Kuvendi rinisi punimet e seancës plenare ndërsa deputetët e opozitës vazhdojnë të mbajnë të rrethuar foltoren e parlamentit.
Nga foltorja deputeti socialist Taulant Balla e ka cilësuar si hipokrit qendrimin e Partisë Demokratike për dekriminalizimin, kur vetë kanë një deputet që lëviz me pistoletë në brez.
“Ku e keni Indiana Xhonsin? Ku e keni Strazimirin e famshëm? Pse nuk e sillni këtu? Vetë Strazimiri e ka për detyrë të na sqarojë se çfarë dorëzoi dje, pistoletën apo këllëfin e Ristanit”, tha Balla në Kuvend.
Ai kërkoi që PD të mbajë të njëjtin standard si të Partisë Socialiste, e cila e përjashtoi deputetin Prenga të akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe të përjashtojë Strazimirin dhe të kërkojë hetime nga Prokuroria për këtë rast.

Edhe e motra e Tao Taos turperohet me te vellane. Ku eshte katandisur PS-ja te terhiqet per hunde nga Tao Tao.