Në vijim të turit të takimeve që është duke zhvilluar në të gjitha zonat e Librazhdit, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, z. Kastriot Gurra, i shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste, z. Taulant Balla zhvilluan sot takime me banorët e disa fshatrave të komunës Lunik.
Kandidati Gurra i ka paraqitur banorëve platformën e tij për drejtimin e Bashkisë së re të Librazhdit. Gjithashtu ai i siguroi banorët se vota e tyre për të, më 21 qershor do të jetë votë për zgjidhjen e të gjitha problemeve që i shqetësojnë ato për vite të tëra me radhe. Në fshatin Lunik shqetësimi kryesor i banorëve ishte asfaltimi i rrugës Shkalla e Lunikut-Qendër. Në lagjen Hurdha të këtij fshati ka filluar puna për hapjen e një rruge të re prej 1.5 km, e cila u vjen në ndihmë 30 familjeve të kësaj lagjeje.
Ndërsa në fshatin Prevall shqetësimi kryesorë i banorëve ishte rikonstruksioni i kanalit vaditës, i cili mbulon rreth 80 hektarë tokë bujqësore. Gjithashtu ato kërkuan nga kandidati Gurra dhe deputeti Balla që të meren masa edhe për përmirësimin e rrjetit elektrik, i cili aktualisht është shumë i dobët, për këtë banorët morën premtimin që ky problem do të zgjidhet sa më parë.
Ndërsa në fshatin Zgosht, shqetësimi kryesorë i komunitetit ishte furnizimi me ujë të pijshëm, ku kandidati Gurra paraqiti platformën e tij para banorëve, ku një vënd të veçantë zinte edhe ndërtimi i një ujësjellsi të ri. Një objektiv tjetër i rëndësishëm i platformës së kandidatit Gurra është edhe asfaltimi i rrugës së fshatit Letëm. Ndërsa deputeti i PS-së, z. Taulant Balla i ka kërkuar banorëve të Komunës Lunik që më 21 qershor të bashkojnë votat e pushtetit vendor me qeverisjen qendrore. Ai u bëri thirrje banorëve që të votojnë kandidatin e ASHE-së, Kastriot Gurra, Drejtimin e Duhur për ta.

E vetmja force politike sot per te cuar perpara kete vend, eshte e majta, qe ka bere aq pune keto 2 vite qeverisje, pertej te majtes e te djathtes, si per veriun e per jugun, sa nuk eshte bere ne 23 vite dhe prandaj meriton te mbeshtetet per te vijuar me reformat, per nje bashkepunim sa me te mire te zgjedhurve vendore me qeverine.