Tatuazhet i ‘nxorën zbuluar’/ Si u arrestuan 3 ‘mashtruesit’ në Tiranë , kryen të paktën 20 shkëmbime parash false

Amelda Amelda

Tre të rinjtë Viard Kotori 29 vjeç, Etmond Dokushi, 32 vjeç dhe Ervin Kamolli, 32 vjeç, u arrestuan më 18 prill nën akuzë për falsifikim monedhash pasi hidhnin të treg dollarë fals.

Kotori ishte “strumbullari” që çoi në prangosjen e tyre, teksa tentoi të thyente në një ‘Exchange’ 2 mijë dollarë të falsifikuar. Ka qenë punonjësja e këtij ‘Exchange’ që zbuloi falsifikimin dhe lajmëroi policinë, ku më pas u vunë në pranga tre të rinjtë.

E përveç rastit në Exchange, Kotori u bë shkak për arrestimin edhe me tatuazhet e tij, pasi prej tyre policia bëri të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin. Policia i ndoqi prej javësh djemtë për të zbuluar aktivitetin e tij së bashku me dy të tjerë që u arrestuan.

Të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer të paktën 20 shkëmbime parash falëse në pikat e kuptimit valutor. Ata kanë hedhur në qarkullim nëpër biznese në Tiranë, por edhe qytete të tjera kartëmonedha të prerjes 50 dollarë.

Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa javor, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim. Në total janë sekuestruar 3650 $, që nëse nuk do ishin kapur do të ishin gati për t’u hedhur në treg.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *