore u bë rivlerësimi automatik për detyrimet që ata duhet të paguajnë për 2017-ën. Nga këta tatimpagues që kishin rivlerësim automatik, 54 dorëzuan deklaratën e tyre për vitin 2017.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bën thirrje tatimpaguesve, të cilët akoma nuk kanë dorëzuar deklaratën e pagesës së tatim fitimit për vitin 2017, të marrin të gjitha masat për ta përmbushur këtë detyrim. Nëse kjo deklaratë nuk dorëzohet nga ana e Administratës Tatimore, këta tatimpagues do të konsiderohen me risk dhe do t’i nënshtrohen kontrolleve e investigimeve të vazhdueshme deri në dorëzimin përfundimtar të saj.

Për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ”ndërgjegjësimi i tatimpaguesve për të përmbushur me korrektësi detyrimet tatimore mbetet prioritet” thuhet në njoftim./monitor

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *