SMS në DITA
Në 0689073730
E nderuar DITA! Hetimi i punonjësve të policisë së tatimeve, spitaleve e doganave, është një vendim shumë i drejtë i zotit Rama. Ku gjen vend tjetër në botë me kaq njerëz të pasur në një administratë publike? Si ka mundësi që të kenë vila e makina luksoze këta punonjës me rroga buxhetore? Kam 22 vjet në emigracion dhe mezi kam ndërtuar një shtëpi, kur këta hajdutë kanë vënë miliona duke abuzuar me gjakun e shqiptarëve, por me bekimin e Qeverisë me duar të pastra, i shtuan nga viti në vit zullumet e hajdutëritë e tyre!
Ky lajm eshte nje realitet. , per fat te keq i hidhur.Qeveria e re duhet me forcen e ligjit, te kthejne mbrapshte, te gjitha te ardhurat qe jane grabitur ,nga zyrtaret e korruptuar, dhe te vihen para drejtesise. Atehere me plot goje, munde te themi ,se kemi nje shtet te se drejtes.