Tatimet në terren, fokusi për kasat dhe kuponin

Elton Tafaruci

Nga sot 1 gushti, në terren do të rinisë fushata e tatimeve për kontrollin e bizneseve për kasat fiskale dhe lëshimin e kuponave tatimorë, kryesisht në zonat turistike.

Nisma u prezantua pak ditë më parë nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj. Ai deklaroi më 12 korrik 2016  se kontrollet nuk do të jenë represive dhe nuk do të synojnë gjobitjen e biznesit, por sensibilizimin e tij për vënien në punë të kasës dhe lëshimin e kuponit.
Ministri i Financave ka bërë të ditur gjithashtu se drafti që lehtëson procedurat për biznesin pritet të miratohet nga Parlamenti në shtator me sesionin e ri, sëbashku me rishikimet që do t’i bëhen buxhetit të këtij viti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *